Zhurma që vret

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Dy janë problemet kryesore.

Korrupsioni dhe Zhurma.

Mendoj se zhurma është më kancerogjene se korrupsioni.

Pa zhurmën, korrupsioni s’do mundte të jetonte as një ditë.

Me zhurmën, jo vetëm korrupsioni ndrin por dhe kur luftohet, mund të emërtohet korrupsion.

Me zhurmën, dëmtohet mendimi, idea, zgjidhja.

Me zhurmën, krijohet paniku, thyhet shpresa.

Me zhurmën, shkatërrohet cdo dashuri, cdo familje dhe fëmijë mer pasoja.

Pra, ajo që të gjithë kemi nevojë, dhe vet zhurma dhe zhurmuesit, është të kuptojmë se ku e ka burimin zhurma, si ushqehet, cfarë e bën të jetojë dhe si mund ta zbusim ose eliminojmë, sidomos kur tërë politika perëndimore është e ndërtuar mbi zhurmë, për të mbuluar apo me keq akoma, si armë në luftën ekonomike, që është e vetmja luftë, të cilën e fiton vetëm llogjika dhe gjetja.

Kjo është ajo që unë quaj një politikë fluide, të kapshme, të prekshme dhe që cliron energji dhe kjo energji është ajo që ndërton biznese, ekonomi, kombe dhe familje.

Por si vritet zhurma, kur ajo është e bazuar, pikërisht në pikët më të dobta të një shoqerie të kalbëzuar ?

Eshtë e bazuar në atë se secili që e ndjen veten vetëm, secili që mbart një problem, secili që ndjehet i dobët kërkon vëmendje apo preket emocionalisht?

Si mund ta ndalojmë zhurmën, ku cdo provincjal i paaftë, qoftë nga kryeqyteti, një qytet diku apo një fshat, e ka bërjen e zhurmës punë për fitimin e capës së bukës, vendit të punës apo një ideje biznesi (kanë dhe këta shëmtira ide), apo burim fitimi të vërtetë dhe mbi të gjitha statusin VIP?!

Me një politikë fluide, që duhet jo vetëm të kuptohet, por të bëhet pjesë e cdo molekule të cdo njeriu që i kanë ngelur dy para mend, që i kanë ngelur dy para shpirt dhe të shohë se po i helmohet jeta, sa do “sukses” të jetë duke “shijuar” tashmë.

Po i helmohen fëmijët dhe cdo fije e bukur që lidh njerëz dhe i bën të ndihen njerëz.

Nëse e kuptoni vërtet?!

E kam fjalën, nëse e ndjeni në kockë, këtë që po mundohem tju them?!

Përtypeni , ripërtypeni dhe besoj se pas kësaj, e dini se si duhet vepruar, që dhe të tjerë, ta kuptojnë dhe ndjejnë si ju.

Lufta kundër zhurmës duhet të fillojë.

Tani.

[paypal-donation]