Prona Private

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku

“Kur të zgjidhet problemi i pronës private, do të bëhet Shqipëria!”

Ky është një slloganet e shumta ose tru-tatu ngulur mbi shqipet. E forta është se këtë sllogan e thonë dhe ata që nuk kanë asnjë pronë, veç krahët e punës.
Dhe si çdo sllogan është i vështirë të shkulet, sepse nuk është krijuar nga arsyeja por nga forca e “përsëritjes” mbi turrmat.
Por e vështirë nuk do të thotë e pamundur. Kështu që le të zbatojmë pak llogjikë për të përmbysur lojën e kastës dhe vetëdijësuar skllevërit vullnetarë:

1. Nëse nuk ka ResPublikë nuk ka as ResPrivata e jo e kundërta. Ja pse gjithmonë lufta për atdhe, garantonte pronën e familjen tënde. E jo e kundërta.
Nëse Republika është e zaptuar, jo vetëm e drejta e pronës, por asnjë e drejtë nuk është e garantuar (e drejta e punës, e kursimit, arsimit, shëndetit, etj).
2. Nëse për të drejtë prone kuptojmë të drejtën e çdo shqiptari apo privilegjet e një pakice që dje sundonte me mekanizmat e “pronës kolektive” e sot me ato të “pronës private”.
3. Në mesjetë me ekonomi natyrore mirëqenia varej thjesht nga “prona private”. Sot mireqenia varet nga sistemi, nga ResPublica.
Pyesni ata që janë tashmë pronarë, që prodhojnë e nuk shesin dot produktet, sepse ResPublica jo vetëm që nuk i subvencionon por promovon importet e lobet pas tyre.
4. Ata që pëllasin për “pronë private” nuk e kanë për ata bujq që prodhojnë, por veç toka për ndërtime e spekullime.
5. Prapambetja dhe shpopullimi i vendit varet nga pengmarrja e ResPublikës e mandej e drejta e pronës si çdo e drejtë tjetër.
6. Se dhe vende të tjera që nuk kanë probleme me pronën, janë po në gjendje mjerimi.
7. Se kolonizimi i vendit kalon nga pengmarrja e kapitalit kombëtar, humbja e sovranitetit monetar, shitja e sektorëve strategjikë e pasuritë kombëtare, deindustralizimi e asimilimi i popullit me kulturë globaliste e nihiliste, sens inferioriteti, ndarje e përçarje, individualizëm e indiferentizëm ndaj ResPublikës atdheut e kombit.
8. Se NeoKolonizimi (ndryshe nga kolonizimi klasik me funksionarë të huaj) mbi vendet e botës së 3të, realizohet indirekt, duke mbështetur një oligarki lokale, mbeturinat e kombit, antisovrane, hajdute, injorante, barbare e antikombëtare. Ajo lejohet të pasurohet e kontrollohet pikërisht falë “privatizimit” të pasurisë publike në pak familje oligarkike.
9. Ja pse nuk ka zgjidhje të pronës private si e drejtë si çdo të tjerat, nëse nuk shpëtojmë më parë RePublikën.
Kjo e dyta bashkon popullin për luftë, e nga kjo dridhet kasta e intelektualet e saj që shpikin probleme e përmbysin realitetin!

Demokracia Pjesemarrese
Sovranitet Popullor
Shtet Komb
Liri Barazi Vëllazëri

[paypal-donation]