Thjeshtë një urim!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Nuk e di se si ti uroj nxënësit dhe mësuesit dhe për këtë, vijnë në ndihmë fjalët shabllone si “Suksese” apo “Një vit të mbarë” dhe të tjera si këto.

Problemi sot në botë me arsimin, është se ka degraduar në atë lloj forme, sa anti-kultura është kultura e re, moda e re, që rrjedhimisht na con në atë, se anti-shoqëria po hedh themel.

Eshtë e natyrshme gënjeshtra.

Gënjeshtra për të qënë i pranueshëm në shoqërinë që të rrethon.

Kam gënjyer jo një herë, pikërisht për këtë aresye.

Kam gënjyer për shumë tituj librash që s’i kisha lexuar, dhe thoja “po” dhe shtoja edhe se më kishin pëlqyer.Për shumë pjesë të klasikëve të muzikës, kam thënë se më pëlqejnë, kur në fakt disa, isha i detyruar ti dëgjoja dhe me mëndje thoja “pse nuk ikin dritat, a ndodhte dicka, vetëm të marrë fund kjo turturë”

Kam gënjyer kur thoja në klasë, se kam ndihmuar këdo pensionist që shikoja se kish nevojë, kur shumë, i kam parë dhe kam bërë gjoja sikur s’i kam vënë re, apo sikur po nxitoja për diku. Natyrisht jo pak herë se kam pas të mundur, pasi kam dëgjuar fjalën “O bir..o bir..a më ndihmo nënën më këto trastat deri lart?” dhe ky ishte një “urdhër”. Ishte një urdhër i shoqërisë së atëhershme, pavarësisht dëshirës.

Kam gënjyer se kam studjuar 2-3 orë të tëra. Në fakt maximumi i studimit tim, nuk mund ta kalonte 1-orëshin, nëse nuk ishte dicka që vërtet më ngjallte interes.

Pra kam gënjyer, sic ju duhet të bëjnë fëmijët sot, të cilët për tu bërë pjesë e kësaj shoqërie, me këto etalone, duhet të gënjejnë se..

-Nuk kanë lexuar, edhe nëse e kanë bërë këtë.

-Nuk kanë dëgjuar pjesë klasike, edhe nëse e kanë bërë këtë.

-Të thonë se nuk kanë studjuar, edhe nëse e kanë bërë këtë.

Dhe të arrinë deri aty, sic është rasti i sime bije kur ishte në fillore, që i duhej të gënjente se nuk kishte as baba, pasi e tërë klasa e saj, përjashto dy, ishin fëmijë me një prind.

Mos fërkoni sytë, është e vërtet, është e perëndimit, kryeqytetit të tij në fakt, Londrës!

Duhet të gënjente,se nuk dinte të fliste Anglishte të “pastër”.

Anglishtja e thyer, e getove Amerikane është kultura.

Po shikoja një emision, te BBC-së..ku fliste për një shkollë private, e cila përgatiste nxënës të fortë.

Ishte në fakt shkollë e shtrenjtë, ku vetëm shumë të pasurit, mund të dërgonin fëmijët e tyre.

Më bëri përshtypje se kish rregullat e shkollës në të cilën unë kam mësuar. (Si unë edhe tërë bashkëmoshatarët)

-DISIPLINE-DISIPLINE-DISIPLINE dhe Kërkesë llogarie, pavarësisht dëshirave të fëmijve.

Më bëri përshtypje se dy prindër, nuk po vendosnin ta conin fëmijën aty apo në shkollat Kineze.

Por do ta mbyllja me një problem që së fundmi është duke u ngritur me zë të fortë në shoqërinë Angleze. Ajo që arsimi është një prodhimtar i shëlqyer i idiotëve dhe të pa punëve.

Në Amerikë po e njëjta gjë.

Anglezët dhe Amerikanët dhe shumë vënde të perëndimit e kanë të vështirë të kuptojnë se cila është forma ndryshe e arsimimit.

Ne e kemi patur, dhe kemi investuar fuqishëm ta shkatërrojmë, duke shkatërruar të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e vet Shqipërisë!

Pra urimi im nuk është për filizat e pafajshëm që nisen drejt thertores së shpresës së tyre, shkollës, por për shoqërinë tonë,

“U clirofshim sa më shpejt nga verbimi vetvrasës”

 

[paypal-donation]