Reformë në Drejtësi apo Teatër Politik!!!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

 

Asnjë parti politike në Shqipëri nuk e do Reformën në Drejtësi. Teatri politik i  të tre partive, PD, PS, dhe LSI duket se ka acaruar qartë Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim. Duhet nënvizuar fakti që ambasadorja e re ka qënë shumë aktive qëkur ka marrë detyrën e saj të re në Shqipëri.

Dalja e saj hapur për një marrveshje të fshehtë midis partive shqiptare kundër Reformës së Drejtësisë është një paralajmërim i drejtpërdrejtë që ambasadorja e re po i bën politikës zyrtare në Tiranë.

Zvarritja e qëllimshme e reformave si Reforma në Drejtësi apo Reforma Zgjedhore dhe moskonstutuimi i Gjykatës Kushtetuese janë lëvizje të qëllimshme nga klasa politike shqiptare për të minuar cdo proces demokratik dhe reformator në Shqipëri vetëm që të ruhet Status Quo-ja dhe korrupsioni politik i niveleve të larta të qeverisjes në vendin tonë.

Ambasadorja e re e di fare mirë që kjo klasë politike ka 30 vite që minon proceset demokratike në vend dhe mbi të gjitha minon në mënyrë të rregullt mardhëniet shqiptaro-amerikane.

Duhet mos të harrojmë faktin që falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shqipëria shpëtoi para 100 vitesh nga copëtimi final i saj. Kosova fitoi luftën dhe pavarësinë e saj po falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sërish sot, jemi në një situatë po aq vendimtare për kombin tonë, bëhet fjalë për ta shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni politik dhe pandëshkushmëria. Amerikanët janë jetikë për popullin tonë sepse në momentet më të vështira të mbijetesës sonë si komb ata na kanë shpëtuar, dhe kësaj rradhe janë po ata që duket të na shpëtojnë përsëri, e janë të vetmit që e kanë forcën e duhur  për të ndryshuar këtë realitet  ku cdo gjë është e kapur nga politika antishqiptare dhe antiamerikane e cila mban peng të ardhmen e kombit tonë nëpërmjet korrupsionit galopant politik.

Në një vend ku cdo gjë është kapur dhe asfiksuar  nga politika, sic janë media, biznesi dhe drejtësia, dhe kur populli është i pashpresë i përcarë i kapur “prej gjuhe” për një kafshatë bukë, atëherë nuk kemi alternativë tjetër përvecse të bëhemi të gjithë bashkë dhe të jemi shpresëplotë tek Reforma në Drejtësi.

Amerikanët kësaj rradhe kanë vënë në lojë integritetin e tyre sepse kanë ndërmarrë një nismë të madhe publikisht dhe politikisht në favor të vëndit tonë për të pastruar politikën dhe drejtësinë e kalbur në Shqipëri. Ambasadorja e re është në një mision dhe e gjithë shpresa e të ardhmes së kombit tonë besojeni apo jo është në duart e saj dhe në suksesin e misionit të saj.

  • E nderuar ambasadore, keni momentin për të hyrë në historinë e kombit tonë të  lavdishëm por të sakatuar dhe vjedhur ndër shekuj nga armiq të shumtë e të ndryshëm. Reforma në drejtësi është gur-themeli më i madh shtet-formues që nga shpallja e pamvarësisë para 100 vitesh. Ka ardhur koha që kësaj klase politike t’i cirret maska përfundimsht dhe t’i flitet pa dorashka diplomatike, sepse këta janë “derra” antishqiptarë që janë përbetuar me shpirtin e tyre që ta djegin këtë vënd në emër të korrupsionit e tradhëtisë. Perdja e teatrit politik duhet të bjerë përfundimisht në emër të Reformës në Drejtësi. Kush lufton kundër Reformës po lufton kundër ineteresave shqiptare dhe amerikane.
Tagged
[paypal-donation]