Shqipëria, me pak fjalë!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Silvana Berki

Shqipëria gjëndet në jug të Europës, rrethuar nga një pozicion gjeografik i admirueshëm; male, det dhe fusha të shumta. Temperaturat janë pothuaj në të katër stinët të ngrohta gjë që nuk i lodh shumë shtetasit shqiptar të punojnë për të siguruar shpenzime për ngrohje sic ndodh ne shumë vende të tjera. Por kjo nuk do të thotë se jetesa e shqiptarëve ka qënë e lehtë. Shqiptarët duhet të punojnë shumë për të mbijetuar. Gjatë kohës së mbretit Zog, urbanistika ishte e dobët, gjë që pengonte qarkullimin e shumtë dhe të shpejtë të shtetasve. Por edhe gjatë komunizmit urbanistika nuk eshte se u rrit, përvec rrugëve kryesore të qyteteve të mëdha nëpër fshatra fshatarët perdornin kafshet shtëpiake apo karroca koperative. Lodhja e tyre nëpër ara ishte e mundimshme, sepse përvec rrugës së gjatë që duhej bërë në këmbë, nxehtësia e diellit i lodhte edhe më tepër, duke ua bërë jetesën të mundimshme.

 

Tashmë me industrializmin europian, janë lehtësuar shumë gjera për shtetasit tanë. Qarkullim më i lehtë dhe i shpejtë, shtëpi me kushte më të mira, punë private, por pozicioni gjeografik ka ngelur në vënd, duke e bërë atë më frytdhënëse për ekonominë e vëndit. Falë dëshirës së shqiptarëve për të studjuar edhe integrimi ne politikat dhe kulturat europiane duket sikur ka filluar të lulëzojë edhe Shqiperinë.

 

Shqiptarët gjithmonë kanë pasur si burim fitimi blegtorinë falë maleve dhe kullotave të tyre. Në mesjetë tregu i lëkurave dhe kripës kanë qënë në qënder të ekonomisë. Blegtoria ka prodhuar në vënd prodhime bulmeti nga më të shumtat të cilat tani në kohën e demokracisë vetëm kanë marrë frymë duke realizuar ëndërrën e shumë blegtorëve. Fatkeqësisht në socializëm fabrika private për kafshët nuk kishte, pervec fermave dhe kooperativave. Por edhe më vonë në demokraci blegtoria ka ngelur në duart e privatit pa mundur ta transformojë atë ne një industri të standarteve europiane, ku pervec kujdesit të kafshës të ketë të gjitha perfitmet që nga i sapolinduri deri tek artizanati i lekures apo brirëve të tyre, pa harruar industrinë ushqimore. Këto kapacitete të penguara per zhvillim e bëjnë jetën e fshatarëve shqiptare akoma të vështirë edhe sot.

 

Hapja e kufijve me vonesë me botën i vuri shqiptarët përballë një sfide të vërtetë duke u perplasur për herë të parë me zhvillimin e vet industrial karshi asaj europiane. Gjithsesi qeveria ka bërë transformime të rëndësishme në lëkurën e të gjithë qyteteve, ndërsa ajo që deri dje ka qënë ajka e burimeve të jetës së shqiptareve (zonat rurale) ka ngelur e pa frymuar prej shtetit.

 

Sot Shqiperia përfshihet në vëndet ballkanike me një të kaluar ish-socialiste, e megjithatë politikat e vëndit deri tani kanë qënë tejet liberale gati kapitaliste të egra. Shenja të një sistemi social të majtë akoma nuk ka, edhe pse shqiptarët e duan jo vetëm barazinë por edhe sigurinë shtetërore. Shërbimet publike funksionojnë në bashkëpunim me sektoret e treta që do të thotë se përgjegjësia publike është shumë e vogël. Privati kontrollon jo vetëm tregun por edhe shërbimet publike.

 

Shqiperia është një vënd i vogël dhe për këtë ngelet gjithmonë të jetë i mvarur nga bota që e rrethon. Importi në vend sot zë një  perfindje shumë më të lartë sesa të eksportit, ku Shqiperia po mundohet të zërë një vënd më të lartë sesa ka qëne keto vitet e fundit. Me këto përqindje të vogla Shqiperia duhet të jetojë dhe të përballojë të gjitha sfidat që do ti sjelli e ardhmja. Permenda këtu vetëm ato cfarë vëndi prodhon, sepse këto financimet europiane dikur do të perfundojnë e ne shqiptarët duhet të sigurojmë më mbrapa c`do gjë me forcat tona. Këtu duhet investuar.

[paypal-donation]