VAPA E QERSHORIT QE “SHPERTHEU” NE MAJ!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Mbrëmjen pas zhvillimit të protestës së opozitës, Presidenti Ilir Meta ka shtruar një darkë në vazhdim të aktivitetit “Mëngjesi i Lutjeve”  ku kanë marrë pjesë personalitete nga politika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, diplomatë të huaj dhe senatorë amerikanë.

Vallja “postprotestë” e “Baftjarit” mes ndërkombëtarëve dhe politikanëve shqiptarë u përfol në shumë media të shitura dhe të blera, ku analizat faktike në shërbim të së vërtetës mungojnë tërësisht, dhe lavazhi trurit e propaganda partiake janë thelbi i egzistencës së tyre. Ndërkohë efektin “baftjari” e dha dy ditë më pas, në mbledhjen e grupit të deputetëve në selinë e PD. Në këtë mbledhje u pa një ndryshim pikpamjesh ndërmjet Lulzim Bashës dhe  Sali Berishës. Duket se “baftjari” i ka kërkuar Bashës të mos provojë destabilizim deri në hapjen e negociatave. Ndërsa Berisha i cili është në shënjestër nga “baftjari” kërkon me doemos të prodhojë krizë insistucionale, destabilizim, rrëzim të qeverisë dhe mos-hapjen e negociatave duke mbështetur bojkotimin e parlamentit nga opozita. Dhe në kushtet kur “baftjari” e ka bërë të qartë tashmë se si duhet ta hedhin vallen Luli dhe Saliu, Basha kthehet me një “potpuri verore protestash” deri në hapjen e negociatave.

Kështu në dilemë për programin e “turit veror” Z. Basha sikur edhe prisnim, bëri kauz sërish këshillën tonë kur i sugjeruam në analizen mbi protestën po atë ditë, se Z. Xhafa edhe nëse është person me integritet të lartë moral dhe profesional, duhet të japë dorëheqjen në përputhje me respektimin e formularit të vettingut për forcat e policisë dhe të Ministrisë së Brendsheme .

Po ashtu bëhet me dije se Z. Meta ish-Kryetar i LSI në një bisedë “krye më krye” me Kryetaren e LSI Zj. Kryemadhi, ka kërkuar që as LSI të mos prodhojë destabilitet para hapjes së negociatave dhe nëse do, mund t’i bashkohet turit të “potpurisë verore të protestave” të Bashës. Duket se koreografia e “baftjarit” është super e detajuar dhe precize në shënjestër.

Por të lodhur nga “vapa e Qershorit që “plasi” që në Maj”, opozita vazhdon të protestojë para zyrës së Fatmir Xhafës për dorheqjen e Edi Ramës edhe pse Sajmir Tahiri që ishte edhe refreni i një proteste më përpara u la i lirë. Që të jemi të qartë, opozita është totalisht e paqartë me veten.

Por ajo nuk është e vetmja që mezi pret të “mbyllet” debati i hapjes së negociatave, edhe kryeministri është i lodhur nga “vapa e Qershorit që “plasi” në Maj”. Ai ditën e djeshme deklaron në një intervistë për “France 24” se: “ne nuk kërkojmë para nga Europa, celja e negociatave nuk i kushton asnjë qindarkë Europës”. Kjo deklaratë përvecse aspak e vërtet dhe diplomatike, është edhe mjaft infantile dhe arrogante në të njëjtën kohë. Kryeministri Rama e di shumë mirë që projektet që priten të aplikohen në Shqipëri nga KE pas hapjes së negociatave kanë kosto jo të vogla për Europën, pasi arritjet që ai pretendon të ketë bërë me qeverisjen e tij janë nul, para standarteve që i janë kërkuar në të vërtetë. Momenti i politikave botërore që favorizojnë kombin tonë ndërkohë që ai qeveris me mandatin e parë pa “aleatët protestues”, nuk është arritje e tij personale, por strategji ndërkombëtare e politikave botërore dhe rajonale, prandaj “ndalu Beg se ka hendek”.

Porosia e “baftjarit” është e qartë: “asnjë pipëtimë deri në negociata cuna!”.

R.B

[paypal-donation]