Shoqerite Amorale

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Silavana Berki
Mohimi i të vërtetës veti e vlerave ballkanike?
Nëse do të hidhja sytë mbrapa për të piketuar shkakun e emocioneve më të mëdha që mora në vitin 2019, do të thosha se emocioni më i  fuqishëm ishte kur kuptova gjatë vizitës sime katër javëshe këte verë mentalitetin e gënjeshtërt të shqiptarëve mbi të cilin jetojnë.
Këtë fenomen u mundova ta analizoj në pika të ndryshme duke e cilësuar si një shoqëri amorale por që shfaqej në profesione të ndryshme me mungesë të lartë etike. Katër artikuj shkruajta me kthimin t`im në Finland duke u munduar gjithë kohën të zbuloj arsyen prej nga vjen ky lloj amoraliteti dhe me një frikë për të ardhmen e zhvillimit të shoqërisë shqiptare.
Mbrëmë po dëgjoja me vëmendje emisionin OPINION në shenjë falenderimi për personazhet e vitit 2019 dhe më ra në sy mprehtësia e opinionit të doktor Petreles i cili në minutën e 24.39 konstaton: ” Si është raporti i vërtet me gënjeshtrën i të gjithë popullatës?! Ne jemi mesdhetar dhe një pjesë e mirë e popujve mesdhetar janë të pajtuar me gënjeshtrën, sic janë grekët, italianët apo spanjollët gjë që i bën të jetojnë shpesh në fantazi. P.sh. ariet janë italiane dhe jo angleze apo gjermane dhe kjo sipas Petrelës e ka një arsye. Sepse arie kaq të bukura bëjnë vetëm popujt gënjeshtar duke e kornizuar brënda fantazisë. Kështuqë kemi me të bëjmë me popullatë që preferon gënjeshtrën. Por si ngushëllim, Petrela thote se brezi i ri ka filluar të kërkojnë të vërtetën, kur brezat e mëparshëm mundohen të shtyjnë realitetin”.
Personalisht nuk më kishte shkuar mëndja se ky fenomen mund të ishte rezultat e një trashëgimie kulturore rajonale pra duke perfshirë të gjithë mesdhetarët, meqënëse gjatë qëndrimit tim 30 vjecar në vëndet skandinave gjithmonë kam kuptuar hendekun e madh të mentaliteteve të dy rajoneve ndërmjet europes së veriut dhe asaj jugore. Sipas analizave të mia dallimi ka qënë gjithmonë në vlera, ajo që vlerësohet në skandinavi p.sh të jesh vetvetja, të jesh i sinqertë jo vetëm me veten por edhe me c`do gjë që të rrethon, të jesh transparent që do të thotë të krijosh ura sinqeriteti dhe besimi. Kur nga ana tjetër në shoqëritë e jugut dhe kryesisht asaj shqiptare transparenca, të jesh vetvetja shikohen me përbuzje dhe naivitet sepse transparenca apo sinqeriteti janë kërcënim ndaj gënjeshtrës.
Ka gënjeshtra të bardha të cilat njeriu i bën për të mohuar një realitet të hidhur dhe që nuk është në gjendje ta përballojë. Por as kjo në botën skandinave nuk shikohet si arsye per t`u pranuar. Gënjeshtra e cilësdo formë është vetmohim dhe dikur e me kohë do të shpërthejë në sipërfaqe.
Ajo që unë e shikoj pozitive në shoqërinë shqiptare është se për këtë fenomen është filluar të flitet hapur dhe krijimi i paketës anti-shpifje është pikërisht rezultat i kërkimit për tu qasur një tjetër lloj mentaliteti nga ky ku ndodhet sot shoqeria shqiptare. Paketa mund të ketë ndikime negative në dëm të demokracisë (side efects) p.sh. duke kufizuar të drejtën e fjalës qytetare. Problemi është se në gjëndje amorale ku ndodhet shoqeria jonë vështirë të kuptosh të vërtetën ku cdokush mendon se mund të thotë gijthcka duke abuzuar pikërisht të drejtën e fjalës së lirë. Pra një paketë e tillë vlen më shumë për të ndërgjegjësuar kombin tonë sesa dëmtuar demokracinë. Do të ishte ndryshe nëse ky lloj ligji do të vendosej nëpër shoqeri të cilat i njohin qartë vlerat morale mbi të cilat kanë ndërtuar edhe bazën e sistemit të tyre demokratik. Jemi në rrugën e duhur edhe pse me vonesë. Një shprehje e një filozofi finlandez thotë ” njeriu piqet nëpërmjet dhimbjes ashtu si kockat e fëmijëve që gjatë zgjatjes dhe pjekjes dhëmbin, ashtu dhëmb edhe shpirti i njeriut”.
[paypal-donation]