Nje Kujtese ne 100 Vjetorin e Tiranes!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ervin Sefa

Tirana në 1920-ën ishte një nën Prefekturë e Durrësit.

Pas Kongresit të Lushnjës me shpalljen e saj kryeqytet erdhën nga gjithë Shqipëria njerëz të shkolluar që sollën intelekt dhe kapitale, të cilat në 20 vjet i dhanë tiparet që duhet të kishte Kryeqëndra e shtetit.

Nga ato vite trashëgojmë dhe ato pak ndërtesa me arkitekturë neoklasike që i japin pak shije qytetit.

Kjo prurje njerëzish u shoqërua vetëm me shkëmbime të ligjshme.

Në 1944-ën pjesa më e madhe e këtyre njerëzve që zhvilluan Tiranën u dëbuan dhe shpronësuan nga të ardhurit e rinj që do ti shërbenin organizimit të ri administrativ e ekonomik. Ndryshimi nga prurja e parë ishte që ishin kryesisht të pa shkolluar dhe nuk sollën kapitale por poseduan arbitrarisht pronat e atyre që përzunë. Më pas shumë prej tyre shkolluan veten dhe fëmijët e nipërit dhe e ndjenë madje veten zot të asaj që morën pa titull, sepse pjesa më e madhe e tyre nuk e dinin si përftohej prona.

Dyndja e tretë masive ajo e pas 1991-shit ishte një pjesë rikthim i familjeve të zmadhuara në tre breza të atyre që u dëbuan e shpronësuan në 1944-ën dhe një pjesë tjetër njerëz që e shihnin veten të pamundur për të jetuar në vëndet e origjinës, të cilët të joshur nga politika naive për të lejuar paligjshmërinë , grabitën ose blenë nga grabitësit prona pa titull. Tirana në vite është bërë një mish-mash i madh ku të vetmit të sakrifikuar dhe të denjë për të bërtitur “na u prish qyteti” janë ata që kanë respektuar të drejtat dhe detyrimet, pra “Tironcit den baba den” dhe ata që erdhën dy herë si zotërinj në Tiranë në 1920-ën dhe 1991-ishin duke sjellë vetëm kulturë dhe qytetari dhe duke u ndeshur me arrogancën dhe paturpësinë e pjesës tjetër, që ka kurajon dhe ti gjykojë.

Me pak fjalë njerëzit që popullojnë sot këtë qytet nuk ndahen në “Tironca” dhe “jo Tironca”, po në horra dhe jo horra.

[paypal-donation]