Zyrtarisht pa opozitё, Shqipёria sёrish nё sistem monopartiak

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Protesta e sotshme dёshtoi tё ishte qoftё edhe njё cirk amator. Aksioni i opozitёs qё nuk mbledh dot mё rreth vetes as spektatorё me pagesё devijoi disa herё.

  • Kёshtu edhe pse protesta ishte thirrur pёr tё kёrkuar pёr tё disatёn herё dorheqjen tё Ministrit tё Brendshёm Fatmir Xhafaj, ajo u mblodh para Kryeministrisё duke kёrkuar dorheqjen e Kryeministrit. Dhe sa qesharake kur Lulzim Basha i 21 Janarit, i Rrugёs sё Kombit sa e sa krimeve e dёshtimeve, sё bashku me Sali Berishёn e Firmave Piramidale, tё Gёrdecit, ai qe theu embargon ndaj Serbisё gjatё luftёs sё Kosovёs, dhe sё fundi “babai peshkaqen i peshkut te madh”, Monika Kryemadhi e “asgjёsё” dhe qё njihet nё politikё vetёm si gruaja e Ilir Metёs dhe njё FRESH-iste “e thekur”, kёta qё kanё bёrё krimet mё tё medha nё kёtё vend duke vrarё e vjedhur njerёz kёrkojnё njё qeverisje tё pastёr.
  • Edhe pse arsyeja kryesore qё “ndezi” protestёn ishte audiopёrgjimi i vёllait tё Fatmir Xhafёs, krye-opozitari nuk di si tё pёrgjigjet sfidёs sё kёtij tё fundit kur i kёrkon dorheqjen nёse audiopёrgjimi del i pavёrtetё.
  • Gazetarёt u porositёn tё pyesnin Fatmir Xhafёn pёr tё vёllain, ndoshta nё “piknikёt opozitare” nё vazhdim nёpёr sheshet e Tiranёs mund ta pyesin edhe pёr tezen apo komshiun. Por vendndodhja apo shёndeti i tyre nuk lidhet me faktin qё ky Ministёr duhet tё japё dorёheqjen nё pёrputhje me respektimin e formularit tё vettingut tё plotёsuar pёr forcat e policisё dhe tё Ministrisё sё Brendshme. Ne ju lutemi tё gjithё opozitarёve qё na ndjekin, qё kёtё fakt ta kthejnё sёrish nё kauz, sic bёnё me slloganet e sotshme qё ishin fragmente tё mara nga shkrimet tona. Ne kemi besim se kjo do tё ndodhё, dhe falё Zotit qё kjo opozitё bёri sot performancёn e “vet-asgjёsimit” live, duke treguar qё kjo forcё nuk ka as kredibilitet pёr ato cka thotё dhe as forcё e ide pёr ti bёrё ballё korrupsionit tё qeverisё Rama.  Sepse valёn goditёse tё forcёs sё vuajtjes sё popullit smund ta gjenerojё zёngjini “peshk” i krimbur nё para me djersёn e kёtij populli.
  • Njё politkan-analfabet funksional si Basha, nuk ka as vizion dhe as stof ti prijё kauzave opozitare me syrin e njё lideri inovator, qё pёrqafon tё ardhmen pa frikё se i dalin “tё palarat” e tё shkuarёs. Njё politikan qё mbetet pa tekst nё protestё, dhe nё kёmbim i fton protestuesit ti fusin njё xhiro nga sheshi “Nёnё Tereza” e tё kthehen sёrish tё shajnё policёt para Kryeministrisё pёr tu mbledhur tek sheshi “Skenderbe”, ku ky i fundit po tё ishte gjallё sot, do tu kishte shkuar kokat nё shpatё pёr tradhёti tё lartё ndaj kombit.

Tё nderuar pseudo-opozitarё, ju sot bёtё qё nё Tiranё tё ndodhte “asgjё”. Sepse nё dallim nga herёt e tjera tё protestave tё organizuara nё kryeqytet, Ambasadat dhe Trupat Dipllomatike nuk ju morёn aspak seriozisht, e pёr pasojё nuk pati asnjё njoftim pёr qytetarёt e huaj qё tё shmangnin protestёn. Dhe flamuri Gjerman nё protestё nuk e shpёton peshkun Adriatik ashtu si flamuri Amerikan nuk shpёton kёtё peshkun e dytё.

Dhe meqё ju pёlqen termi Pasha qё ne pёrdorim pёr Edvin Ramё Pashёn, lexoni pak realitet. Ju nuk mund tё bёni mё asgjё tё keqe pёr kёtё vend, ju nuk mund tё bёni asgjё as pёr tё shpёtuar veten tuaj nga mёkatet ndaj kёtij populli, dhe me njё pseudo-opozitё tё fёlliqur si ju, Rama sot festonte forcimin e NarkoShtetit tё tij nё njё prononcim live ndёrkohё qё ju bёnit teatrin e “peshkut tё madh” nё shesh. Tashmё Shqiperia ёshtё kthyer nё njё sistem politik monopartiak, pasi ju keni thyer besimin e cdo shqiptari qё ju ka votuar. Edhe 100 Z. Rama, ti je dhurata e fundit e politikanit te deshtuar per kete popull dhe qe qendron ne pushtet fale pseudo-opozites nё ikje.

R.B.

[paypal-donation]