Politika shqiptare, modeli i shthurjes së tejskajshme njerëzore!!!


Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Politika shqiptare, modeli i shthurjes së tejskajshme njerëzore!!!
Nuk është aspak e papritur tashmë për shqiptarët, skena e sotme e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Është bërë normë që poltikanët e tre forcave politike PD, PS, LSI, të përdorin skema tê ndryshme për manipulimin e opinjonit publik sipas interesave te tyre, pikërisht në këto seanca. Përdorimi i kauzave që ngre populli i thjeshtë, përdorimi i historive personale dhe familjare, përdorimi i gjuhës së urrejtjes për të karikuar elektoratin respektiv, fyerjet dhe akuzat e ndërsjellta publike nga të tre liderët e partive politike, e kan kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një telenovelë tragji-komike që shqiptarët nuk e kane lluksin ta humbin nga ekrani. Kjo edhe për faktin se medjat që servirin njërën anë të medaljes janë të shitur tek ana tjetër e saj, dhe niveli aspak profesional i gazetarëve vegla që jo rrallë nuk dinë as rregullat bazë gramatikore të gjuhës shqipe janë individë tërësisht të painformuar dhe të papregatitur për lajmin që mbulojnë. E ndërkohë që populli pret punë, rezultate dhe zgjidhje, politika jep shfaqen e rradhës me debate e akuza të ndërsjellta. Përdorimi i gjuhës së urrjetjes nga figura eminente të politikës aktuale, fjalori i pisët me terminologji të rëndomta rrugësh, tallja dhe barcaletat, janë agonia që serviret nga politika shqiptare sot per popullin qe i voton.
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku nga njëra anë deputetet femra te PD dhe LSI vraponin te blinin disa shishe ujë për të mbajtur gjallë të ashtuquajturën “mosbindjen parlamentare” (meqë mosbindja civile nuk u mbështet nga populli); dhe nga ana tjetër Ministri i Jashtëm dhe personi i qeverisë që lobon per antarësimin e Shqipërisë në BE hidhet në kundërsulm po me shishe uji,  ishte një përplasje e shëmtuar interesash midis palëve. Cdo forcë poltike apo individ që kujton se harton modele dhe politika socio-ekonomike duke qëndruar vetë MBI këto modele dhe poltika, është padyshim në rastin më të keq një model malinj i imponuar i mashtrimit, dhe në rastin më të mirë një dështim i turpshëm publik që nuk i duhet askuj.

[paypal-donation]