SHQIPERIA

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Vizitoni Shqipërinë, vendin me popullin më fatkeq dhe më vital të botës.
(Por më parë, mbyllni FB-un për një javë )
Nëse niseni për në Shqipëri evitoni gjërat e zakonshme për një turist, sic mund të jetë një shumë parash kesh, pasi pavarësisht pikënisjes, në pikat e kalimit do tu duhet të përballeni me disa pyetje tepër interesante, (nëse jeni me humor të mirë) ose tepër idiotë-irritues, nëse idiotizmi nuk hyn tek humori juaj i preferuar.
-Sa do rrish?
-Cfarë do bësh?
-Kë do takosh?
-Do shkosh diku tjetër përvec Shqiërisë etj etj. Pyetje të tilla që normalisht kanë vetëm një përgjigje…”A më ha një m…t?”
Por gjithcka normalizohet, pasi të keni zënë vend në avion.
Nëse nuk e përvetesoni gjuhën Shqipe, do ta keni të vështirë të kuptoni se njerëzit që ndihmojnë njeri-tjetrin apo një të moshuar, një femër apo një grua me fëmijë, nuk janë kushërinj, nuk kanë lidhje gjaku dhe në fakt nuk njiheshin pak minuta më parë.
Do filloni të ndjeheni komod apo njeri me fat, kjo për arsyen se keni dëgjuar shumë e shumë “bëma” për “Shqiptarët”.
Ah, ndoshta në ndonjë rast, do dëgjoni disa njerëz që zihen, mos u shqetësoni thjeshtë po bisedojnë me pasion dhe kjo është normale.
Pastaj do të vijë momenti, kur nga kabina e avionit vjen lajmërimi se për 10-15 minuta avioni do të ulet, kështu që duhet të merni masat paraprake të nevojshme (Si vënia e rripit të sigurimit etj). Ky është një moment i frikshëm vërtet, sidomos nëse ndodheni nga ana e dritares.
Do të shikoni faqe mali të shqyera, që dhe nëse keni fantazinë e duhur, nuk do t’ju ndihmojë dot të kuptoni tablon mahnitëse të pejsazhit që ka qënë dikur.
Do të shikoni mbeturina gjigande të disa uzinave dikur gjigande, që punësonin dhetra-mijra punëtor.
Do te shikoni…
Do të shikoni “banesa” të reja, “hedhur” shkujdesshëm, brutalisht shkujdesshëm nëpër fusha, ngastra, pranë lumejsh..duke ju a grabitur përjetësisht të qënit “shtëpi”, pikëvendosja , arkitektura, pozicioni i shtrembëruar i banesave përbri, që të jep përshtypjen se një Zot pijanec i ka vendosur përgjithnatën aty, thjeshtë se mundej apo se ish zënë me të shoqen dhe inatin e nxorri kështu.
Pasi avioni ulet gjithcka i rikthehet një normaliteti njerëzor.
Policë të sjellshëm dhe gati të të ofrojnë ndihmën, shumë njerëz që presin të afërmit e tyre, ku lexohet qartë emocioni dhe padurimi për ti parë e takuar, dhe në fund taksisti i sjellshëm me emrin…Hmm, nga cmimi që të ofron duket sikur e njeh dhe natyrisht i di dhe emrin, por është thjeshtë një taksist, i cili sapo ulesh, me një ton të pa negociushëm, të thotë “Vendos rripin”.
Mos u cudit – Kur kamarierët të të trajtojnë si një “mbret”, nuk të njohin ty, është kulturë.
Mos u cudit – Kur të shkosh të blesh dicka dhe të kërkojnë të të ndihmojnë që të shpenzosh më pak, nuk të njohin ty, është kulturë.
Mos u cudit – Kur të takosh njerëz miqësorë dhe të dashur, nuk është se të njohin ty, është kulturë.
Mos u cudit – Kur të shohësh të rinj dhe të reja tepër të pashëm dhe të veshur bukur, nuk është një sfilatë, kështu janë.
Mos u cudit – Kur të takosh njerëz shumë punëtor dhe shumë të varfër por që duan të të ofrojnë “një kafe” me aq shumë zemër.
Mos u cudit – Kur “Krimin” dhe “Drogën” për të cilat ke lexuar dhe dëgjuar, të mos ti shikosh dhe ndjesh në rrugë si në vendin nga ke ardhur, por nëse të mer malli për të, hap televizorin ose FB-un dhe ndodhet aty, në emisone lajmesh, në shkrime, statuse etj. Por nëse e ndjen vërtet nevojën ta shikosh dhe ndjesh ne kockë, shiko parlamentin, dëgjo politikanët, shiko emisionet politike, lexo cdo rrjesht, fjalë, gërmë të atyre që jetojnë me dhe si rrjedhojë e asaj cfarë shkruajnë.
Mos u cudit.
Dhe unë si ti, e shikoj këtë si krim ndaj një shoqërie, një populli.
E shikoj dhe unë si ti, si një mision për të zhveshur cdo buzëqeshje nga jetët e atyre njerëzve të mrekullueshëm që ke takuar dhe takon.
E shikoj dhe unë si ti, si një bombardim fatal që i bëhet investimeve, bizneseve dhe tërë punëkrijimit apo zhvillimit të një vendi.
Mos u cudit që nuk i dënon as ligji dhe as zoti.
Këta janë kriminelët dhe llumi që bëjnë fatkeq këtë popull.
Po!
Eshtë një popull vital, pasi asnjë qënie njerëzore s’do ti rezistonte këtij barbarizmi politik dhe mediatik që në të gjithë botën e civilizuar do të quhej terrorizëm, tek ne quhet thjeshte mendim ndryshe dhe fjalë e lirë.
Mos u cudit.
Vazhdo të shijosh tërë mrekullitë njerëzore që ofron ky vënd, por më par, mbyll televizorin, mos shfleto gazeta, mbyll dhe FB-un dhe shijo…
Ndoshta një ditë, do të zgjohen intelektualët dhe njerëzit që e duan këtë vënd dhe do të thonë…
Mjaft më!

[paypal-donation]