Vdekja e Kosoves!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Në qoftë se Kosova do vdiste si shtet, këtë do tja bënte të mundur asocijimi i komunave serbe. Plani serb është shumë i qartë, asocijimi nënkupton ndarjen e Kosovës. Pasi të fitojnë asocijimin, serbët në Kosovë pretendojnë  të bëjnë referendum për bashkim me Serbinë. Pastaj të njëjtën gjë pritet të bëjë dhe Republika Serbe e Bosnjës. Kjo është arsyeja pse Serbia po armatoset, sepse po bëhet gati të fitojë me diplomaci dhe me muskuj ushtarak territore të reja që i domininon me anë të enklavave serbe. Por e gjitha kjo mund të realizohet vetëm nqs ne si shqiptarë bëjmë lëshime. E para nuk mund të këtë asocijim të komunave serbe në Kosovë me të drejta ekzekutive sepse kjo do sjelli autonominë e veriut të Kosovës dhe humbjen e Trepcës dhe Ujmanit, dy nga pasuritë më të mëdhaja kombëtare shqiptare në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë me të drejtë ka hedhur poshtë nënshkrimin e asocijimit të komunave të firmosur nga Thaci kokpalari. Ashtu sic dhe Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë marrveshjen tradhëtare të detit me Greqinë të firmosur nga Basha. Por Bashkimi Europian do të bëjë presion që ky asocijim të implementohet, sepse një farë Lajcak Slloven filo Rus dhe Serb kërkon implementimin e një marrveshje jo ligjore në dëm të shqiptarve.

Faktori politik shqiptar ne Kosove nuk ka pse të ndihet inferior me Bashkimin Europian dhe të bëjë lëshime territoriale, ne nuk na duhet Integrimi Europian duke cënuar interesat kombëtare.

Askush nuk mund të na imponojë neve se cfarë temash duhet të diskutojmë me Serbinë, aq më pak Bashkimi Europian, një kontinent kurvë sipas të madhit Fishta.  Qeveria Hoti të jetë e prerë dhe mos të futet në negociata qorre sepse BE po bën presion. Ndërkohë që në Serbi ka plasur debati i madh për varre masive të shqiptarëve, Vucic, Vulin dhe Dacic këto anti-shqiptarë të sëmurë guxojnë të bëjnë manovra ushtarake në kufi me Kosovën si e si të tregojnë dhëmbët se po bëhen gati të futen në veri të Kosovës. Dhe varret masive duhet të jenë kryefjala e bisedimeve Kosovë-Serbi, varret dhe dëmshpërblimet e luftës.

Kjo adventurë serbe e rradhës duhet të luftohet me një strategji politike kombëtare dhe lëvizje të zgjuara diplomatike,  dhe jo duke u fokusuar tek asocijimi i komunave serbe por tek padia kundër Vucic dhe qeverisë së tij për krime kundër njerëzimit duke mos treguar varrezat e shqiptarëve të masakruar nga një popull kriminel dhe barbarë. Rruga e Kosovës për në BE nuk kalon nëpërmjet Beogradit por nëpërmjet Washingtonit, ashtu si rruga e Shqipërisë drejt BE nuk mund të kalojë nëpërmjet Athinës.

Sa për dijeni: Kosova nuk humb asgjë nqs nuk e njeh Serbia, përkundrazi Serbia humb duke mos e njohur Kosovën, kështu që ndaleni politikën qorre të fqinjësisë së mirë për hatër të të huajve. Mbroni interesat kombëtare dhe Serbia të pirdhet megjithë BE.

Tagged
[paypal-donation]