Shteti, pushteti dhe tërmeti!

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Sa u duhej një tërmet shqiptarëve. U duhej një tërmet ti shkundte në shpirt, ndërgjegje e mentalitet. Sepse ne kemi jetuar në një simbiozë nga më të paperceptueshmet në botë. Të vetmuar në mesin e turmës tonë të stërmadhe tremilionëshe.

Sa unikë në kokën tonë aq të parëndësishëm për shoku-shokun, sa kokëfortë në mendime aq të robëruar në liri mendimi, sa tolerantë me të huajt aq arrogantë me njëri-tjetrin.

Të duash të hash me uri cdo kafshatë që të kalon “në mëndje” pa menduar për rregulla. Sepse rregullat ne i njohim vetëm jashtë Shqipërisë, brenda le t’i thyejm pak rregullat sepse s’kemi kohë, s’kemi sërë të presim e të trajtohemi si të gjithë të tjerët, sepse neve e duam privilegjin si të na e ketë borxh e gjithë bota mbarë.

Ne e duam privilegjin në trafik ku i gjëmojmë boritë shoku-shokut nëpër veshë e poshtë shtëpive, nëpër rrugë ku përplasemi nëpër shpatulla si gladiatorë të patrembur, sikur do ndeshemi me njëri-tjeterin për jetë a vdekje vetëm për një hap më pak. Ne e duam privilegjin në punë, e duam lekun pa mund dhe bukën të lehtë, sepse puna nuk na ka pëlqyer kurrë, dhe kurrë s’kemi ditur t’u mesojmë fëmijëve që të punosh është fisnikëri, është nder, është edhe kënaqësia dhe privilegji më i madh që kemi si specia më e ndërgjegjshme e këtij planeti.

Ne e duam një tërmet të mirë, e fort të mirë e duan bashkë me ne edhe “shokët tanë civilë” ata të pavarurit e varur prej poturesh në dyert e politikës tradhëtare e anarshiste që luan me ne të tërë tashmë vetëm me një të shkelur të “syrit”.

A e ndjeu njeri atë “tërmetin e mirë”, atë që “shkeli syrin”, ra e trokiti fort në mbrëmjen e të djelës për të na terguar sa të verbër e të paditur jemi, cfar turme bëhemi me fare pak mund, në vetëm fare pak minuta.

Sepse ne kemi burime të pashtershme të mashtrimit kolektiv, të rrengut sistem shtetëror e social, sepse ne e kemi lidhur tërmetin inegzistent të së djelës me fije të thurura midis politikës, tradhëtisë kombëtare dhe intersave të vogla të “kokave të mëdha” të shtetit dhe pushtetit.

Në fakt ai tërmet na duhej që të vlerësonim jetën, njëri- tjetrin, shtëpinë, vendin. Na duhej që të fillonim ti tregonim fëmijëve si të jenë më të mirë e më të ndershëm me njëri-tjetrin dhe vetveten, më krenar për këtë vend, më qytetar me të paditurin, më të duruar me injorantin, më të fortë kundër padrejtësisë, më të lirë në mendim, më të pavarur në veprim, dhe të jenë gjithshka që u thotë vetvetja që u kemi edukuar në gjithë këto vite. E cfar kemi edukuar o njerëz…një tërmet social që ra e na tregoi se si jemi shëndërruar të tërë në endacakë të pabusullt rrugëve të këtij vendi. Sepse ne e kemi ndërtuar me duart tona këtë shtet, këtë pushtet, dhe këtë…tërmet…

R.B

[paypal-donation]