Të hidhen para në treg!

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Masat e Ramës janë më shumë propagandistike sesa efektive, izolimi absolut i shoqërisë është i nevojshëm por pa një paketë financiare masat do bien si një barrë e rëndë në kurrizin e thyer të qytetarëve të thjeshtë të vendit. Asnjë nuk merr masa të tilla ekstreme pa një paketë fillestare financiare.

Të qeveresishës nga bunkeri atomik me të gjitha të mirat nuk të legjitimon as moralisht dhe as ligjërisht Edi. Kupola politike e Shqipërisë është blinduar dhe izoluar në mes të mirave të pafundme. Që nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari Bashkisë Tiranë, dhe opozita janë kyçur nëpër sarajet e veta sepse kanë frikë të dalin në terren. Qytetarë të shumtë vuajnë për bukën e gojës.

Jemi populli më i varfër i evropës dhe qeveria urgjentisht duhet të hedh në treg para të thata për të gjitha bizneset e mbyllura, për të gjithë ata që kanë lënë punën për shkak të masava drastike, detyrimet tatimore të paguhen nga shteti për kohën që çdo biznes qëndron i mbyllur. Të ngrijnë kreditë bankare individuale dhe të bizneseve që kanë mangësi likuiditeti. Të dyfishohen rrogat e çdo individi të çdo lloj sektori që punon gjatë kësaj krize. Dhe me e rëndësishmja sot, shërbimi social duhet të jetë në frontin e parë duke i shërbyer  më të dobëve  si mosha e tretë dhe grupet vulnerabël. Shqipëria solidare sot kërkon sa më pak propagandë e më shumë punë dhe masa konkrete që realisht ndihmojnë ekonominë e paralizuar dhe shoqërinë e asfiksuar. Ka ardhur koha që Rama të hedhi në treg paratë e Shqiptarve dhe mos i asfiksoi njerëzit vetëm me propagandë.

[paypal-donation]