TRADHETIA E VJETER E KOHEVE MODERNE!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Në ditën e pamvarsisë jemi të gjithë të shfrenuar, me flamuj në ballkone, dritare dhe makina, me flamuj mbi shpinë, në plisa e foto, sot të gjithë vrapojnë dhe ndihen patriotë e krenarë për simbolet kombëtare. Simbolet kombëtare me historinë më të bukur e të dhimbshme në botë që u vendosën qëmoti nga burra të vërtetë shteti.

Po sot të tjerë “bura shteti” shesin patriotizëm për vota, shesin flamuj për militantë, shesin shpirtin për karrige.

Dhe u bë një mbledhje e dy qeverive shqiptare para pak ditësh, një lajm shumë i mirë sepse sidoqofshin këta “bura shteti” ne jemi një komb. Dhe duket se u morën vendime shumë të mira për të na bashkuar e për të na sjellë sa më afër njëri-tjetrit, sic dikur ishim, pa kufij, pa prita por me “patarina 5 Euroshe”.

Rama fort “i entuziazmuar në patriotizëm” na këshilloi se “një patriot i mirë në kohë lufte kap pushkën, por një patriot i mirë në kohë paqeje paguan faturat”, ai na rrëfeu se tashmë jetojmë në një tjetër shekull dhe shqiptarët duhet të meren vesh me serbët edhe nëse do të duhet ti falin atyre troje.

Po ky “burë shteti” na rrëfu se burrat e hershëm të kombit, ata që derdhën gjak për ta mbrojtur këtë tokë, u tretën, dhe tashmë “burat e shtetit modern” i kemi tolerantë, ata ja shtrijnë kurrizin cilitdo që u jep disa projekte e para më shumë.

Por edhe pse Rama mbeshtet faljen e tokave shqiptare te serbët, ai nuk të fal në tregti. E kështu me “dellin e tij patriotik” ai mbështet rritjen e taksës doganore me 100% të produkteve serbe. “Buri i shetit, Edvini i gjate”, sërish nuk është aspak patriot në këtë qasje, pasi mardhëniet tregtare janë të detyrueshme për nga vetë konfiguracioni i sistemit ekonomik dhe tregtar në ballkan, në këtë mënyrë taksat mund të ulen sërish një ditë, ndërkohë që tokat nuk na kthehen më kurrë.

Me këtë rast Rama kërkon të përfitojë dyfish, edhe politikisht duke mbështur Vucic në marjen e Mitrovicës, si edhe ekonomikisht në marveshjet që ka vetë me Serbinë po edhe duke shfrytëzuar vakumin dhe situatën për të shitur patriotizëm në këmbim të zaptimit të përkohshëm të tregut të Kosovës me shpurën e tij të biznesmenëve të babëzitur.

Pra, pse jo Edvin, vazhdo të kërkosh vota për “largpamësinë” e faljes së trojeve, për strategjinë e dominimit momental të tregut, për cdo grusht hi që mendon se u hedh syve shqiptarëve me metodat e tua “të politik-bërjes moderne”, sepse në fund të fundit shqiptarëët do apo nuk do ti nuk kanë troje për të falur, do apo nuk do ti shqiptarët do të jenë bashkë një ditë, do apo nuk do ti do të mbetesh në “kazanin” e marveshjes tradhëtare “Thaci – Rama” të shitjes së trojeve, dhe do të kuptosh që “gomari” apo populli që ju quajti “tradhëtar” ty edhe Thacit, në të vërtet është një qënie e vyer që sado ta ngarkosh nuk “dezerton” kurrë, e ti do jesh shumë shumë poshtë në histori i vendosur diku në mes këmbëve që deshe ti lidhësh “gomarit”.

Gëzuar festën e flamurit, o tradhëtia vjetër e kohëve moderne!

 

R.B

[paypal-donation]