Nje vit nga protesta tek “Petro Nini”!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Historiku i pronës së banoreve tek “Petro Nini”.

Banorët i kanë blerë këto shtëpi nga shteti në vitin 1953. Këto shtëpi ishin i njëjti model arkitekture që fillojnë nga Petro Nini e deri tek Vasil Shanto. Banorët ja blenë shtetit  kur u privatizuan,  ndërtuan në 1997, dhe kanë futur dokumentat për legalizim. Në 2009 banoret kanë paguar lekët e ndërtimit rreth 2 milion lekë të vjetra për legalizim por kurrë nuk u legalizuan.

Me marrveshjen e fundit të nëshkruar si sot një vit më parë ka akoma probleme me letrat, të paktën me një nga familjet tek “Petro Nini”. Bëhet fjalë për familjen e Blerta Dervishit, efektiven e policisë së shtetit. Ndryshe nga familjet e tjera që ë kanë marrë një dokument për shtëpitë e reja, familja e Blertës po has në probleme apo vonesa në përfundimin e letrave të pronësisë, në një pronë ku një palë e tretë pretendon pronësinë po në këtë pronë ku Blerta jeton me familjen dhe familjarët e saj.

Shpresojmë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe të zbatohet jo vetëm kontrata e nënshkruar por dhe premtimi që i është bërë Blertës për një apartament tjetër ku ajo bashkë me fëmijë e saj të jetojë, pa ju bërë barrë familjarëve të tjerë meqënëse bëhet fjalë për gati 10 pjesëtarë familjeje që jetojnë aktualisht në një apartament të vogël ku nuk dihet se kush zotëron pronësinë e vërtetë.

[paypal-donation]