Shqipëria që po vdes!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Asnjëherë nuk ka patur Shqipëria okupatorë më të tmerrshëm se klasa politike e pas viteve 1990. Rënia e shtetit diktatorial i hapi rrugë shkatërrimit në masë të veprave publike dhe vjedhjes masive të çdo pasurie Kombëtare, e gjitha kjo e financuar fort nga lobi sllavo-grek për të shkatarruar përfundimisht ekonominë Shqiptare dhe hapjen rrugë emigrimit masiv që do sillte zbrazjen e vendit.

Klasa politike Shqiptare e gati 30 viteve të fundit është e kapur nga agjenturat e huaja dhe oligarkia ndërkombëtare, dhe po zbaton pikë për pikë planin e saj antishqiptar. Kjo klasë politike e pashpirt me politikat e saj antikombëtare po e çon Kombin drejt shfarosjes. Pasuritë publike kanë rënë në dorë të pak njerëzve, taksat e qytetarëve grabiten masivisht ku së fundmi kemi dhe PPP-të (të ngjashme me firmat piramidale) e famshme të rilindjes të cilat po kapin shtetin dhe ekonominë Shqiptare për 5 dekadad e ardhshme.

Shqiptarët janë të kapur prej gjuhe në çdo drejtim. Në atë politik ku pushtetin e mbajnë peng vetëm 3 persona, në atë ekonomik ku politika kontrollon se kush duhet të mbijetojë apo jo, dhe i kapur prej gjuhe edhe nga drejtësia sepse këtu drejtësia i shërben më të fortit dhe kriminelit dhe jo të drejtit e të ndershmit, dhe pa harruar pushtetin mediatik i cili është prostituta e politikës Shqiptare. Në këto kushte pjesa më e madhe e Shqiptarve duan masivisht të braktisin vendin e tyre, sepse janë të pashpresë në një ambient ku llumi injoranca dhe kurvëria mbretëron.

Këtu çdo gjë pozitive asfiksohet me sekonda nga makineria gjigande e përbindshme anti-shqiptare të cilën e drejton Meta Berisha dhe Rama. Kjo makineri që po i bluan kockat Shqiptarve është pushteti absolut politik kriminal që përcakton të tashmen dhe të ardhmen e Kombit tonë.

Në këto momente thellësisht të pashpresa për popullin tonë duhet doemos të krijojmë bashkarisht një forcë të fortë politike shoqërore atdhetare, që ta shkuli nga rrënjët këtë të keqe e cila zgjerohet e fuqizohet me gjakun tonë. Kasta e vjetër politike duhet të zhduket nga skena publike sepse ky popull nuk ka më gjak për t’ju pirë. Ky vend është grabitur deri në palcë 30 vitet e fundit. Por a do jenë Shqiptarët të aftë të financojnë një lëvizje politike të tyren, për t’i shpëtuar kastës aktuale politike e cila është e korruptuar deri në palcë dhe që po i merr frymën cdo qytetari në Republikë? Sepse nqs nuk do të mund ta bëjmë këtë askush tjetër sdo e bëjë për ne.

Duhet ta kuptojme sepse nuk mund të presim nga të huajt ta ndreqin vendin tonë. Duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe gjithsecili të bëjë pjesën e tij në emër të Kombit dhe Zotit. Të bëhemi bashkë sot o kurrë për veten tonë dhe vendin tonë.

[paypal-donation]