Shqipëtari

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Shqiptaret, jo vetem jane njerez te gjere, te dashur dhe me temperament..por jane dhe te zgjuar.
Nje Shqiptar e ke coban dje dhe gazetar sot, arkitekt dje dhe coban sot dhe neser, te dy vendosin te behen elektriciste apo guzhuniere.
Kete nuk e them nisur nga nacionalizmi, e kam pare e ster pare ne rruget e botes, ku nje popull kaq i vogel, kudo qe ka shkelur, ka lene gjurme.

Kushdo qe ka takuar nje Shqiptar nje dite, do flase (mire apo keq) per te dhe pas 30-vitesh dhe ky eshte fakt.
Dhe cfare nuk vleresohet si duhet eshte energjia qe mbartin dhe eshte pikerisht kjo qe ben gjithcka thash me lart..dhe eshte kjo qe turistet e huaj s’dine ta shpjegojne dot,por e ndjejne dhe e mbyllin me ate -Sa e bukur eshte Shqiperia.

Shqiperia eshte e bukur, por s’eshte kjo aresyeja se perse njerzit kenaqen ne Shqiperi..jane njerzit dhe pikerisht energjia e tyre..qe per vet ne Shqiptaret, shume here na mbingop dhe duam te marim nga syte kembet te largohemi..dhe sapo largohemi, e ndjejme dhe ne lekure, se na mungon.
Dikush do ta kundershtoje njeren nga keto levdata, qe une thash per Shqiptaret..dhe ndoshta pikerisht ate te zgjuarsise..pasi sipas tij, nese do ishim te zgjuar , do ishim ndryshe..me te medhej, me te ndertuar dhe me rradhe..

Jo..zgjuarsia shume here, ka pikerisht efektin e kundert te zhvillimit, pasi te ben te kundershtosh me shume, te bindesh me pak, te mos behesh dot teresisht i pa fytyre dhe me rradhe..
Kur i thuhet nje Shqiptari , kriminel..mua me vjen te qesh.
30-vite ne Shqiperi, ka zene vend dreqi, qe nga varferia, deri tek percarjet dhe me rradhe..dhe po te shikosh ne ter viktimat apo kriminelet ka nje shkak, sido te jete..
-Per ta grabitur, per ti mare pronen, per tu pasuruar, per seks dhe me rradhe.

Pra ka nje vije llogjike krimi, qe vjen nga nje rrjedhoje diku (Normale keto ne te gjithe boten)..por mjafton te gerricesh pak ne historite e kriminelve te shteteve dhe kombeve te tjera, do gjesh llahtarine.
Njerez dhe femije te ngulur neper hunj..vrasje ne seri, pa asnje shkak apo perfitim..dhe zot e di c’gjen..
Dikush me te drejte do te thote..
-Ore por kur jemi kaq te zgjuar sa thua ti..perse nuk kemi qene pushtues si ter te tjeret ?
-Pikerisht nga cfare thash me lart..

Duhet te jesh totalisht idiot, te lesh vendin me te gjitha te mirat, te lesh bukurite e vendit, sofren e shtruar dhe goten e veres apo rakise,te lesh grate dhe vajzat me te bukura dhe me te mira te planetit..domethene te lesh ate gjene dhe te shkosh te vrasesh dynjane kot ?!
Biles dhe keta erresirat qe cohen me qejf, qe ne mes nate , te gjejne cfare eshte keq me Shqiptaret,jane perseri problem i zgjuarsise qe kemi si komb..Ne vende te tjera, budallejte dhe idiotet, rrine urte dhe hane ate cap buke qe ju jepet domethene.

[paypal-donation]