Tahiri, Xhafa, apo Luli? Kush ёshtё Ministri i Brёndshёm qё dridhet???

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Ёshtё folur shumё pёr 62 Ministrat e Brёndshёm tё Shqipёrisё ndёr ta tё eleminuar me mёnyra tё ndryshme gjatё viteve, nga dita e shpalljes sё pamvarsisё e deri mё sot.

Mesa duket edhe me trend statistikor pёrqindja e tё besuarve tanё “tё pabesё”, ёshtё relativisht e lartё nёse flasim pёr “tradhёtar pёr banor”, pёr “tradhёtar pёr m²”, apo edhe pёr “tradhёtar nё vit”.

E kёshtu pra shqiptarёt i ka zёnё halli i madh i Ministrave tё Brёndshёm “bishtpёrdredhur”. Gjatё qeverisjeve tё fundit pёrfliten pёr afera korruptive pothuaj tё gjithё Ministrat e Brёndshёm njё pёr njё. Por halli i ditёs mbetet ministri aktual.

Dhe duket se ish-ministri Tahiri tashmё ёshtё nё duart e drejtёsisё, dhe ndoshta dikujt i vjen ti thotё prokurorёve “bravo cuna”. Por nё fakt vetёm “njё trim” si Tahiri qё ka 10 vjet deputet (2008-2018) dhe 4 vjet Ministёr i Brёndshёm (2013-2017), mund tё ishte i pari dhe i vetmi qё cbёri Lazaratin dhe bёri malet pjellore me kanabis. Gojёt e liga thonё se cbёrja e Lazaratit ishte vetёm njё “luftё bandash” midis Saliut dhe Edit. Sajmiri qё dje thoshe para kamerave “skeni parё gjё akoma nga ato qё kam pёr tё thёnё”, sot hesht, ai dicka fsheh, sepse edhe ai e kishte njё shef nё projektin e tij tё ckanabizimit fushor dhe kanabizimit malor. Po ne kёtё punё ja kemi besuar drejtёsisё sё ndёrkombёtarёve, sepse Llalla qё ja “numёroi tё tёra nё sy” Amabsadorit Amerikan diku ёshtё penduar dhe tashmё ka kohё qё ёshtё tulatur dhe “ka humbur kontakt” edhe me avokain e tij personal.


Por Basha edhe pasi dёshtoi me planin e destabilizimit me Tahirin, ngul kёmbё fort te dorёheqja e kujtdo qё e mer kёtё karrige. Kёshtu nё protёstёn e tij tё Marsit 2017 nё Bulevardin Dёshmorёt e Kombit me cadrёn e “Republikёs sё Re” ku ndёrkombёtarёt i ofruan njё sёrё zgjidhjesh tё situatёs, ai iu drejtua Ministrit tё rradhёs tё emёruar nga Rama dhe deklaroi: “Ministёr i Brendshёm bёhesh vetёm po kalove mbi trupat tanё, Xhafa bashkё me vёllain tё veshi kostumin e narko-trafikantit tё kokainёs”.

Dhe Xhafa me siguri “diku do ketё kaluar” qё ёshtё akoma Ministёr i Brendshёm, por natyrisht pragu dhe etaloni pёr pastёrti nuk ishte Basha. Ai vetё ka shёrbyer si Ministёr i Brendshёm nga Shtatori i 2009 deri nё Prill te 2011, por pёrvec 4 vrasjeve tё 21 Janarit nuk mbahet mend pёr gjё tjetёr. Njё gjё mjaft e cuditshme bie nё sy nё karrjerёn e Z. Basha. Paraardhёs dhe pasardhёs i tij nё kёtё detyrё ёshtё Z. Bujar Niashani. Duket sikur Basha u trajnua nё kёtё ministri dhe “u mbulua” pas lёnies sё kёtij dikasteri nga Nishani i cili kohё mё vonё u katapultua nё karrigen presidenciale.

Cfar fshihet pas skemave tё drejtimit tё Ministrisё sё Brendshme tё Shqipёrisё?? A ёshtё ky dikaster njё hallkё e rёndёsishme manipulative e pazareve dhe tregjeve tё paligjshme ndёrkombёtare nga politika shqiptare, a ёshtё kjo Ministri njё pikё kyce pёr manipulimin e regjistrit tё zgjedhёsve dhe tё zgjedhjeve nё kёtё vend? Sepse tashmё fushata ka nisur, dhe dёshtimi i celjes sё negociatave do tё ishte njё gur i fortё nё dorёn e opozitёs pёr tё kёrkuar dorheqjen e qeverisё dhe destabilizimin me qeveri tё pёrkohshme. Po ashtu edhe rrjedha e shumё reformave apo edhe sistemi do centralizohej nё dorёn e disa opozitarёve tё pёrlyer me krim deri nё fyt.

Ndёrkohё Z. Xhafa Ministёr i Brendshёm nga Mars 2017-Maj 2017, i zёvёndёsuar nga Dritan Demiraj nga Maj 2017-Shtator 2017, dhe i riemёruar sёrish nё detyrё nё Shtator 2017 vazhdon tё jetё Ministёr i Brendshёm pavarsisht se Luli ka njё vit tashmё “qё shtrihet cdo ditё tё porta e Ministrisё” pёr ta penguar. Z. Xhafa ka mbёshtetjen e ndёrkombёtarёve sepse nё fund tё fundit dikush duhet ta bёjё kёtё detyrё. Por Z. Xhafa edhe pse nё konferencё pёr shtyp flet pёr vuajtjet e familjes sё tij dhe moral; nga ana morale dhe madje pёr shkelje tё plotё ligjore nё terma tё rregullores sё brendshme tё aplikuar, duhet tё japё dorheqjen. E gjithё Policia e Shtetit sё fundmi ёshtё detyruar ti nёnshtrohet njё Vetingu tё imtёsishёm, dhe tё deklarojё se nuk ka familjarё tё lidhur me krimin nё disa breza. E nёse Z. Xhafaj vazhdon tё qёndrojё nё detyrё edhe pas ekspozimit tё fakteve mbi aktivitetin kriminal tё tё vёllait, atёherё cmund tё presim nga polic i thjeshtё!

Ёshtё e qartё qё i ashtuquajturi denoncim “regjistrimi i Agron Xhafёs”, sipas tё gjitha gjasave po kthehet nё njё bumerang pёr opozitёn e dёshpёruar. Sot egzistojne disa programe tё cilat krijojnё biseda me zёrin e kujtdo qё arrin tё regjistrosh nё njё bisedё rastёsore nё rrugё apo kafe.

Lyrebird API i duhet vetёm njё mostёr 1 minutёshe, e zёrit tё personit tё cilit kёrkon ti shpikёsh njё bisedё qё se ka folur kurrё. Kjo bёhet thjesht duke memorizuar tonet e tij zanore pёrgjatё njё minuti, nё njё bisede rastёsore nё rrugё, nё kafe, nё telefon apo kudoqoftё. Ky program krijon dhe sintetizon biseda duke pёrdorur zёrin e kujtdo, dhe njё gjё e tillё ndodhi nё Amerikё me ish-presidentin Obama tё cilit po ashtu i krijuan njё bisedё tё cilёn nuk e kishte bёrё kurrё.

Tё gjithё Ministrat e Brendshёm Shqipetar kanё njё mision, qё me bindjen e tyre e kanё kryer edhe pse shpesh nё pamundёsi pёr tё publikuar arsyet e madje edhe misjonin qё u ёshtё ngarkuar. Nёse Tahiri Xhafa dhe Basha janё bёrё palё me misione kundёr apo nё favor tё shtetit Shqiptar kёtё do ta tregojё koha. Gjithsesi asnjёri prej tyre nuk ёshtё nё lartёsine e duhur pёr tё qёnё nё shёrbim tё kёtij vendi i pavarur nga ndikimet e qarqeve tё caktuara ndёrkombёtare.

R.B.

[paypal-donation]