OPOZITA E “NGORDHUR”

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Problemi me sistemin politik në Shqipëri është sepse ky sistem është marrë peng nga një grusht i vogël personash të cilët influencojnë në të gjitha sferat e jetës së shqiptarve ne ekonomi, biznes, drejtësi media etj. Ky sistem ka 30 vite që xhiron në vend dhe drejtohet nga individë të kapur nga padrinot e tyre politikë agjenturor. Asnjë lider politik Shqiptar nuk punon për interesat Kombëtare sepse janë të gjithë të kapur apo influencuar nga të huajt apo shërbimet e huaja. Sot kemi një opozitë e cila ka dalë komplet nga shinat e realitetit dhe llogjikës, një opozitë e cila drejtohet nga një individ që jo vetëm është një analfabet politik por dhe një person i cili ndodhet aty ku është sepse e kanë marrë prej dore dhe e kanë vendosur në atë karrige.

Është një fatkeqësi që PD një pronë e Shqiptarve është marrë peng nga disa individë që skanë lënë gjë pa i bërë vendit tonë. Rama dikur në opozitë bënte dhe ai të njëjtën gjë me bllokime rrugësh dhe djegie gomash apo 21 janarin por pd e ka marrë këtë sport politik antikombëtar në një tjetër nivel në atë të konfrontimit civil. A ka poshtërsi më të madhe sesa nxitja e një lufte civile që Basha predikon dhe tenton të arrijë duke i përplasur njerzit me njeri-tjetrin duke bllokuar rrugët dhe duke goditur qytetarët sepse nuk i binden urdhrave të militantëve “qorra” që djegin goma ndalojnë ambulanca apo rrahin njerëz sepse thjesht duan të shkojnë në shtëpi! A ka politikë më “qorre” e një opozitari “qorr” injorant dhe dalldauk që s’di se nga lidhet gomari. A ka më tradhëti ti thuash shqiptarit “godit shqiptarin” për karrige politike?

Kjo opozitë e degraduar sjell gjithashtu nje qeveri te degraduar, sepse nje opozite reale e te forte pavarsisht sa numra ka, do ta vendoste edhe qeverine nen presion te jashtazkonshem. Rama sot noton i lire ne detin e korrupsionit dhe paaftesise per t’ju pergjigjur problemeve reale te shqiptarve sepse ka perballe nje opozite te shkalluar nga mendte e kokes, nje opozite e mbushur me militante delirante dhe llum politik, qe jane te gatshem ta godasin Shqiperine pas shpine sa here i kerkohet. Ky sistem i qelbur politik qe nuk prodhon elita (sepse eshte i marre peng), do vazhdoje te kontaminoje vendin dhe jeten e shqiptarve. Ky sistem duhet dridhur ne themel, sepse keta jane te gjithe bashkepuntor ne vjedhje dhe korrupsion ne kurrizin tone dhe te Shqiperise.

[paypal-donation]