Serbët kundër Shqiptarve

Politikë Rajoni

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Cili është dallimi mes serbëve dhe shqiptarëve? Ata vrasin për toka të huaja (Kosovën), ndërsa ne vdesim nëpër toka të huaja, duke e lënë vendin tonë pa zot. Ata janë të bashkuar edhe në padrejtësi, ndërsa ne jemi të ndarë edhe kur kemi të drejtë. Ata fenë e tyre e kanë instrument për realizimin e qëllimeve kombëtare, ndërsa ne instrumentalizohemi nga të huajt edhe kundër vetë kombit tonë.
Cili është trekëndëshi serb, i cili u’a ka mundësuar atyre shtetin e madh, edhe pse janë komb i vogël? Pse ata kanë qenë sundues, e ne të sunduar – edhe përkundër numrit të ngjashëm të popullit? Sipas mendimit tonë, trekëndëshi është ky: politika, akademia e shkencave dhe kisha ortodokse.
Akademia e shkencave të Serbisë, është treguar efikase sa i përket hartimit të planeve dhe strategjive kombëtare serbe, sidomos kundër shqiptarëve. Pra, ajo është hartuesja e planeve. Politikanët serb, janë ata që zbatojnë planet që hartohen nga akademia e tyre, ndërsa kisha e Serbisë është legjitimuesja e atyre planeve, si dhe propaganduesja e tyre në popull.
Ndërsa ne çalojmë në të tri pikat e sipërpërmendura. Ne nuk kemi një akademi të vetme të shkencave, të fortë dhe efikase, por kemi dy të dobëta dhe pasive. Ne nuk kemi as politikanë që do t’i zbatonin planet e strategjitë e mbrojtjes kombëtare të cilat do duhej ti hartonte një akademi e fortë, e as një kishë apo bashkësi islame e cila do t’i përfshinte të gjithë shqiptarët.
E.T
[paypal-donation]