STUDENTET: NJE PROTESTE PA KRYE, NJE PARTI ME KRYETAR!

Politikë Shkencë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Te humbasesh ndergjegjen sociale!

U bene 4 muaj qe studentet protestojne dhe viti akademik ka hyre ne gjysmen e dyte. Tashme kjo nuk eshte proteste pasi mungesa e lidershipit dhe e strategjise per ti arritur kerkesat e ka dobsuar dhe shenderruar ne nje bojkot qe bllokon si bumerang ne te gjithe trajektoren qe prek institucionet dhe vete studentet.

E verteta eshte qe sistemi arsimor shqiptar eshte i pavlere per tregun brenda dhe jashte vendit, ky sistem esht i pavlere per popullin shqiptar e femijet e tyre. Ky sistem ka 28 vite eshte vene ne sherbim te saliut me parti, ilirit me krushqi, dhe edit me te tij. Kushdo eshte emeruar ne 28 vite ne kete sistem ka patur vetem nje detyre, ti sherbeje partise, militanteve dhe xhepave te tij. Te gjithe politikanet duhet te kalojne ne siten e vettingut per formimin dhe titujt akademike, te gjithe pedagoget duhet te kalojne ne siten e vettingut te politikes dhe ate te formimit, titujve akademike, kontributit individual ne arsim dhe botimeve akademike qe mbajne emrat e tyre.

Eshte qesharake qe nje individ i afte te mashtroje shtetin dhe sistemin, te kryeje plagjature me ane te se ciles ka perfituar tituj poste disa vjecare rroga te majme dhe jetese elitare te denohet me 3 milion leke te vjetra. Kush i demshperblen shqiptaret qe shpenzuan jetet e tyre dhe te femijeve te tyre dyerve te ketyre gagaceve qe kane thurur tekste si corape leshi te arnuara me copeza perkthimesh te vjedhura andej kendej?

Te gjithe akademiket dhe politikanet ne Shqiperi i kane duart e lyera me plagjaturat e tyre, te partise dhe “akademise” se njeri-tjetrit. Plagjatura ka kryer e ka firmosur Dhori Kule per te siguruar postin e tij dhe te se bijes, po ashtu Mynyr Koni, Shezai Rrokaj, Petrit Vasili, te gjithe deputetet e pushtetaret analfabete kane kryer tituj plagjature per karriere politike e perfitime personale postesh.

Dhe kjo eshte kthyer ne sistem. Nje sistem i tere antivlerash qe lufton ne bllok vlerat. I gjithe brezi i akademikeve te sotshem jane bijte e akademikeve te djeshem. A eshte krim nepotizmi ne kte vend, ku pedagog gjen at a bir, nene e bij, halla, teze, xhaja, mbesa e niper pseudo-akademike palaco te talentuar per te penguar vlerat e verteta te rriten?

Pas gjithe denoncimeve publike per korrupsion, plagjature, nepotizem pse hesht prokuroria e ketij vendi?

Dhe studentet thone se tani kane nje parti. Po c’parti eshte kjo kur deshton qe me kauzen dhe protesten thelbesore te tyre? A e njohin sistemin keta studente, apo nuk kane studiuar mjaftueshem te kuptojne ku jane pikat nevralgjike qe sjellin ndryshimin e tij. A jemi serish ne vigjilje te nje flluske te re politike, te ngritur me porosi dhe te perbere nga figura te panjohura per nga pregatitja dhe kontributi? A po synon ndonje force politike te shfrytezoje serish kauzat sesitive dhe pakenaqsine e popullit per te rrembyer votat gri?

E ne fund te fundit mungesa e shtetit qe nuk na mbron Mitrovicen, Valbonen, Teatrin Kombetar, Holten, jeten e vjedhur tenderave, plagjaturave dhe PPP-ve, eshte pasoje e mungeses se opozites pale e perlyer.

Politika vazhdon te tjerri rrjeta intrigash per te mashtruar masat, sepse Byroja Kombetare e Hetimit ka ngushtuar lakun dhe mesazhet jane te qarta ne te tre kahet.

R.B.

Tagged
[paypal-donation]