Shqipëria, deti më i kripur në rajon!

Bota Politikë Rajoni Shëndeti Sport Vendi Zbavitje

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Revista e famshme “National Geographic” publikoi në Shkurt të 2018, 21 destinacionet më të rekomanduara për t’u vizituar e ndër to rradhit edhe Shqipërinë. Në YouTube gjëndet video e shkurtër me pamjet mahnitëse, sepse ne kemi një vend përrallor. Me fat.

Por pa fat. Në bregdetin shqiptar akoma mungon furnizimi i pandërprerë me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, rrugët janë të tëra në ndërtim dhe qeveria po lahet në rezidenca bregdetare shtetërore. Ambjentet me qera variojnë nga 3000 lekë/nata nëpër dhoma që “u marin të keqen” kabinave të plazhit të para viteve ’90, deri në 10.000 lekë/nata në hotele “lluksoze” ku kamarjerit duhet ti nisësh letër me postë që të vijë të të shërbejë.

Por ky nuk është problem, sepse ne nuk i thërrasim dot ndërgjegjes sociale të shqiptarëve, pasi në Shqipëri ndërgjegje sociale nuk ka. Prandaj lufta bëhet vetëm me lekun dhe vetëm për lekun, ky është rregulli i vetëm. “O burra” me faturat e kripura që vetëm shijen e kripës të lënë, “o burra” me mashtrime në ushqime, në oferta, në shezllone, tek kafja, tek uji, more po edhe në përdorimin e banjove.

Ky vend i bekuar po keqpërdoret nga ca njerëz të mallkuar. Po të mallkuar sepse nuk dinë kush janë, nga vijnë, si pritet miku me zemër, si bëhet biznes i pastër. Këta të mallkuar vetëm plackisin 3 muaj vere dhe ikin nga kanë ardhur për të vazhduar të jetojnë si të mjerë me skamjen e tyre të gdhendur thellë në kokë.

Dhe perla e Ballkanit kalbet nga mizat, mushkonjat, tymi, plehrat në tokë në ajër e në det. Shqipëria që shquhet për ullirin autokton sot prodhon vaj ulliri të rremë, dhe gjedhët e bagëtin e shëndetshme bio që rriten fushave e shpateve i kemi për foto sepse në tryezë të sjellin dy tava hormone – salcice të ngjyrosura e pula Braziliane, perimet dhe frutat që bien erë jetë janë zhdukur sepse pesticidet hormonet shiringat e helmet tashmë i gatuajmë si pa të keq për cdo vakt “të freskët”, dhe buka jonë me atë shijen e shtëpisë ashtu e ngjeshur e rëndë, tashmë është një sfungjer i ngjyer në kafe të zezë apo të bardhë sipas shijes së syrit, qumështin – kosin e djathin ka kohë që “i kemi bërë pluhur”, ndërsa cdo gjë tjetër që shitet e blihet në dyqane është ose e skaduar ose me cmim të dyfishuar, SEPSE, jemi me pushime në Shqipëri. Dikur bukë e kripë e zemër, sot kripë e faqe të zezë. Traditë e humbur – turizëm endacakësh.

R.B

Tagged
[paypal-donation]