Populli Kilian

Bota Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku
Populli Kilian u derdh i gjithi nëpër rrugë! Rrethoi institucionet, Parlamentin, Presidencën e Gjykatat.
Dhe i mbajti të rrethuara, deri në plotësimin e kërkesave.
Por çfarë kërkesash?
Për zgjedhje të reja e rotacion?
(Si tallet kasta me shqiptarët prej 30 vitesh)
Jo!!!
Në një vend të kapur nga oligarkia, votimi nuk ka më vlerë!
Një popull i bashkuar me intelektualë patriotë, di për çfarë lufton e çfarë kërkon!
Ashtu si populli islandez, populli kilian kërkoi një Kushtetutë të Re!
Një Kushtetutë që përmbys raportet e forcës e ndryshon mekanizmat e pushtetit.
Një Kushtetutë që ul oligarkinë dhe rrit pushtetin e popullit në drejtimin dhe kontrollin e vendit!
Një Kushtetutë që i jep fund modelit neoliberist dhe themelon shtetin social, për një jetë dinjitoze!
E kjo ndodh vetëm me një Kushtetutë të Re!
Fitoret e çdo populli, shkruhen e kodifikohen në një Kushtetutë të Re, që populli e mbron çdo ditë.
Kasta e di dhe prandaj ka ndryshuar Kushtetutën sipas oreksit të vet, duke blinduar pushtetin.
Kurse populli nuk e di vlerën e saj.
As gjysëm të shkolluarit.
Për një popull të tillë pa kulturë juridike, Kushtetuta është veçse një letër.
Ja pse këta popuj do kërkojnë shpëtimin tek liderrri e partia e jo tek Kushtetuta.
Ja edhe pse këta popuj, mbeten në skllavërim, injorancë e mjerim.
[paypal-donation]