SKENDERBEU!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku
Perse para popullit shqipetar Skënderbeu zgjodhi pikërisht fjalët:
“Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta mes jush. Në zemra rronte liria e atdheut?
Sepse si strateg, kishte kuptuar që shpëtimi i një populli nuk vjen kurrë nga lart, por nga vetë populli. Se ai popull që do lirinë e vërtetë (jo atë false individualiste skllavëriste), ai popull që nuk përçahet, që nuk e braktis por bashkohet  për atdhe, ai popull lind gjithmonë trima e nuk shuhet kurrë.
Kurse një popull që ul kryet e pranon robërinë, nuk e ndihmon dot as Zoti.
Kalbëzimi i shoqërisë shqiptare sot, tregon sa largpamës ka qenë heroi ynë kombëtar. Prej të cilit ne nderojmë vetëm shpatën e jo fjalën! Amanetin për atdhe!
Mjaftuan 3dekada për tu shuar vlera shekullore. Vlera që na lejuan mbijetesën si popull antik, ndryshe nga të tjerët që u zhdukën në dallgët e historisë.
Trasformimi në koloni importi nuk solli vetëm mallra kancerogjenë por dhe antivlera globaliste, neoliberiste individualiste, egoiste e nihiliste.
Imagjinoni fjalimin e Skënderbeut sot, para të rinjve shqiptarë. Imagjinoni sikur dikush tu flasë për lirinë e atdheut, për bashkim e sakrifikim.
Sheshi do mbetej bosh e autori do dukej patetik, sepse askush nuk u beson këtyre gjepurave.
Në erën e lekarizimit total, e vetmja vlerë është ajo që konvertohet në lek, e vetmja bisedë serioze është ajo që siguron lek e mallra.
Nuk ka vend për vlera të tjera!
Askush nuk njihet më në ato vlera!
Ja pse bashkimi nuk ndodh dot, edhe pse kasta na shtyp me këmbë si asnjë pushtues më parë!
Pa vlera, jemi si atome të plogësht, që nuk krijon dot lidhje për të kaluar në një tjetër stad.
Ja pse duhet të zgjojmë ato vlera, për të zgjuar popullin nga gjumi i skllavërisë neokolonialiste!
Ja pse sot Skënderbeu na duhet më shumë se kurrë.
Figura e tij na nxorri njëherë nga errësira shekullore osmane!
Dhe mund ta bëjë prapë!
Heronjtë nuk treten e konsumohen si era neoliberiste, por mbeten e shkëlqejnë në përjetësi!
[paypal-donation]