Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Falini një protestë opozitës së dëshpëruar!

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Tashmë 8 ditë që studentët protestojnë, dhe politika c’nuk ka thënë e c’nuk ka bërë për ta përcarë, vjedhur dhe përdorur kauzën, aq sa tashmë kanë harruar që kërkuan “vettingun në politikë”.

Dhe u nis LSI në krye të herës duke kërkuar ndihmën e presidentit nga foltorja e studentëve, dhe u nis PD-ja duke kërkuar dorëheqje të ministres, a thua se shqiptarët nuk e dinë hallin e madh që i ka zënë për të penguar me cdo kusht krijimin e KLGJ dhe KLP, për të penguar rradhën e prangave që po u afrohet përditë e më shumë ndër kyce duarsh.

Por ka disa mospërputhje në kauz me zërin e lirë të studentëve, sepse PD-LSI dhe as PS nuk e bëjnë dot vettingun e pedagogëve, sepse pedagogë, rektorë e dekanë bashkë me ministra e parlamentarë janë të tërë “Doktorrë Shkencash” e asnjëri s’di të flasë mirë as shqipen, sepse “shkenca” e tyre është hajdutëria.

Dhe s’ka asgjë për t’u cuditur sepse i gjithë populli e di se cfarë klase maskarenjsh e ka në dorë këtë vënd, dhe i gjithë populli ka mbështetur pa rezervë këtë protestë.

Kryetari Lul, i gëzohet protestës me ngazëllim infantil, aq sa harron se edhe vetë ka një parti me dështakë, biznesmenë katranjosë, “doktorrë shkencash në mashtrim e hajdutëri”, disa të paaftë që i bën babi deputetë, dhe që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Disa militantë tru-shterpë që shfrytëzojnë kauza rastësore të grupimeve të ndryshme të lira si kauzën e organizatës “Reago” për uljen e cmimit të energjisë, si kauzën e të përndjekurve, si kauzën e marveshjes së detit, si kauzën e minatorëve, si kauzën e banorëve të përmbytur, si kauzën e banorëve të astirit, tani futen  në mes të studentëve.

Në fakt Luli dhe Monika kanë plot dy parti të paaftesh, dhe derdimenët pedagogë që kanë lënë në krye të arsimit si mentorë dhe udhërrëfyes të brezit nuk e kapin dot kurrë ritmin e kohës dhe të brezit, sepse tashmë ka ikur koha kur rinia mërgon, tashmë rinia kërkon hesap për ata që na mbajnë peng këtu, për ata që po na shkatërrojnë këtu, për ata që s’bëjnë asgjë këtu vecse vjedhin për të qeverisur dhe qeverisin për të vjedhur.

Po Edi është krye-hipokriti që mbështet po ashtu protestat e studentëve, me fjalë i mbështet “fjalë për fjalë”, por me vepra as që e mer mundimin tu japë një dokument zyrtar në dorë ku të shkruajë qartazi plotësimin e kërkesave të tyre, sepse me paratë e tyre ka paguar Ogertën për fasada në QSUT, me paratë e tyre ka paguar fasadat e të gjithë universiteteve në vënd, ka paguar dekanë e rektorë bilbilenj të partisë që e hedhin vallen si të duan në pronën e shtetit me lekët e studentëve duke i keqtrajtuar me LIGJ, po ka paguar edhe deputetët matufë si Zj. Eglantina Gjermeni e të tjerë të cilët kanë shpërndarë sa herë materiale për përkthim tek studentët, më pas i mbledhin e i botojnë si libra e studime të tyret duke përfituar edhe tituj edhe kredite akademike.

Këta të tre Edi, Luli dhe Mona e kanë kopsitur mirë këtë punë, pasi rektori Mynyr Koni një militant i LSI, Prof. Dhori Kule, Prof. Arben Gjata një militant i PS, Petrit Vasili i LSI, e të gjithë të tjerët po ashtu me tavat e tyre partiake të influencës, janë pikërisht këta që kanë firmosur doktoratura plagjaturë, kurikula pa standart shqipërime të shëmtuara nga kopje të akademikeve të huaj dhe cdo mënxyrë tjetër që nxin në sistemin arsimor shqiptar.

Ndërkohë Arta Marku ka rastin të tregojë sa i vlen lëkura. Prokuroria e përgjithshme tashmë duhet ta kishte nisur një “hetim kryesisht” duke filluar nga Ministrja e Arsimit e cila e ka dëmtuar sistemin shqiptar arsimor për 5 vite rrjesht si dhe reformën në këtë sistem me veprimet dhe mos-veprimet e saj, e cila ka kapërcyer kompetencat disa herë si në rastin e përfshirjes së LGBT në shkolla publike, si në rastin e tekseve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme, si në rastin e të punësuarve në arsim që nga zëvëndës ministri i dorëhequr me plagjaturë, që nga punonjësit e tjerë në Ministrinë e Arsimit, dhe në administriatën e arsmit të ulët të mesëm dhe të lartë të pakualifikuar ose të kualifikuar me plagjatura, vjedhje dhe mashtrim.

Kryeprokurorja Marku duhet të kishte filluar “hetim kryesisht” nga denoncimet publike për pedagogët. I duhen vetëm 4 përkthyes të licencuar (në Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frengjisht) kësaj Kryeprokuroreje për të kaluar në sitë të gjitha “veprat shkencore” të stafit akademik në sistemin e lartë arsimor shqiptar, për të nxjerrë të vërtetën kryesore të stanjacionit e madje regresit të këtij vëndi. Kjo e vëretë është tashmë e dukshme dhe ulëritëse, elita aktuale shqiptare është një hajdute e rëndomtë dhe ordinere që nuk prodhon asgjë vec padijes, dhunës e arrogancës në karrigen që ja siguron klasa politike po aq e paditur e dhunshme dhe arrogante.

Dhe ne jemi sot të gjithë bashkë me studentët, të gjithë bashkë kundër politikës, të gjithë bashkë të vjedhur nga Luli, Monika dhe Edi. Një kauz, sot vettingu i arsimit, që nesër të mos këndojnë më bibila partish nëpër auditore universitetesh.

 

R.B

Tagged
[paypal-donation]