TË GJITHË PËR KOSOVËN

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Një komb i ndarë në gjashtë shtete si ne, nuk gjëndet në botë. Por ne jemi shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Çamëri. A je vëllai im ti shqiptar? Është e vërtetë që tani durimi ka humbur, ne nuk presim më, por ne mashtrohemi sepse ne nuk mendojmë më e as besojmë më. Por ne duhet të besojmë në diçka, në këtë tokë në këtë vend të bekuar, në këtë ditë të bukur kur kemi fituar sërish Kosovën.

Debati i negociatave Kosovë-Serbi është kthyer në një kauz që po shfrytëzohet jo vetëm nga aleatët por edhe nga “jo-aleatët” të cilët në emër të psudo-nacionalizmit nxisin destabilizim.

Bashkimi Europian së shpejti është i detyruar ta pranojë Kosovën ashtu si edhe Serbinë, sepse BE nuk mund të lerë në dorë të Rusit një rajon kaq strategjik dhe me orjentim tërësisht pro-perëndimor. E serbi, ai negocion fort për trojet tona, sepse është ardhacak dhe ka frikë. Serbi shquhet për strategji kombëtare afatgjatë me synime mjaft të qarta ekspansioniste të cilat nuk ndryshojnë nga partitë apo qeveritë atje. Ata duan toka shqiptare. Sa më shumë toka, duan burime e pasuri natyrore, duan Trepçën, duan gjithshka, duan këtë vend të bekuar tonin.

Kosova u çlirua nga Amerika, ajo është shtet nga Amerika, dhe mbështet në integrimin Euro-Atllantik nga Amerika. Sigurisht që të gjithë liderët shqiptarë në të dy anët e kufinjve (Shqipëri-Kosovë) luajnë për interesa të “aleatëve të tyre” sipas rastit, por këta dinë qartë rrolin dhe fuqinë e Amerikës. Por ne si popull duhet të jemi pak më larg-pamës, nuk duhet të harrojmë kush është secili.

Në këtë moment kur BE me kërkesë të Serbisë i ka kërkuar Kosovës krijimin e asoçacionit të komunave serbe, ne duhet të ngremë zërin për tokat tona të mbetura jashtë kufinjve. Por si? E gjitha kjo është një lojë shahu të cilën Serbo-Rusët e kuptuan më së miri që në momentin e parë që u artikulua nga Z. Thaçi. Artikulimi i keq ishte jo pa qëllim në këtë rast.

Të parët që reaguan për tezën e hedhur nga Thaçi ishin pseudo-nacionalistët në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Ishin ata që më së tepërmi mbështeten nga Rusi dhe bëjnë lojën e tij. Kështu në Kosovë Vetvendosja me segmentet e saj anti-Amerikane u hodh e para në sulm, më pas në Shqipëri u aktivizua personalisht Sali Berisha pro-Serbo-Rusi më i madh i ditëve të sotme, e më tej Ivica Daçiç në Serbi – nacionalisti serb patologjik.

Zyra e presidentit pak pasi u hodh kjo tezë e “korigjimit të kufinjve” u shpreh se kjo është pamundur nëse nuk i japim të drejtën popullit për referendum me anë të ndryshimit të kushtetutës.

Po prisni pra. Në kohën kur Serbia do të zhvillojë një referendum për Kosovën, edhe ne kemi të drejtë të bëjmë një referendum për vetveten. Sot ne ulemi në tavolinë me serbin me kushte të barabarta, dhe reciprociteti është kusht kryesor dhe urë lidhëse për të krijuar një mardhënie fqinjësie pas kaq kohe luftë. Tashmë jemi në paqe, po. Le të mos lejojmë rusin të na mashtrojë me psuedo-nacionalizma, sepse edhe kur na kërkohet një asoçacion i komunave serbe, ne duhet të shprehemi me referendum për të. Po ashtu, në të njëjtën mënyrë, ne kemi të drejtën që me referendum të kërkojmë edhe asoçacion të komunave shqiptare në administrim të Serbisë.

Po futemi në nje epokë paqeje që na ka kushtuar vite të përgjakshme, mundim dhe vuajtje. Ne tashmë jemi pjesë e Bashkimit Europian dhe aleatë të vyer të fuqive Euro-Atllantike. Asgjë që ndodh tani, nuk është më e rastësishme, por një program i qartë dhe i detajuar nga duhet të shkelim për të arritur destinacionin final, që është fuqizimi i faktorit shqiptar në rajon, Europë e më gjerë.

R.B.

[paypal-donation]