Shengen Serb

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Krenar Sevdari

 

Marrëveshja e “Mini-Shengenit” Rama-Vuçiç-Zaev është një thikë pas shpine ndaj çështjes shqiptare dhe i jep epërsi Serbisë për të rritur ndikimin në rajon në dëm të interesit shqiptar. Kudo ku serbët fitojnë pikë, ato janë kosto për shqiptarët. Ne nuk duhej të silleshim në mënyrë kaq naive për çështje të tilla me ndikim të madh gjeostrategjik në rajon.

Për nga zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor Shqipëria është  inferiore në krahasim me Serbinë. Industria prodhuese serbe ka bërë përpara falë edhe investimeve serioze që janë bërë në Serbi viteve të fundit. Nëse Serbia çan me  prodhimet e saj nga agroindustria, industria mekanike apo gruri që vjen nga Vojvodina, nga  Shqipëria, vendi ynë çfarë ka që mund ta konkurrojë Serbinë në çmim dhe në cilësi mallin dhe produktet serbe, përjashto shalqinin e Divjakës…

Nëse dihej dhe pritej që Shqipëria të hynte në këto rrjedha, çfarë u bë që industria jonë dhe bujqësia të rriteshin cilësisht dhe në sasi, në mënyrë që të konkurronin kokë më kokë mallrat nga Maqedonia dhe Serbia? Cfarë plani dhe strategjie për t’I bërë ballë konkurrencës së fqinjëve, valuta cfarë shansi ka sipas planeve të qeverisë sonë, do të grumbullohet dhe do të mbahet në Shqipëri, do të shkojë në Serbi e gjetkë dhe ne do të kthehemi thjeshtë në konsumatorë të mallrave të huaja, të paaftë për të mbrojtur produktin vendas?  Cfarë perspektive u hapet bizneseve agrobujqësore të mëdha dhe të vogla në Shqipëri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje – do të happen tregjet e rajonit për këta sipërmarrës, apo bujqit shqiptarë akoma do të vazhdojnë t’I hedhin prodhimet e tyre në lumë, sic kanë bërë gjatë tërë tranzicionit që po përjetojmë, në mos, edhe më shumë se më parë. A u konsultua Rama me qeverinë e Kosovës para se të shkonte të nënshkruante marrëveshjen, se mban përgjegjësi edhe për gjysmën tjetër të kombit, si shtet amë. Kosova, sa dhe si do të përfitojë nga kjo?

Duket se më tepër shanse ka që Shqipëria të kthehet ashtu si Kosova deri para vendosjes së embargos ndaj Serbisë, ku u kthye në një koloni tregtare të mallrave serbe dhe një bankomat i valutës Euro për Serbinë dhe ekonominë e saj.

[paypal-donation]