Loja politike në Kosovë!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë janë ekstremisht të rrezikshme për vendin. Në një kohë kur e gjithë bota po lufton më koronavirusin Shqiptarët e Kosovës ashtu si Shqiptarët e Shqipërisë nuk e ndalojnë  luftën e tyre për pushtet. Nga e gjitha kjo situatë çuditesh me faktin sesi Mustafa i kërkon mocion mosbesimi një qeverie I cili është vetë pjesë e këtij koalicioni kaq të freskët.?

Çfarë loje po bën Mustafa apo Albini? Dhe pse?. Nga deklaratat e tyre dhe qëndrimet e Albinit apo Mustafës kohëve të fundit vëren se Albini i ka qëndruar ligjëratave të tij, të paktën është për një treg të përbashkët ekonomik Shqiptar, dhe jo për minishengenin ballkanik që i jep përparësi politike dhe ekonomike serbise. Ai gjithashtu nuk është për heqjen e plotë të taksës qëndrim ky dhe pse presioni i adminstratës së Trump dhe jo Amerikan ka qenë dhë është i madh e afron Albinin më Haradinajn në parim dhe princip dhe pse nuk e kuptoj pse Haradinaj bie dakord me Mustafën kur ai është pro heqjes së taksës për mallrat serbe.? Kjo miq është një lojë e pisët dhe e ndyrë politike që po ndodh në Kosovë aktualisht, duke pasur parasysh dhe konteksin e kohës që po zhvillohet kur e gjithë bota është gjunjëzuar nga virusi.

Unë personalisht nuk mbështes Albinin por absolutisht mbështes dhe duhet të mbështesim cilindo që mbron sovranitetin e Kosovës. Në këtë pikë Albini dhe Haradinaj përputhen shumë në mbrojtjen e sovranitetit dhe mos heqjen e taksës. Unë mendoj dhe shpresoj që ka ardhur koha që ky lëmsh politik në Kosovë të krijojë dy kampe politike, ku në njërën anë të bëhen bashkë ata që me të drejtë nuk duan ta heqin taksën dhe të mbrojnë territorin dhe nga ana tjetër ata që janë për heqjen e taksës. Serbinë miq nuk po don ta ndaloj kush me axhendën e vet antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës.

Pse ne duhet ti bindemi kujt, dhe aleatit tonë Amerikës në këtë rast kritik dhe jetik për tu mbrojtur nga një armik shekullor si serbia në të drejtën tonë legjitime dhe morale si Komb.? Ku janë vizat për qyteyarët e Kosovës me BE pasi sakrifikuam mijëra hektarë tokë me Malin e Zi? Pse duhet të bëjmë vetëm ne lëshime dhe të jemi më të sakrifikuarit në rajon dhe rrimë në vend numëro.? Si mund ti sigurojmë serbëve ne tregun në këmbim të asgjëje.? Këtij përbindëshi shekullor që ka në plan të parë politik shfarosjen e Kombit Shqiptar.?

Kjo politikbërje miq që po ndodh në Kosovë i shërben vetëm serbve, një polikë e kapur dhe e përçarë deri në kockë. Duhet ta kuptojmë që kjo situatë është më kritikja që pas pavarësisë, dhe këtë duhet ta kuptoje mirë  politika në Kosovë sepse populli është kundër heqjes së taksës dhe kundër shkëmbimeve territoriale dhe miqtë tanë Amerikanë duhet të na mbeshtesin për këtë gjë dhe jo të na bëjnë presione kur fajtori kësaj situata është vetëm serbia. Vëllezër dhe motra, mos humbim në paqe çfarë fituam me luftë. Serbia vetëm kështu mund të fitojë me ne në kohë paqeje se me luftë dinë mirë ata se ku e kanë vendin. Të fitojmë dhe në paqe miq.!

[paypal-donation]