Popull i pashpresë

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku
Sa më shumë i largohemi Evropës, në mënyrë të pashmangshme i afrohemi Osmanisë.
Edhe shtetet kanë ligjet e tyre. Quhet gjeopolitikë.
Ky dështim nuk ka të bëjë vetëm me kastën shqiptare, e cila gjithmonë preferon të sundojë me privilegje e pa llogaridhënie sesa me transparencë e kontroll demokratik, si në vendet perëndimore.
Jo!
Kjo ka të bëjë në radhë të parë me popullin shqiptar.
Ky popull nuk zhvilloi dot një vetëdijësim demokratik, por zvarritet mes regjimesh autoritare e oligarkike.
Pa vetëdijësim demokratik, ky popull mbeti baritor duke pritur shpëtimin nga lart, nga liderrrat, partira, ambasadorë e masonerira.
Ja pse sot ky popull as nuk kupton dot se shpëtimi vjen nga vetë ai nëse merr kontrollin e vendit në dorë.
Nëse nuk kupton as nuk dëshiron kalimin në Demokracinë Pjesemarrese ku shteti togëzohet me popullin e kuron interesin e përgjithshëm!
Për herë të parë pas 100 vitesh shtet, populli kontrollon e nuk kontrollohet nga pushteti!
Amaneti i rilindasve dhe çdo patrioti!
ShtetKomb e Demokraci Pjesëmarrëse
Por këtë e kërkon një popull i emancipuar dhe i bashkuar!
Popujt minorenë do presin shpëtimin nga “lart” apo nga “jashtë” e do mjaftohen duke u lutur apo duke mallkuar!
E pikërisht kjo i bën skllevër në tokë të vet apo endacakë nëpër botë!
[paypal-donation]