KUNDER BE, SEPSE KJO ESHTE RRUGA DREJT TIJ!!!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Në të gjithë Ballkanin, muajt e fundit opozitat janë ngritur dhe po veprojnë “si nën komandë” në të njëjtën mënyrë. Kështu përvec protestave të dhunshme, dhe kërkesës për qeveri teknike, në kërkim të destabilitetit rajonal dhe largimin nga BE opozitat në Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, e së fundmi edhe serbët e Kosovës po aplikojnë braktisjen e parlamentit dhe mos njohjen e qeverive. Si duket Rusia po vepron fuqishëm duke investuar tek opozitat Ballkanike në kërkim të destabilitetit të brendshëm, me qëllim të përdorimit të këtyre situatave në politikat e saj të jashtme dhe forcimin e saj në rrang ndërkombëtar.

Ne Shqipëri protestat e “Opozitës së Bashkuar”, kanë dhënë tashmë disa produkte sa të cuditshme aq edhe “të pabesueshme”. Ajo që bën përshtyje është “shtrëngimi i rradhëve” dhe bashkëpunimi ndërmjet PBDNJ dhe PDIU, që duket në thelb totalisht i gënjeshtërt dhe pervers. Camët dhe Grekët kërkojnë “të bashkuar zgjedhje të lira në Shqipëri”? Ata nuk i rezistuan dot sharmit të Lulzimit dhe strategjisë së tij, sidomos Vangjel Dule thonë se u përlot gjatë “pëllitjes” së Bashës në oborrin e PD para militantëve të tij në përpjekje për të kënduar himnin kombëtar.

E megjithatë historinë në rradhët e opozitës dihet kush e bën, Saliu kërkon të përsërisë skenarin e Gruevskit duke tentuar të pushtojë me dhunë institucionet, është e rrallë që lideri historik i PD të qëndrojë për 3 orë rresht në të ftohtë e gaz lotsjellës duke pritur të bëjë kokë turku ndonjë deputet apo militant të vetin. Ndoshta tashmë ai e di se e ka të sigurt burgun, dhe për këtë arsye kërkon “të martirizohet si hero i demokracisë” dhe të arrestohet në mes të turmës së demostruesve, se sa të arrestohet në sallën e parlamentit si një politikan i korruptuar. Duket se protestat e opozitës bëhen gjithnje një ditë para seancave gjygjsore të të birit. Atëherë Saliu ka të drejtë që le mandatin që i jepte mundësinë të ndryshonte sistemin zgjedhor brenda parlamentit, dhe del e proteston me zjarr e shashka pa mandat para parlamentit. Po mos ndoshta ai as që merakoset fare për shqiptarët dhe sistemin zgjedhor të tyre, e aq më pak për zgjedhjet e lira. Ai e di shumë mirë efektin dhe rëndësinë e turmës, ai di ta manipulojë turmën, ai di ta përdorë militantizmin e verbër dhe tifozerinë e tij shurdhe, ai di ta amplifikojë zhurmën për asgjë duke sharë përbaltur e dhunuar, di të beljë shërbime gazetareske vendase dhe  të huaja për të ndotur me kronika e shkrime të porositura brënda dhe jashtë vendit, ai di të jetë një lider që vjen nga e shkuara dhe na udhëheq gjithnjë me sukses në kthimin pas tek ajo.

Por “Monaliza”, ah një kryevepër e artit femëror të tjerrjes së politikës moderne shqiptare. Ajo “ua përplas në fytyrë ndërkombëtarëve” duke fyer i me një fjalor ordiner, duke e ditur tashmë se si shqiptarët edhe bota i refuzon t’i besojë brrockullat e saj dhe të Lulit. Ajo thotë se vuan për popullin si populli, ajo është nje arritje, një perlë, një ndërthurje ndërmjet Kleopatrës, Mamicës dhe Sudes.

E sot askush nuk e kupton më cfar fshihet në godinën e mistershme të presidencës, a kemi aty vallë burrin e Monikës, apo mos kemi presidentin e Republikës? Po ky “burrë shteti” sa herë nuk është dakord me gruan, del e na bën deklarata publike, a thua se këta të dy nuk takohen në darkë në shtëpi, a thua se këta të dy flenë në tempullin e Olimpit dhe në kokën e krevatit i pëshpërit Zuesi i cili nuk i lejon të tradhëtojnë popullin dhe të tregojnë në vesh “cështje pune”. Po kujt t’ja rrëfejmë? Në cdo shtet ligjor ky quhet konflikt i hapur interesi.

Petriti Vasil është një ceshtje pak a shumë “mjeksore”, kushdo në sistemin shëndetsor e njeh mirë c’ka bërë në kohën e tij të lavdishme si ministër. Po tenderat e tipit “Vasil” nuk ndalen vetëm në shëndetsi, ato shtrihen kudo që shkeli ai që sot konsiderohet “kalorësi dhe frymëzimi i LSI” për drejtësi dhe zgjedhje të lira. Por “detajet” nuk shpëtojnë pa u parë, “kalorësi i drejtësisë” nuk u paraqit për të dhënë versionin e tij mbi “tenderat Vasilë në Ministrinë e Drejtësisë së tij” në kohën e tij. Po pse Vasil? Por vjedhjet tuaja s’kanë rëndësi doktor, të keni shëndetin se do ju duhet në burg.

Këta duket sikur vijnë paketë sepse populli kurrë nuk kuptoi “filozofinë” e Ndokës së madh, nuk kuptoi dozën “e lumturisë” së Shehit ne formulën “pace-pilaf-dopjo-parlament”, nuk kuptoi pastërtinë e Mediut mbuluar me blozën e Gërdecit, populli nuk i kuptoi kurrë pushtetarët, e sot as bota s’po i kupton më këta palaco, cfar kërkojn tjetër këta makutër?

Eh këngët u thuren vetëm trimave, ama këtyre tanëve populli ua këndoi mirë kësaj rradhe. Dhe i urti popull në rrjetet sociale sot këndon: “plasi pushka, u ndez flaka, janë bërë bashke m..i dhe k..a”, sepse këta kanë hedhur ne erë fjalën, besën, urtësinë, mencurinë, traditën, kulturën dhe inteligjencën e një kombi të tërë. E historia do ju qeshë e do ju tallë o të marrë politikanë.

Dhe kanë një qasje perfekte në mënyrën e tyre të të funksionuarit. E gjithë bota që është kundër con fjalë me ambasadat e saj duke dënuar dorëzimin e mandateve, por këta ambasadat i kanë “të skeduara” si të shitura tek pala tjetër. Dhe cohet bota në intervista direkte dhe delegacione nga Brukseli, Berlini, Ëashingtoni duke dënuar dorëzimin e mandateve, dhe pastaj Luli më i fortë se kurrë u thotë “mos na kërkoni të bëjmë për popullin tonë atë që nuk bëni për popullin tuaj” sepse Lulit duhet t’i thotë dikush se bota nuk e ka vjedhur e vrarë popullin e saj, se bota që 29 vite ndërton dhe nuk djeg e bastis vëndin e saj, sepse tezat “jemi kundër rekomandimeve të Europes sepse e duam Shqiperinë si gjithë Europa” janë tallja e fundit që do të mund të bësh me këtë popull dhe me këtë vend Lulzim djali.

E të lënë në mëshirë të fatit, shqiptarët nuk dinë nga ti kthejnë më sytë, sepse Rama “Skënderbeu” i Elisës nuk ka lidhje me poltik-bërjen, ai vendos ciliminj në krye të përfaqsisë tonë para botës, ai vendos Erionin të mbjellë mal më mal Tiranën me pemë pa fund, dhe të mbjellë pllëmb më pëllmb qëndrën e Tiranës me kulla pa fund, Erioni i landfilleve, Fusha shpk, e aferave korruptive pa fund. Ai vendos “Dakon akullore” të mbjellë beton mbi qendra arkeologjike të vjedhë toka fonde e vota. Ai e vendos nga hici “Elisën në botën e cudirave” drejtoreshë doganash dhe e paguan me paratë e shqiptarëve për të menaxhuar doganat shqiptare, nga ana tjetër paguan po me paratë e shqiptarëve “Croën Agents” për të mësuar “Elisën në botën e cudirave” si të bëjë punën e drejtoreshës, po kjo “Elisa në botën e cudirave” tashmë qenka e denjë për një ministri që një zot e di se për cfar u shërben shqiptarëve. Rama na jep ministër Klosin që përton të hapë edhe gojën, ama ashtu fjetur thonë kërkon “gjoba” për listën e kandidatëve për deputet të zonës së tij, eh Rama nuk i pëlqen listat e hapura sepse askush me mënd në kokë, nuk mund të ndjekë një të cmendur egzibicionist që bën gjithshka për pak vëmendje e pushtet.

Kësaj rradhe populli s’ka c’të humbasë më, ndaj është gjithsesi i fituar që njëra palë doli një herë e mirë nga sistemi i ndyrë që krijoi për ne. Sistemi kundër vetvetes është vetëm fitore për popullin e skllavëruar dhe të lënë jashtë sistemit. E sipas të gjitha gjasave kësaj rradhe negociatat do të hapen vetëm për të përjashtuar një herë e mirë nga mburoja politike, kriminelë si Saliu, Mona, Luli e shokë, sepse ky vend ka shumë për të dhënë e për të bërë, për veten dhe aleatët e saj te vyer.

R.B.

[paypal-donation]