McCain një “pikëllim i përbashkët Facebook-jan” i kastës politike!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Më 25 Gusht shqiptarët humbën një mik besnik dhe aleat me zë në NATO. Senatori McCain do kujtohet gjithnjë si një nga figurat kyce që ndikoi dhe mbështeti clirimin e Kosovës. Ai nuk u kursye kurrë dhe u vu në shërbim të lidershipit shqiptar në Kosovë me qëllim mbështetjen maksimale dhe rimëkëmbjen sa më parë të Kosovës si shtet i pavarur. Ai i deshi dhe i mbrojti shqiptarët në nivelet më të larta të politik-bërjes botërore.

Në shumë vënde të botës u zhvilluan homazhe dhe nderime në kujtim të Senatorit McCain, sepse ai ishte një mik i lirisë dhe paqes në botë, ai mbështeti demokracitë e reja e të vjetra nga sulmet dhe ndërhyrjet e Rusisë për destabilizim. Ai luftoi fort për pamvarësimin e popujve dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë globit. Senatori McCain ia dedikoi jetën vendit të tij, dhe kontribuoi për paqen dhe lirinë në të gjithë botën! Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve kudo në Kosovë, Shqipëri, Amerikë dhe në mbarë botën duke dhënë kontributin e tij në antarësimin në NATO të Shqipërisë dhe rajonit tonë.

Ndërkohë që bota bënte homazhe për këtë figurë të shquar të politikës globale, liderët shqiptarë në të dy anët e kufirit u mjaftuan me nga një status në rrjetet sociale, duke vënë barazimin ndërmjet këtij lideri gjigand botëror (që arrin të përcojë mesazhe edhe në ditën e funeralit të tij) dhe të gjitha ngjarjeve dhe reagimeve të tjera që postojnë aty për cdo ditë tjetër.

Sa harbutë qënkan këta lider, që rendin pas kujtdo që ka një post dhe një shanc për t’u dhënë, dhe anashkalojnë cdo burrë shteti – hero që në ditët e tij të fuqisë u qëndroi në krah në momentet më të këqija, por sot në ditën e pafuqisë së tij të madhe, për ta vlen sa një status në Facebook dhe Twitter.

Por shqiptarët janë komb i fisëm, mirënjohes, miq me zemër e shokë me shpirt. Shqiptarët, deshën apo s’deshën liderët e “defterëve të qokave” i gjënden gjithmon pranë mikut, me respekt, devotshmëri dhe falenderim, sepse miku në traditën tonë është i shenjtë! Dhe shqiptarët e nderuan Senatorin sepse ne e nderojmë mikun! 

Dhe kur liderët tanë duhet të organizonin ceremoni zyrtare ngushëllimi, të ulnin flamurin në gjysëm-shtizë, të udhëtonin me ngut për t’ju gjëndur pranë mikut, të ishin aty për familjen e tij sepse ai ishte gjithmonë aty për ne; ATA, “liderët”, diku në “kolltukun e moskokcarjes” shkruanin “për pikëllimin e tyre telefoniko – Facebook-jan” për mikun tonë të madh, me telefonin që fort me përtesë e nxjerrin nga xhepat e rëndë prej “agallarësh”.

Liderët shqiptarë që nuk lanë rast pa vrapuar pas McCain, Klinton, Bush, Obama, madje edhe pas faqeziut anti-shqiptar dhe pro-rusit me idjotesk aktual në Shtëpinë e Bardhë rendën e desh thyen këmbët, kush e kush të dalë i pari në foto, kush të thotë një fjale të zgjuar tek CNN (God forbit him to become 45th president of USA) që i erdhi më pas bumerang dhe e uli serish në gjunj për një foto, e madje pati nga ata që rrugës duke vrapuar u kapën nga flet-arrestet e miqve të vetë faqeziut te ri zëngjin në Shtëpinë e Bardhë.

Pikëllimi në statuset e tyre, një komoditet mos-mirnjohësish:

Ramush Haradinaj: “Familja humbi te dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova humbi mikun e cmuar, pa te cilin rrugetimi drejt lirise do te ishte i veshtire. McCain do ta ket vendin e nderit ne kujtesen shteterore te Kosoves”

Hashim Thaci: “I gjithe populli i Kosoves dhe une u jemi bashkuar dhimbjes se familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta te Senatorit Amerikan John McCain. Nje nga udhetimet e tij jashte vendit ishte ai i vitit 2017 ne Kosove, kur une i dhashe atij urdhrin me te larte te merites.

Ilir Meta: “Ndarja e Senatorit McCain eshte nje lajmi hidhur per mua dhe per te gjithe shqiptaret. Ai i sherbue lirise dhe te drejtave te njeriut ne bote dhe vecanerisht ne Ballkan. Ishte nje nga mbeshtetesit e ceshtjes se Kosoves dhe kauzes per lirine dhe pavarsine e saje. Nje nder mbeshtetesit kryesor te antarsimitte Shqiperise dhe rajonit tone ne NATO”

Edi Rama: “Ai ishte nje mik i mire i Shqiperise me te cilin kemi bashkepunuar e ndare mendime te njejta”

Lulzim Basha:  “Me ndarjen nga jeta te Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi nje mik te madh”

 

R.B

Tagged
[paypal-donation]