Tradheti prej “Gjarperi” ne Shekullin e Shqiptareve!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Tashmë u bënë plot tre muaj, që kur presidenti Thaçi ka servirur në pjatë të argjendtë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, ofertën për shkëmbim territoresh.  Dhe gjatë këtyre tre muajve, e gjithë klasa politike shqiptare tregoi sa e paaftë është për të na mbrojtur nga tradhëtia. A mos janë këta pjesë e lojës së tradhëtisë? Të shitur, të blerë, të qetë, deklarata taktiko-diplomatike dhe asnjë hap konkret! Pse nuk flet Edi Rama që përqafohet me tre Aleksandër njëherësh, një Vuçiç, një Cipras dhe një Sorros? Pse nuk flet për tokat shqiptare?

Përse Vuçiç menjëherë pas takimit të fundit me Thaçin, udhëtoi në Mitrovicë dhe e deklaroi atë si “qytetin më të bukur Serb” duke këmbëngulur që pasuria e këtij vendi është aset i Serbisë? Përse “miku” dhe homologu i tij Thaçi nuk foli kurrë për këtë deklaratë që dukshëm ishte produkt i bisedimeve, apo në këtë rast heshtja është pohim dhe dakordësi nga ana e tij? E në të vërtetë përse Thaçi nuk lejohet të udhëtojë në Preshevë?

Në fakt, që në momentin kur Thaçi u ul në një tavolinë për bisedime ndërshtetërore me Vuçiç, ishte dhe vazhdon të jetë në konflikt të hapur interesi. Presidenti Thaçi është i kërkuar për krime lufte nga shteti me të cilin po bisedon, Serbia. 

Për cfar po bisedon me kaq pasion presidenti Thaçi? A thua a ka biseduar për personalitet shqiptare që kërkohen nga drejtësia e shtetit fqinj? Po për të pagjeturit a ka biseduar presidenti i zellshëm? Për viktimat e dhunës të ketë folur vallë? A ka kërkuar me të drejtën e të gjithë botës ky president dëmshpërblim nga Serbia për dëmet që i janë shkaktuar shqiptarëve gjatë luftës?

Pse është ky njeri kundër të gjithë shqiptarëve, kundër gjithë botës dhe aleatëve perëndimorë Euro-Atllantikë, aq më shumë kundër Kancelares Merkel rekomandimet e të cilës janë thelbësore për antarsimin në BE? A ka bere bisedime Thaçi vërtet për Kosovën në BE dhe NATO, apo po negocion për qëllime të tjera? Perse Thaci ka pohuar gjate gjithe kohes se ka mbeshtetjen e Amerikes dhe aleateve Euro-Atllantike per tezën e tij, kur vetem ditet e fundit udhetoi drejt Amerikes per tu shpjeguar planin e tij per korrigjim kufinjsh? Amerika nuk e dinte? Perse pas ketij udhetimi ku Shtetet e Bashkuara e kundershtuan kategorikisht tezën “Thaci” te shitjes se territoreve shqiptare per marveshje me Serbine, Vucic pohoi se “ka deshtuar me Kosoven”? A na tradhetoi Thaci?

Por kemi një protestë më në fund, Vetvendosja mori flamurin e protestës popullore. Ama ka sërish disa pikpyetje. Perse pritem kaq gjate per te protestuar kunder Thacit? Përse Kurti shkoi në Tiranë për të takuar një aktor politik tashmë “inaktiv” si Sali Berisha në ditën kur Vuçiç udhëtoi në Drenicë? Përse nuk u gjend krah Drenicakëve për të kundërshtuar spektaklin e shëmtuar që orkestruan Thaçi-Vuçiç? Përse protesta u vendos të bëhet një ditë para referendumit që zhvillohet në Maqedoni? Kujt i shërbejnë tonet nacionaliste para këtij referendumi? Në të njëjtën mënyrë Berisha urdhëroi ngritjen e çadrës së Partisë Demokratike në kohën kur Maqedonia kalonte një krizë të rrezikshme për vendin dhe rajonin. Atëherë, përse tani? Ku ishin protestat përgjatë tre muajve? Përderisa pritëm kaq, përse te mos protestonim pas referendumit? A do te vlejë kjo protestë njëherësh për tu treguar muskujt sllavo-maqedonasve (me të cilët po përpiqemi te stabilizojmë një mardhënie strategjike paqeje për antarsim në BE dhe NATO),  me qëllim që të nxehen tonet ndëretnike dhe të krijohet pakënaqësi e më pas refuzim apo dështim të këtij referendumi? Kush është axhenda pra?

Ka ardhur koha që shqipja te mbërthejë  “gjarprin” që kërcënon sërish këto toka me shitje dhe tradheti. Organizata “REAGO” doli se fundmi me një mesazh të qartë për Hashim Thaçin:

Thaci, vëllai “gjarpër” që gjarpëron nëpër marveshje të rrezikshme tradhëtie për kombin ishte i destinuar të dështojë, sepse tashmë kombi ynë është i bashkuar në paqe dhe prosperitet, sepse ky është shekulli i shqiptarëve.

R.B

Tagged
[paypal-donation]