Shendetsia, Morali dhe Shoqeria jone!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Silvana Berki

Investohet që Shipërisë ti vishen kostume nga më te bukurat; rrugë, ndërtesa, qëndra shëndetësore, por asnjëra nga këto nuk afron siguri dhe cilësi në shërbimin që ju bëhet qytetarëve, s`ka profesionalizëm dhe as etikë profesionale. C`do investim është përqëndruar tek betoni dhe muret- jo tek njeriu.

Në muajin Maj 2019, në një artikull botuar në Fast News, z. Mevlan Shanaj shkruan se “Kombit tonë I mungon ndershmëria”. Kjo ishte hera e parë që një intelektual shqiptar fliste kaq hapur këtë fenomen, e që shqiptarët as e marrin seriozisht, edhe pse duhet te jetë baza e c`do diskutimi mbi c`do profesion apo zhvillim. Për këtë kam dashur të flas edhe më herët në shqip dhe për shqiptarët, por jam tërhequr nga presionet e artikujve të medias, e cila mundohet t`a bëjë pjesëmarrjen aktive të emigrantëve pothuaj të panevojshmëm për diskutimet e problematikave në Shqiperi. Tani që erdha dhe konstatova vet shumë gjëra rreth përditshmërisë, ndihem 100% me të drejtë të barabart të jap mendimin t`im rreth asaj që unë e quaj problematike dhe ngerc deri në gjëndje paralize për zhvillimin.

Ajo që pashë në Shqiperi kësaj here, ishte se vlerat njerëzore sot maten me vlerën materiale të metodës (jap-marr). Metodë kjo jo-ligjore e vëndeve të prapambetura e në zhvillim, ku me pak fjalë – është një lloj forme korrupsioni, unë të bëj këtë privilegj, ti më bën nje privilegj tjetër. Mbasi ky fenomen sot është baza e një instrumenti lëvizës sesi funksionojnë gjërat në Shqiperi, pyetja ime është: Po ata që nuk kanë asnjë mundësi ti servirin dikujt një privilegj, por që kanë nevojë për mbështetje, ku e gjejnë atë? Ata atëhere duhet të jetojnë nën tokë, se mbi tokën shqiptare zëre se janë të padukshëm.

Një pushtet i tillë lënë në duart e individëve, ndodh në ato vënde ku shteti është i dobët. Shteti i dobët ka pikerisht këtë lloj fytyre, me institucione të cilat funksionojnë sa për të thënë, ku orari nuk respektohet dhe klienti vonohet. Kur klienti apo pacienti nuk sqarohet dhe as nuk informohet. Ndërtoji sa të duash përsëri muret e institucioneve, shkollave, spitaleve, ndërroji sa të duash anëtarët e bordit të këtyre institucioneve, ato përsëri do të pësojnë fatin e të parëve, sepse kostumet dhe paraqitja e jashtme nuk tregojnë si funksionon brënda institucioni. Sepse edhe veting të bësh në c`do vënd apo institucion, ata që veprojnë dhe kanë këto mjete nëpër duar janë njerëzit të cilëve ju mungon ajo më thelbësorja: etika profesionale. Zyrtari ose do ta bëjnë qytetarin të ndihet i respetuar dhe i dëgjuar, ose i mjerë e i pashpresë. Nëse do ta zëvendësonim ex-institucion me nëpunës skandinav (finlandez, suedez, apo danez) thjesht njëlloj eksperimenti tre- mujor, si mendoni se do të funksiononte ky institucion? A do të mund këta nëpunës të zhdukeshin nga orari i punës tre orë për të pirë kafe? A do të largoheshin nga puna pa i mbushur 8 orarëshin? A do ta përshpejtonin procesin e dikujt vetëm se është I njohur I tyre? A do ti jepnin atë që nuk I takon x-klienti dhe ti jepnin atë që takon dikujt tjetër? A do të ndihej nevoja të kontrolloheshin veprimet e tyre, se fundja kush do ti verifikonte? Apo mos vallë, këta nëpunës skandinav punojnë me ndërgjegje, sepse gjatë studimeve të larta të tyre, 80% të përgatitjes së tyre e zinte lënda rreth etikës profesionale. Nuk mendoj se në lendët mësimore të c`do profesioni ne Shqiperi ju mungon kjo dozë e etikës, por ajo që nuk e kuptoj është, përse kur këta student shkojnë atje në terren, etika e tyre profesionale fillon e zbehet në krahasim me notën që kanë marrë gjatë provimeve? Përse duhet nota atëherë kur ti nuk e vë atë në shërbim?

Shëndetësia në Shqiperi punon pa etike profesionale. Nga vëzhgimet e bëra gjatë vizitës sime kësaj radhe dhe një interviste në shërbimet shëndetësore, mjeku shqiptar përton të informojë pacientin per sëmundjen, apo të sqarojë rreth efektit të ilaceve. Madje sipas shefit të një departamenti me të cilin bisedova, as procesverbal nuk mbahet mbasi janë kryer shërbime. Sipas shefit, fajin per mungesën e kerkesës se llogarisë dhe organizimit të dobët e ka qeveria gjë qe më duket absurde si koncept, sepse qeveria nuk merret me organizimin e spitalit, atë e bën profesionisti. Profesionisti ngre ekuipazhin dhe I jep vëndit te punës imazhin që do me shërbime të cilësisë së lartë apo të ulët. Po ashtu mosinformimi mbi sëmundjen, pasojat dhe mundësisht trajtimi me vonë nuk rrit anën kognitive tek qytetari. Rritja e mirëqënies fillon pikërisht me njohurinë dhe edukimin mbi kujdesin për shëndetin, që është thelbi i missionit të departamentit të shëndetësisë. Mundet të jetë se këta mjek janë të lodhur- sipas përgjigjeve të disa bashkbiseduesve dhe kjo më shqetëson më shumë. Mjek që vijnë e ikin të lodhur në punë, medet c`mbetet të ndihmojnë popullin e sëmurë.

Nëse kërkon të dish shkallën e civilizimit të nje vëndi, ktheu shiko nga shëndetësia. Sa të informuar janë qytetarët rreth kujdesit për shëndetin. Prindërit shqiptar, për cdo gjë shkojnë menjëherë në urgjencë sepse aty, jo vetëm gjejnë një shërbim falas, por më tepër qetësojnë veten kur fëmija shfaq edhe simptoma fare të pa rrezikshme sic është virusi. Nëse prindi do t`i njihte shumë sëmundje, nuk do të shkonte pe¨r gjënë më elementare në urgjencë. Virusi, njihet në të gjithë botën që nuk kurohet me antibiotic, sepse antibiotiku e vë bakterien të flejë dhe mbas antibiotikut ai mund të ri-aktivizohet përsëri. Trupi e kalon atë me imunitetin e vet. Ndërsa në Shqiperi, virusi kurohet me antibiotik dhe me doza 5-7 ditëshe për 2 vjecarët, për të cilët nuk është e rekomandueshme më shumë sesa 3 ditë. Unë nuk e di, ku studjojnë këta mjek të cilët as gjërat elementare që duhet ti ketë një mjek nuk I kanë. Le mos të flas pastaj, sa pak merren konsultoret me edukimin e nënave të reja. I shikon nënat dhe ciftet e rinj me karroca me bebe ne orët e vona 22.00 nëpër kafe ku fëmijën e mbyt tymi i cigares dhe askund nuk shikon të reagoje dikush. Ndërkohë në europë, do kishin lajmëruar qëndrat sociale.

Farmacia shqiptare po ashtu është I vetmi vend në botë, ku antibiotikët jepen edhe pa recetë të mjekut. E kuptoni ju?? Pa recetë!! Kur në Europë jepen vetëm me rekomandim të mjekut dhe kjo, e percaktuar vetëm per x diagnoze. Mjeku shqiptar ka mësuar dy tre emra antibiotikësh përmendsh kur te jep recetën, nderkohë mjekët që kemi këtej nga Europa, hapin katallogun për të kërkuar nder mijëra antibiotic, atë që përshtatet për te kuruar infeksionin e dhëmballës, të ftomës apo të ndonje infeksioni tjetër në organizëm. Po ashtu shikon edhe informacionin e mbajtur më herët të pacientit, për ti ndërruar antibiotikun, sepse kur përdoret I njëjti antibiotic rezistenca e tij dobësohet dhe nuk ka efekt. Profesionist nuk bëhesh sa merr dipllomën. Marrja e dipllomës është vetëm fillimi i qasjes në profesion dhe profesionizëm. Profesionist bëhesh vetëm duke marrë eksperiencë jo vetëm nga praktika, por edhe nga specializime të ndryshme krahas punës. Pra, nuk është turp të hapësh katallogun e të kërkosh ilace të reja, turp është të mjaftohesh vetëm me ato që ke mësuar në shkollë.

Nuk e di a janë të gjitha këto mungesë etike profesionale apo ndershmërie. Po fundja, etika profesionale është ndershmëria në punë, përkrah asaj ndershmërisë që na ka mësuar prindi dhe shkolla. Ndoshta po të dukeshin rrugët e parregulluara, ndërtesat publike të pa restauruara askush nuk do ti shikonte për të madhe këto veprime, sepse Shqiperia do të grupohej një rrang me shtetet në zhvillim si ato të Afrikës apo Azisë. Por kur Vlora të jep përshtypje të një qyteti europian, edhe kërkesat duhet të jenë të vlerave morale, e këtu qëndron I gjithë paradoksi sic e shkruaj edhe në ketë poezinë më poshtë për atdheun t`im:

…me atë trupë të shtrirë

si i vdekuri i veshur

me rrobet e bukurisë

me fytyrë e sy të qeshur.

Brënda teje të gëlojnë

krimba gjithfarë gjatësi

e ne prap nga Ti shikojmë

trupin tënd gjith hijeshi.

[paypal-donation]