TEATER PER TEATRIN

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard DEDEJ

Shumë teatër po bëhet me teatrin këto ditë të nxehta vere. Në fakt jeta e shqiptarve të paktën 30 vitet e fundit ka qënë një teatër dhe spektakël tragji-kokomik ku biletën e shfaqjes sonë e kemi paguar me gjak. Godina e teatrit në fakt është aq e degraduar sa mund të bjerë nga momenti në moment nga një tërmet mesatar, por shumë zëra “elitarë” mendojnë se këtu në këtë godinë filloka zanafilla e Artit Shqiptar e historisë e kulturës tonë, dhe na doli një godinë më e shenjtë se parlamenti kisha për dikë apo xhamia për dikë tjetër.

Që Tirana ka nevojë për një teatër të ri i cili minimalisht të konkurojë me vende si Mali i Zi, Maqedonia Veriut apo pse jo t’i japi një dimension të ri jetës teatrale artistike kombëtare shqiptare është e padiskutueshme. Për disa kjo godinë është vepër e një ish pushtuesi, për disa të tjerë një vepër arti i kthyer në një objekt artistik të përjetshëm, dhe nqs hymë në këto labirinte mendimesh kurrë sdo biem dakord si shqipëtarë dhe kur progresin jo vetëm se njohim por nuk e pranojmë sepse jemi shoqëri që jetojmë nën diktat dhe prapambetje.

Tirana sot ka nevojë urgjente për një godinë moderne teatrale. Por ne nuk diksutojmë asnjëherë idetë zhvillimore si shoqëri por jemi peng i qasjes bastarde injorante që kush nuk mendon si mua duhet ta urresh deri në vdekje ndërkohë konstruktiviteti në një shoqëri progesiste qëndron pikërisht në ballafaqime ideshë konkrete zhvillimore sesa kacafytje injorantësh pa ide pa aksion konkret aktiv progresist por përplasje pështymash dhe shkulje flokësh në emër të shëmtuarës e të degraduarës. Dhe kurrë nuk luftojnë dot elitat tona për artin e vërtetë për jetët e shqiptarve në këtë vend apo dijen siç ishte rasti i përmbytjes së biblotekës kombëtare para dy vitesh ku elita jonë që blihet më një kile salçiçe thjesht i mjaftoi një xhiro solidariteti sa për të thënë nga bibloteka sepse elitat tona nuk kanë integritet në përgjithësi por xhep interesi.

Dje Basha firmosi një letër për të mbrojtur teatrin me disa artistë, ky personazh më teatrali dhe më komiku se të gjithë politikanët shqiptarë dje u mor ne pyetje nga prokurorë belgë për lidhje të mundshme që mund të ketë me krimin e organizuar, Basha ka më shumë akuza në supe për korrupsion dhe tradhëti kombëtare sesa janë bërë shfaqje teatrale tek teatri, dhe PD që pasi shkatërroi gjithë Shqipërinë tani mori përsipër të shpëtojë godinën teatrale (sa komike është kjo o artist teatral). Rama është shumë komod me vendimet e tij sepse nuk ka fare opozitë në Shqipëri por një parti si pd që po asimilohet për hesape të Berishës.

Rama duhet ta bëjë godinën e re teatrale por në asnjë mënyrë ti falet tokë publike privatit sepse ajo është pronë e sovranit dhe PPP janë thjesht skema moderne piramidale. Tek detajet duhet të ishte përqëndruar debati mbi teatrin si çdo vepër tjetër publike, që e para duhet bërë dhe sesi do bëhet, me cilat fonde, dhe si ta bëjmë më mirë duke dhënë sa më pak lekë nga buxheti i Bashkisë pa i falur askujt tokë publike. Por fatkeqësisht dëgjon vetëm dy lloje versionesh kundër progresit njëra palë thotë do ë bëj dhe tjetra sdua ta bësh sepse kështu dua unë. Problemi tjetër me elitat në Shqipëri është sepse përherë janë shitur sa majtas sa djathtas, dhe kur nuk ke elita reale që të vetflijohen në emër të teatrit apo artit atëherë kjo godinë aktuale nuk vlen një lek vlerë artistike.

Tagged
[paypal-donation]