PROTESTA: Sistemi kunder Sistemit, Populli jashte Sistemit

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nje tjeter proteste ne emer te popullit. Por populli ndenji ne shtepi, populli nuk eshte me pale me politiken. Sistemi politik pozite-opozite ne Shqiperi me dy parti e gjysem, eshte nje sistem i mbyllur, rreth vicioz qe nuk e lejon popullin as te zgjedhe as, te numeroje voten, as te qeverise e as te protestoje. Keto dy parti e gjysem protestojne kunder njera-tjetres sa here u rrezikohet karrigja, pasuria, familja e katandia. E sot Saliu me Monen protestuan me te drejte sepse ora e SPAK ka filluar. Ata protestuan “nje vit pas zgjedhjeve per vjedhje te zgjedhjeve” qe i administruan me PS ne bashkeqeverisje parazgjedhore, e bukur arsye! Por a ka kerkuar ndonjera nga 2 parti e gjysem parlamentare ndryshim te sistemin zgedhor? A kane keta njerez perkrahjen e popullit, a na japin keta njerez kandidate me lista te hapura? A kane fytyre per moral nje parti e gjysem ne opozite dhe nje parti “lolo” ne qeveri?

Dhe s’kemi c’diskutojme me per protesten sepse sipas Lulit ajo do udhehiqej nga qytetaret, por Luli e mbylli vete “shfaqen” duke thirrur nje tjeter proteste “popullore” derisa Edi te largohet dhe sigurisht qe ashtu si vjet kerkoi serish qeveri teknike. E nje magafon rrangalle “zedhenes” del e deklaron se “PD nuk e njeh me Edi Ramen kryeminister” sepse keta dine vetem te bejne kopje te shemtuara, paralelizma te sistemeve politike qe bien sot ne bote si ne rastin e Maduros ne Venezuele, keta ne fakt nuk kane asgje per te cilen te luftojne me pervec vetes se tyre, nuk kan me kauz, nuk kane me platforme, nuk kane me moral.

E thene thjesht, ka disa rreziqe per Lulin ne loje, se pari atij i iken Saliu ne “qeli VIP” nga ku ndoshta do “ciceroje” per bashkepunimet, sepse dihet te tilla “krushqi” jane te pandashme “ne gezim e hidherim, derisa vdekja t’i ndaje”, se dyti nese Luli humbet serish ne keto zgjedhje edhe nese Saliu nuk e shet “per mish lepuri” ai duhet te jape doreheqjen nga PD, dhe gjithsesi pa post publik ai esht i mbaruar me akuzat per korrupsion, krime e tradheti qe perfliten per te ne kohen kur ishte Minister Transporti i Jashtem dhe i Brendshem.

Mona nuk terhiqet sepse ajo tashme eshte ekspozuar ndaj disa aferave pervec blerjes se votave qe eshte minimalja ne karrieren e saj te piset dhe jetshkurter politike bashke me “Petritin” e saj “vasil luftarak”. Por gjithsesi ajo ka dhe pak kohe sepse Iliri esht akoma ne karrige.

Po Edi, ai vjedh e shan, perbuz e ironizon, ai ka kapur shtetin deri tek perfaqsimi me i larte i tij dhe e mban me pazare e shantazhe. Ai ne fakt po tregohet “delikat” me kete popull, e ndoshta edhe ai do te donte shume nje marveshje me keta “vule-humburit” e PD e LSI, sepse SPAK dhe agjencite e huaja ligjzbatuese e kane paralajmeruar jo pak here tashme per thyerjen e marveshjeve, te bashkepunimeve, per dekonspirim, apo edhe politika (te brendshme dhe te jashtme) per lobim ne kah “te kundert”.

Dhe jemi serish ne kushtet kur popullit i kerkohet qe ti vere zjarrin vetes per partite. E kjo ka ndodhur, ne i kemi vene zjarrin cdo gjeje qe ndertuam si buaj te terhequr nga hunda nen diktature, por ishin puna e djersa jone, fabrika, uzina, vepra ku derdhen djerse sa e sa shqiptare te ndershem. I dogjem, sepse keshtu degjuam se nga “terapia e shokut – ose teoria Gramoz Pashko” do cliroheshim, do pasuroheshim si bota e lire “qe ha me luge te florinjte”. Po te mjere ju qe s’dini kendim, qe s’dini ligj as shtet as familje, mjer ju qe s’dini pune te ndershme, qe zjarrin i vini vetes qe prap te digjeni kur te shuhet. Se gjithshka qe shkaterruat sot do i paguash ti o i mjere, edhe une ah i ngrate. Se shteti eshte familje, aty i kemi te gjithe detyrat, te miren e te keqen bashke, ooo padije. Shteti nuk eshte Edi as Saliu as Iliri, shteti eshte Shqiperia, e ajo eshte e jona ne dac digje per inat te Edit ne dac kalle per inat te Sales, Shqiperia eshte fytyra ime dhe e jotja, e djegur, e shembur, e gjalle a e vdekur.

E nuk do mundesh ti o i pakenduar kurre nuk do mundesh te ndertosh Shqiperi, sepse sistemi ben lufte me veten ndersa une e ti jemi jashte tij, sistemi s’na njeh, s’na sheh, s’na numeron as gjalle as vdekur, sepse ketu votojne edhe te vdekurit, sepse ketu nuk gjallerojne te gjallet.

Sepse Saliu, Edi, Iliri, japin e marin parate djersen jetet tona, vjedhin xhepin djersen jeten time e tenden, e s’na japin leje te zgjedhim qofte as edhe nje fytyre te vetme ne listat e tyre te mbyllura me celsin e korrupsionit. E ne vidhemi o i pakenduar sepse sistemi dy partiak e gjysem nuk i do njerezit e kenduar, ata te diturit qe zjarrin nuk ja vene dot Shqiperise, e ikin, e ikim.

Po keta blejne edhe ajrin tim e tendin, edhe voten time e tende, edhe lajmin, edhe “shoqerine civile”, edhe “sindikatat e pavarura” edhe “mediat”, edhe “analistet e lire”, edhe “gazetarine e lire”, dhe ne jemi serish jashte sistemit. Dhe “analistet e lire” qe fort mire e dine se rradhen e ka Reforma ne Drejtesi kunder te ciles lufton fort faktori anti-shqiptar bashke me Sali e shoke, mbeshtesin protesten!!! Se del nje “aktor i lenduar” per shembjen e teatrit dhe ben thirrje per zjarr, se del nje “pseudo-portal” dhe kritikon Ambasadorin e BE se “perse nuk ushtrove ndikim per teatrin, por per gjygjtaret e korruptuar qe liruan Dritan Dajtin ndikove drejt-persedrejti”, keta “qytetaret e angazhuar” qe ose nuk ndajne dot kekun nga byrekun e nuk ja dine rradhen e seren punes, ose flene me parane e piset qe ngul thika pas shpines se Reformes ne Drejtesi.

E gjithsesi, ne dashte ose jo Saliu, Mona dhe Edi, gazetare, portale, “artiste te lenduar”, apo truthare zjarrvenes te pakenduar, Reforma eshte ketu djema. Eshte ja aty ne mitingjet e frikes se Edit, perpara zjarreve qe ndezin Saliu Luli e Mona. Ne dac njiheni pushtetin e njeri-tjetrit ne dac hidhuni vete ne zjarret qe ndizni, Reforma eshte ketu, dhe sistemi juaj i ka ditet e numeruara. Kemi nevoje per njerez e lire, kemi nevoje qe sistemin qe njeh popullin, per dije, per nje dore te paster, pa “Vangjushin akullore”, pa Erjon Veline “duararte”, pa Edi Paloken e skandaleve me bojra, pa shume e ndoshta pa te gjithe ju te mallkuar e shume shpejt te denuar ne fatin tuaj ne ngjyren qe ju ka shpirti.

R.B.

[paypal-donation]