Ndal Urretjes! Duaje Shqipërinë.

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

 

Shqipëria më shumë se për kritika, ka nevojë ta duam dhe të dimë ta duam.

Dhe kur them të dish ta duash Shqipërinë, do të thotë të dish të duash Shqipëtarët, dhe të dish të duash, duhet pikë së pari, të dish të kuptosh gjithësecilin dhe cdo këndvështrim të tyre.

 

Kam bërë një reflektim mbi të gjitha “luftrat” që kemi mes njëri-tjetrit, dhe shikoj se problemi kryesor është se gjatë një bisede apo debati, gjëja e parë që bëjmë është “të mbrojmë” anën tonë të debatit, kundra “armikut”. Tek disa është më e theksuar dhe tek disa me pak.

Ajo që kam vënë re, është se duke na munguar dëshira për të kuptuar tjetrin, bëjmë më shumë dëme se të mira, qoftë edhe kur themi një të vërtetë ose jo, sipas nesh.

Po sikur..?!

Pra po sikur të heqim termat “komunist”, “i majtë”, “i djathtë” , “Katolik”, “Myslyman” , “Bektashian” apo “i pa fe”, pra sikur ti zhdukim këto terma që në vetvete s’kanë asnjë vlerë reale, do të zhvendosej shumë më lehtë e tërë biseda dhe arsyetimi, në cfarë na vlen dhe cfarë jo.

Kam vënë re, tek “kundërshtarët” e mi, se në fakt janë njerëz interesant dhe kanë të njëjtat probleme si unë, kanë të njëjtat dëshira dhe përplasin kokën me jetën, si unë, por janë gati të më kundërvihen sepse ose më kanë etiketuar mua si kundërshtar, ose kanë etiketuar veten në një “zonë”.

Dhe është ky momenti kur vija llogjike bie, pasi duan të ruajnë “krenarinë” e “grupit”, apo e kundërta.

 

Njerëz, ne kemi vetëm një “grup” që vërtet vlen, Shqipërinë dhe humanizmin, të tjerat janë targa që dikush diku, na ka veshur, apo ja kemi veshur vetes, po për interesa që s’janë tonat.

 

Le ta provojmë, (thjeshtë si eksperiment ose lojë) që gjithcka flasim apo diskutojmë, të ketë në qëndër, në thelb, jo urrejtjen ndaj një njeriu apo grupi, por dëshirën për ta bërë më mirë.

Njerëz po tranformohemi si qënie pa asnjë përfitim, që vërtet vlen.

Pra po përdoremi keqas, turpshëm, shëmtuar.

[paypal-donation]