PALACOT NE OBORRIN E PARLAMENTIT EUROPJAN

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

S’ka c’te jete asgje me shume e asgje me pak, palacove te politikes shqiptare ua kerkon koha ta zgjerojne repertorin dhe te gajasin tashme mbare boten.

Pavarsisht protestave te deshperuara, te paktuptimta dhe sporadike ne forme tekash e shashkash te zhurmshme te PD-LSI, pavarsisht korrupsionit galopant dhe favorizimit te bizneseve qeveritare te PS, strategjia qe ka ngritur dhe po zhvillon BE per shfrytezimin e hapsirave dhe faktoreve pro-Europjane ka planifikuar futjen tone ne kete formacion politik-socio-ekonomik ne vitin e ardhshem. Ajo qe thuhet egzaktesisht ne raportin me 54 Pika per Shqiperine te 26 Qershorit nga Parlamenti Europjan eshte: 

“Duke pare progresin sidomos te pese pikave kryesore prioritare, Keshilli ra dakord t’i pergjigjet pozitivisht progresit te mesiperm te bere nga Shqiperia, dhe vendos ti hape rruge celjes se negociatave ne Qershor 2019. Po ashtu Keshilli thekson nevojen e padiskutueshme te Shqiperise per te konsoliduar progresin e bere ne reformen ne drejtesi ne vecanti nepermjet vettingut, dhe te jape rezultate te metejshme te prekshme ne luften kunder korrupsionit ne te gjitha nivelet si dhe ne luften kunder krimit te organizuar, ne vecanti ne kultivimin dhe trafikimin e drogave, me qellim qe te ruhet dhe te cohet me tej momenti i arritur se fundmi me reformen. Kjo perfshin:

  • Avancimin e metejshem te procesit te rivlersimit te gjykatesve dhe prokuroreve, vecanerisht ne kompletimin e te gjitha dosjeve prioritare, me perfundimin e ngritjes se strukturave gjygjesore te pavarura sic parashikohet ne reformen Kushtetuese;
  • Perfundimin e formimit te trupave te specializuara si SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit
  • Forcimin e hetimeve proaktive, ndjekien penale dhe denimin perfundimtar ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, perfshir ate te niveleve te larta. “

Ajo qe bota ka kuptuar dhe po perpiqet te negocioje me politiken shqiptare eshte fakti qe kjo klase palacosh ka marre peng nje komb te tere. Edhe ne cudine e rradhes me denoncimin idjotesk te deputetes Albana Vokshi para Parlamentit Europian, te gjithe shqiptaret u ulen ne nivelin e politikes se Lulit qe qurravitet ku te mundet per hilet e Rames dhe paaftesine e tij per te bere opozite.

E verteta eshte se politika e Rames eshte mjaft e sofistikuar ne vjedhje dhe korrupsion. Ne duart e tij dhe te Erjonit te tij ne Bashki shqiptaret po humbin dita dites shpres per te jetuar ne shtepite dhe vendin e tyre. Keta dy specialista te propagandes, te manipulimit te masave, te vjeljeve te fondeve publike me privatet e tyre, jane nje rrezik i madh per Shqiperine. Te afte te shpikin cmime, trofe e partnere qe i blejne me lobime te shtrenjta qe i nxjerrin prej xhepave tane per tu fuqizuar e qendruar ne pushtet mbi ne, ata jane politikanet me te pafytyre dhe me me fat ne histori.

Je me fat te kesh nje opozitar si Luli qe sdi ku gdhihet e ku ngryset me kauzat, sepse cfar thot sot nuk thot neser, sepse niset tek protestat per dekriminalizim, del tek protestat e kanabizimit per republiken e re, shkon tek protestat e liqenit, kalon nga protestat e detit, i bie nga protesta e koncesionit te rruges Durres-Kukes ku mbushi vete xhepat, kthehet prap tek protestat e kanabizimit me skeme babalesh, per te arritur tek protestat e teatrit te bibliotekes kombetare perfshir edhe disa ura e monumente kulture qe kerkon tja mbroje Parlamenti Europian.

Fat i madh Ed te kesh nje kundershtar pa program, qe kunder teje ka vec nje skeme; ate qe mbron interesat e tij te dites, bizneset e familjet, parate e pronat e veta; dhe qe kurre nuk pati nje skeme per permiresimin e legjislacionit, te strategjive afatgjata ne permirsimin e mirqenies se popullit dhe ne dobi te kombit.

Fat i madh Ed qe ska kush te thote qe ke vjedhur me lopata parate publike me projekte komunitare, rruge e sheshe, fasada, kopshte e cerdhe e shkolla pa ngrohje. Fat i madh qe rivali yt “juristi hollandez” erdhi ne bashki pas teje dhe nuk diti te denoncoje as shkeljen me te vogel. Fat i madh qe askush nuk i lidhi firmat dhe shoqatat qe mernin fonde nga Bashkia me ty dhe Erjonin tend 99sh. Fat i madh qe askush nuk te denoncoi per lejet e ndertimit me te cilat abuzove ne cdo lagje rruge e prag duke rrembyer prona publike e private per aferat e tua, pallate e komplekse me te cilat betonizove Tiranen cep me cep.

Po kjo ne fund te fundit nuk eshte rastesi por nje skeme e mirfillte politik-berje e dakordesuar tre-paleshe (PS-PS-LSI) me shantazhe dhe kercenime publike ndaj rivalit, skeme qe sherben vetem si ushqim per elektoratin e verber militant, dhe nuk ka asgje te vertet ne perplasjet e deklaratat publike, nuk ka asgje te vertet ne sy, mendje a zemer per kete popull te rropatur ne mashtrime pa fund.

Patjeter qe nevoja per ti vene rruspen ketyre palacove eshte e madhe, po a ka me fuqi ky popull i tallur i neperkembur, i vjedhur e i perdorur? Na duhen te tjere, te tjere si vetja, duhen te tjere shqiptare te urte, ata te fortet ne llogjike e argument, te mprehte ne mendim dhe vizion. A behen akoma mjaftueshem te mashtruar qe i mbajne keta palaco ne kembe me vota te blera, a ka mjaftueshem njerez te dobet qe skamja i ka perkulur ne pragje te shembura shpresash? Ka, pafund ka, dhe fali zot se s’dine c’bejne. Po ku jeni ju te tjeret? Sot duheni ju te tjeret, qe keta palaco te mos kalojne mbi fytyren time dhe tenden, te mos baltosin emrin tone e te Shqiperise ne dyert e botes, po duheni pra te tjere sepse jemi geni i pare ne pemen gjenealogjike te Europes se vjeter, te tjere te shtrengoni duar aleatesh ne emrin tone sepse asnje nga ne nuk eshte me i gatshem te behet zyrtarisht gazi i botes.

 

R.B.

[paypal-donation]