Një zhgënjim për telenovelën Ruse “Ndëshkimi i Donald Lu”

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Dhe meqë telenovela Ruse me Ambasadorët Amerikanë që “ndëshkohen” nga Departamenti i Shtetit për punë “kundër interesave Shqiptaro-Amerikane” gjatë shërbimit në Shqipëri, vazhdon…na duhet të sqarojmë disa te vërteta për të apasionuarit e këyre telenovelave:

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Donald Lu që shërben si Ambasador i SHBA në Shqipëri që prej 17 Dhjetorit 2014, ka punuar më parë si Koordinator i SHBA mbi krizën epidemike Ebola në Afrikën Perëndimore. Po ashtu ai ka shërbyer para emërimit të tij në Tiranë si Ambasador i SHBA në Indi, Ajzerbaxhan dhe Kirgistan. Donald Lu ka 25 vite që shërben si punonjës i Shërbimit për Punët e Jashtme të SHBA në disa shtete si Pakistani, India, Gjeorgjia, Kirgistani, Ajzerbaxhani dhe Washingtoni. Ai ka shërbyer në Trupat Paqeruajtese si vullnetar në Sierra Leone, në Afrikën Perëndimore nga 1988-1990

Ai është nga Kalifornia dhe është diplomuar në Universitetin Princeton për Mardhënie Ndërkombëtare, universitet ku ka mbrojtur edhe titullin Master në Mardhëniet Ndërkombëtare.

Ai flet Shqip, Rusisht, Gjeorgjisht, gjuhen Ajzerbaxhanase, ate Urdu, Hindi dhe Krio Afrikano-Perëndimore.

Në njoftimin per “Emerimet e Derguara per Miratim ne Senat” te publikuar më 24 Maj 2018 nga Shtëpia e Bardhë thuhet se: “Donald Lu, Antar Karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, dhe i Klasit Ministër-Konsull, të caktohet Ambasador i Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA në Republikën e Kirgistanit. Për të gjithë ata që “nuk u pret puna” duhet thënë se kjo procedurë emërimi, kërkon ligjerisht nje afat nga disa javë deri në disa muaj, për miratimin nga Senati dhe hyrjen ne fuqi.

E gjitha kjo lidhet me situatën dhe qëllimet e SHBA në atë rajon dhe pregatitjen dhe përvojën që Z. Lu ka lidhur me rajonin.

Gjithsesi artëdashësit e telenovelave Ruse, mund të fshihen pas fantazive të tyre se, me protestat dhe letrat e “Dhallës” mund të mashtrojnë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit. Kushdo qofshin shqiptaro-rusët që fshihen pas regjive të tilla për të mashtruar opinjonin publik në Shqipëri si mënyrë për të realizuar qëllimet kundrapedal për stabilitetin në vend dhe ate rajonal, le të përpiqet pak më shumë.

Sigurisht se ata që ruajnë faqet e Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë për këtë lajm një ditë para një proteste në Kryeqytetin e Shqipërisë, ndoshta nuk e kanë shumë përzemër ti japin të gjitha detajet, ose ndoshta meqë misioni i tyre është pak larg misionit gazetaresk, mjaftohen me “shashkën paraprotestë” të rradhës.

Urime dhe suksese në seritë e tjera. Një ambasador tjetër po vjen. Kujdes, edhe ai mund të jetë po kaq “antishqiptar” sa dhe John Whithers, Alexander Arvizu, dhe Donald Lu.

R.B.

[paypal-donation]