Spiralja e së keqes

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku

● Sa herë keni dëgjuar të thuhet: “Ishte më mirë në kohën e PD së Berishës. Të paktën atëherë, kishte…”
● Kush ka më shumë memorie kujton të njëjtën shprehje në 2013: “Ishte më mirë në kohën e PS së Nanos. Të paktën atëherë…”
● Kush është pak më i vjetër kujton edhe 2005: “Ishte më mirë në kohën e PD së Berishës1. Të paktën atëherë…”

*****
Ky refren i përsëritur, nuk tregon vetëm dëshpërimin e popullit të pafuqishëm, por dhe faktin se: sistemi po përkeqësohet nga rotacioni në rotacion.
#Kujdes!
Kjo nuk vjen se Nano ishte më i keq se Berisha1, apo se Berisha2 më i keq se Nano, apo se Rama më i keq se Berisha.
Turrmat nën injorancë sistemike priren ta lidhin të keqen, me emra e fytyra!
Po ashtu dhe zgjidhjen!
Por kështu nuk është!

Çdo sistem sipas ADN së tij politike-ekonomike, evoluon për mirë apo për keq, drejt zhvillimit apo degradimit!
Sistemi politik post-komunist, nuk i ktheu pushtetin popullit sovran, si premtoi e shkroi Kushtetuta, por e mbajti përsëri pranë partisë.
Edhe sistemi ekononik, nuk u ngrit mbi kapitalizëm prodhimi por kapitalizëm importimi/kolonizimi!
Mbi këto shina sistemi nuk krijon dot as #pasuri për popullin, as të #drejta për individin!
Ja pse duhet rrëzuar nga themelet e ndërtuar një kapitalizëm social keynesian, mbi shtetin-komb e demokracinë pjesëmarrëse!
Gjë që duhet ta kishim bërë në 1991!
Ashtu si #rilindasit e vërtetë donin, ekuilibër ekonomik jo ideologjik, liri, barazi e harmoni mes shqiptarëve në trojet e veta!

*****
Por diskutimet për sistemin nuk hapen ose për injorancë ose për oportunizëm.
Prandaj veç per emra e parti do flitet!
Prandaj dhe ca kohë ky popull do zvarritet!
Skllavëria nuk eshte fenomen material por mendor!
Skllavëria nuk vendoset kurrë pa “vullnetin” e skllavit injorant!
“Askush nuk të hipën në qafë, nëse nuk ul pak shpinën”…

Ja pse #ZGJIMI i popullit për ideologji kombëtare, sovraniste, sociale e demokratike!

[paypal-donation]