Një këshillë për ata që “luftojnë” kundër Soros!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku

Soros nuk është një “emër” por një fenomen i mirëpërcaktuar: elita bankare globaliste, që promovojnë vetëm ideologji neoliberiste, që çmontojnë shtetet sovrane, pasuritë e shërbimet publike, që zbehin identetet sovrane, kontrollojnë elitat politike, denigrojnë rininë, median, ojf, që alterojnë proceset demokratike, ekonomike e financiare, që zhveshin popullin nga kontrolli sovran, që përqendrojnë pushtetin në një oligarki vendase e kontrolluar nga jashtë, që deindustralizojnë e zhysin në borxhe të huaja, që krijojnë koloni importi, varfëri, papunësi, emigrim e shpopullim sistemik!

Kështu që të “luftosh” Soros, pa luftuar për mekanizmat e kundërt, është ose naive ose djallëzore.

Njësoj si në mesjetë, para shpikjes së antibiotikëve, ku mallkonin sëmundjet!

Por cila është kura kundër sistemit “soros”?

  1. Forcimi i pushtetit të popullit me dhjetëra mekanizma të demokracisë pjesëmarrëse, ku shteti togëzohet me popullin e ai kontrollon politikat publike dhe pushtetarët!
  2. Vetëm një shtet togëzuar në popull duhet të ndërhyjë direkt në ekonomi, duke ri/ industralizuar e modernizuar vendin.
  3. Shtet social e sovran, kundër privatizimeve të pasurive publike, barazi e liri, dinjitet e mireqenie pergjithshme e jo veç liri individuale falso e pa vlerë
  4. Rimarrja në kontroll të Bankës Kombëtare dhe bankave të nivelit 2të
  5. Politika monetare e industriale ekspansive keynesiane
  6. Rifillimi i bashkimit të “butë” kombëtar si alternativë realisite ndaj turqizmit, greqizimit apo sllavizimit.
  7. Bashkim i intelektualëve e ushtarakëve patriotë për organizimin e luftës ndaj oligarkisë dhe “miqtë” e huaj që po shfarosin kombin dhe popullin shqiptar!
[paypal-donation]