Të gjithë të korruptuar!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Silvana Berki
Sot po u tregoj një nga ato skandalet “e bukura” që përjetova në mes familjes. Po ua rrëfej edhe juve, se mbasi ju qeshet, se për të qarë e kam qarë vet. Në fakt është një ndër eksperiencat e e mia më të bukura të kësaj vere.
 *  *  *
Isha duke u kthyer nga Llogaraja per në Vlorë, mbasi kishim kaluar pothuaj gjithë ditën atje lart me familjen. Të gjithë e dine sesi ngarkohet trafiku kur zbret nga Radhima deri ne Vlorë. Udhëtonim me dy makina dhe unë me gocën t`ime e të fejuarin e saj finlandez po udhëtonim me makinen e nje kusheriri, një xhip- ngjyrë gri, për të cilin kushëriri mburrej se e kishte montuar vet. Ishte ditë e djelë dhe kuptohet që nga mbrëmja ajo rrugë ka një trafik tejet të ngarkuar. Vapa e tmerrshme, makina pa kondicioner, lëvizja e ngadaltë e makinave sikur në ndonjë ceremoni varrimi të lodhnin më shumë se kënga e korit të gjinkallave që fishkëllenin veshëve si ndonjë sinjal alianësh horizontit. Kushëriri im, të cilit i humbi durimi duke pritur radhën, pa u menduar shumë dhe pa dhënë shenjë që do dilte nga radha, e kthen timonin nga e majta dhe ecën drejt rrugës që ishte bosh duke lënë mbrapa shumë makina në radhë. Eee, kjo puna e pritjes në radhë na ka lodhur që me kohën e xhaxhit, kur na ngrinin në 5.00 të mëngjesit për të blerë arrat e bakllavasë, dhe qumështin e mëngjesit. Se që thoni ju, u soset shumë shpejt durimi shqiptarëve. Po ja që polici e vuri re këtë rrebelim qarkullimi pa radhe dhe i thotë kushëririt t`a afronte makinën në anë të rrugës ku qëndronte vet. Në të majtë ishte shoferi. Në të djathtë isha unë me dritaren hapur dhe nga ana ime afrohet polici me një theks verior.
”M`jep dokumentat e makinës”- i thotë shoferit.
“Nuk i kam me vete, se shkova të marr këtë kushërirën në Llogara dhe I kam lënë në shtëpi”- I përgjigjet kushëriri.
“M`jep or dokumentat ose letrat e makinës”- përsërit polici, pyetjen dhe nga pala tjetër jepet e njëjta përgjigje. Ky lloj dialogu pyetje, përgjigje përsëritet gati dhjet here dhe unë ashtu në mes të tyre sic isha duke më mbuluar djersët ca nga vapa e ca nga lodhja i përgjigjem policit:
“Po e pyete dhjetë herë për dokumentat, e dhjetë herë t`u përjgigj që nuk i ka me vete. Nëse duhet ti japësh ndonjë gjobë, jepi gjobën që meriton dhe të ikim”.
Kushëriri I tronditur nga përgjigja ime “ e cuditshme” më kthehet mua:
 “ cfarë gjobe moj? O polic, hajde këtej nga unë e mos e dëgjo këtë se nuk e njeh situatën këtu kjo”.
Në fakt, unë fola sic do t`i kisha folur ndonjë polici këtej nga finlanda, duke e ditur që pa gjobë nuk do largohej dot kur ka shkelje rrugore. Por polici në vend ti jepte gjobën atij u nervozua me mua e më kthehet:
“ E di ti sa para i duhen atij po t`ja marr makinën në polici, për ta nxjerr? Të tjerë paguajnë 600.000 lekë.” Ndërkohë edhe kushëriri I rënë në panik filloi të ngrejë zërin duke I thënë se kushërira nuk jeton në Shqiperi por Finlandë, dhe ai të shkonte nga ana e tij të bisedonte se unë s`mirrja vesh.”
Për të rregulluar disi situatën, sepse kuptova qe edhe ajo mund të ndodhte e t`ja merrnin makinën në pisk të vapës, afrohem t`i flas policit me zë të butë e gati gati në vesh:
 “ po ta dija që ky e kishte makinën pa siguracione, as në makinë nuk i kisha hipur, e jo më të lëvizja me të. Ndaj të lutm lere mbaro punë me të”. Kushëriri kercen gati nga makina duke I vënë duart në kokë:
“ Po cfarë siguracione moj. O Silvana, po pusho se nuk e njeh vëndin ti. O Polic, eja këtej nga ana ime se nuk kupton ajo”. Ishin dialoge aq të shpejta sa as vet më nuk po kuptoja cfarë ishte gabim aty. Polici më shikon edhe njëherë drejt e në sy dhe nis e ecën të kalojë nga ana e shoferit. Shoferi (kusheriri) i jep patentën, ku mbas inspektimit na doli se kishte edhe nja dy gjoba të tjera pa paguar. Pastaj i thotë shoferit ” vure një firmë këtu, dhe thuaju faleminderit atyre që ke mbrapa në makinë, në Finlandë as në makinë nuk hypin pa paguar siguracione.” Kushëriri tek nënshkruante fletën i thotë:
” Po cke me atë ti? Siguracionet nuk i ka lënë ajo pa paguar, i kam lënë unë”.- pergjigjet kushua.
 M`u bë një gaz kur I dëgjova këto fjalët e fundit, se kisha menduar se përdoreshin vetëm në teatër, por sic duket shfaqjet teatrale më të suseshme janë ato që merren direkt nga perditshmëria e popullit.
Mbasi na lane të ikim, zotni shoferi e thërret në telefon një polic me theks të jugut dhe i tregon se nuk e mori vesh cfarë ka nënshkruar atje sot. Kur rruga u hap dhe filluam të hyjmë nëpër rrugët e Vlorës shikoja polic që ja bënin me dorë miqësisht, ndaj edhe e pyeta si me shaka: “I paske korruptuar të gjithë policët e Vlorës”.
Kushua, me mburrje më thotë: “të gjithë miq i kam, e të gjthë do i bëj armiq po u ule prap ti aty”.
Po, po e vërtet kjo. Njerëz si unë afrojnë armiq, sepse Shqiperisë i duhen ”miq” që të mbijetosh. P.Sh, një armik si unë nuk do e lejonte kurrë një makinë të tillë në qarkullim që ishte jo vetëm pa dokumenta, por na doli që nuk ishte fare as në emrin e kushos. Po sa kusho ka kështu Shqiperia, që nuk paguajnë siguracione, taksa dhe i lënë gjobat pa paguar, sepse policin e kanë korruptuar. Ja sa të shkathët i duhemi Shqiperisë, sepse në fakt shumë të tillë, nuk e kuptojnë si mund të funksionojë një shtet nëse të gjithë do të vepronin kështu. Po ju, e dini c`ndodh me një shtet kur qytetarët janë të korruptuar?
Qeshni tani …
[paypal-donation]