Nje Kamp Refugjatesh per hapjen e Negociatave

Bota Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Si e kuptojne shqiptaret politiken globale! Ne dekadat e fundit ajo qe na ka penalizuar si komb eshte mungesa e njohurise mbi gjeopolitiken dhe aktualitetet e dinamikat e politikes boterore. Duke qene te izoluar dhe te manipuluar nga sisteme qeverisese regresive qe kane bere poltika per llogari te nje njeriu, qofte ai Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, apo Edi Rama. Keto sisteme jane ndertuar dhe i kane sherbyer eksluzivisht kryetarit te qeverise, duke lene ne hije informimin, zhvillimin e vetdijes dhe ndergjegjsimin mbi realitetet paralele rajonale dhe boterore te te gjithe kombit.

Shpesh ka ndodhur qe te marim njoftim nga shtypi i huaj mbi ate qe ndodh ne Shqiperi, si ne rastin e armeve kimike, apo te marveshjes se detit me Greqine, ku ne rastin e pare kuptuam drejt rrezikun, e ne te dytin keqkuptuam perdorimin politik te “kauzes” nga Partia Demokratike. Ne te dyja keto raste Z. Rama doli dhe kerkoi falje per mungesen e informacionit ndaj opinjonit publik, nje qasje shume infantile dhe e papergjegjshme per nje kryetar qeverie.

Tashme na troket ne dere nje tjeter lajm mbi te ashtuquajturen “qender per luftetaret e huaj te ISIS ne Shqiperi” sipas eksponenteve te larte te opozites, te cilet ngulin kembe se ky eshte nje informacion i sigurte dhe eshte nje pazar i qeverise per te mare ne kembim celjen e negociateve me BE, gje qe cenon sigurine tone kombetare.

Pertej gazetave dhe portaleve te paguara per lavazh te masave brenda dhe jashte vendit, sa zyrtar eshte ky informacion?? A po e  perdor Partia Demokratike kete teze si nje shashke per te nxitur turmat kunder qeverise aktuale ne prag te hapjes se negociateve te Shiperise me Bashkimin Europian. A eshte kjo nje tjeter mesymje per destabilizm ne prag te kapjes se “peshkut te madh-kryeplakut te mafjes ne vend” i cili rrezikon te dekonsiproje pjesen me te madhe te njerezve publike pale me PD, LSI, PS ne Shqiperi??

Nga ana tjeter sa i zoti eshte kryeministri shqiptar per te bere pazare te ketyre permasave, kur gjithshka di te beje eshte te jape leje ndertimi me perqindje ne krye te bashkise, te jape koncesione qe denohen nga FMN dhe hetohen nga BE, te hape ekspozita me pikturat qe ben gjate mbledhjes se qeverise, te shperndaje leje legalizimi per vota??

Ne te gjitha rastet shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar qe reformat qe po ndodhin ne Shqiperi nuk jane me vullnet as i qeverise dhe as i opozites ne vend. Shqiptaret akoma nuk po kuptojne se tashme jane pjese e gjeostrategjise dhe gjeopolitikes globale qe nuk varen as nga Edi Rama e as nga Lulzim Basha. Dhe ashtu te painformuar shqiptaret nuk arrijne te kuptojne se ne bote jane dy pole ku luhet politika, lindja dhe perendimi. Shqiperia eshte thjesht nje aktor qe duhet te mare pergjegjsite e saj si pjestare ne njeren nga fushat e lojes.

Kjo eshte loje me dy fusha, ku njera ndez zjarrin dhe ja hedh tjetres ne forme refugjatesh (ne rastin e Rusise ndaj BE-se), ne forme politikanesh te shitur e te korruptuar te mbrojtur nga sistemi, ne forme monopolesh qeveritare, ne forme koncensionesh, ne forme mediash te shitura e te blera per lavazh te trurit te masave, ne forme gazetaresh multimilionere, ne forme oligarkesh ne sherbim,etj.

Shqiperia do te jete ose pjese e njeres skuader ne njeren ane te fushes ose pjese e skuadres tjeter ne anen tjeter te fushes. Pra shqiperia ose do jete pjese e lojes se USA-BE ose do te jete pjese e lojes se Rusise, eshte kaq e thjeshte. Sigurisht qe lufta ne Siri ka shume qellime, dhe terrorizmi eshte nje karte per te kamufluar cdo levizje dhe mesymje te aktoreve te medhenj ne loje, si ne rastin kur Rusia dergon nga Siria nepermjet Turqise qindra mijra refugjate ne kontinentin tone per ta destabilizuar paqen ne BE dhe per te percare politikisht e dobsuar ekonomikisht dhe ushtarakisht kontintentin e vjeter.E nese do te jemi pjese e planit Rus pro eleminimit tone si komb dhe shtrirjen territorjale Serbo-Greke ne Shqiperi Kosove Maqedoni e Mal te Zi ky eshte momenti i duhur per te besuar cdo shashke.

Thene kjo, e gjejme te nevojshme te informojme se ne Raportin Kunder-Terrorizmin te vitit 2016 te Departamentit te Shtetit, te publikuar ne Korrik 2017, thuhet shprehimisht se:

“Shqiperia eshte nje mbeshtetese shume e rendesishme e luftes kunder terrorizmit dhe vazhdon te jete aktive ne luften e kualicionit global kunder ISIS, me ane te donacioneve domethenese ne arme dhe municione.”

“Bashkepunimi i Policise se Shtetit Shqiptar dhe Njesise se saj Anti-Terrorizem me Departamentin Amerikan i Shtetit per Drejtesine (DOJ) dhe ICITAP eshte rritur se tepermi kohet e fundit. Po ashtu DOJ dhe OPDAT i financuar nga Departamenti i Shtetit vazhdojne te udheheqin dhe te asistojne trajnimin e prokuroreve, zyrtareve ne perforcimin e ligjit, investigatoreve financiar, analisteve te inteligjences dhe gjygjtareve.”

“Shqiperia eshte antare e Komitetit te Eksperteve per Vleresimin e Masave Kunder Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit (MONEYV AL) ne Keshillin e Europes, nje trupe rajonale e Task Force Financiare ne Veprim (FTAF).”

Sigurisht qe me deshtimin e kauzave te deritanishme per te ngritur turma kunder qeverise ne prag te hapjes se negociatave, e per me teper ne prag te ngushtimit te lakut te eksponenteve te larte te PD nga Reforma ne Drejtesi, se fundmi kemi degjuar edhe lakimin hapur nga keta te fundit te Prokurores se Pergjithshme si pale me pushtetin, edhe pse kjo figure mbeshtetet fuqishem nga te gjithe partneret nderkombetar. Patjeter qe me deshtimin e kauzes “shitja e detit” dhe kauzes “droge ne Ministrine e Brendeshme”, tashme me e favorshmja per nje moment kaq “imediat” per “peshkaqenet e medhenj” eshte “qendra per terroriste” qe mendohet se do ta ndezi turmen. Me humbjen edhe te kesaj “kauze” duket se opozita po i jep ne dore nje “karte” shume te forte qeverise Rama duke forcuar pozitat e saj brenda dhe jashte vendit, dhe per kete nuk jemi te qarte nese jemi serish ne permbajtje te marveshjes Basha-Rama “viti zero i katert” i klases politike shqiptare, apo thjesht ne mungese totale te opozitarizmit te vertete ne kete vend. Sidoqofte, ne te dyja rastet shqiptaret jane te zhgenjyer me produktin politik qe i drejton ne pozite dhe ne opozite.

Megjithate shqiptaret edhe pse shquhen per pasivitetin ne reagime per te mbrojtur te drejtat e tyre, duket se kete radhe po i refuzojne ftesat per “lufte civile” njera pas tjetres. Duket se tashme shqiptaret po kuptojne sistemin dhe antisistemin, duket se po kuptojne drejtimin dhe partneret strategjike.

E mbi te gjitha ne kete moment shqiptaret duhet te kuptojne se kjo eshte nje loje globale, risqet jane kudo dhe  ne duhet te marim pergjegjsite tona ne te mire te kombit tone. Jemi qytetare te botes dhe duhet te kuptojme vendin ku perkasim, pergjegjsite qe ndajme me te gjithe qytetaret e tjere te botes ku perkasim, ne ralitetin boteror te dites.

R.B

[paypal-donation]