Loja e pisët me Kosovën!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Që me ardhjen e Ramës në pushtet dhe Thacin President dhe Kryenegociator, Kosova është hapur për pazar me serbët. E vërteta qëndron akoma e fshehur edhe pse tradhëtarët kanë dalë zbuluar se kush donte të bënte pazar me kufinjtë e Kosovës. Por po të shikojmë faktet tradhëtarët kanë dalë hapur gjithmonë dhe pse me djallezi. Thaci është kryetradhëtari i kësaj cmëndurie i cili hodhi tezën e tij për ndryshim kufinjsh, një ide e cila e kapi në surprizë faktorin perëndimor, sepse po artikuloheshe nga kreu i shtetit të Kosovës. Thaci me shumë dinakëri hodhi tezën e tij se do merrte komunat në jug të Serbisë dhe pasi mendoi se opinioni publik ishte gati i përpunuar ai deklaroi që veriu Kosovës ishte dhuratë nga Rankovici dhe që ne s’duhej të binim viktima të dhuratave të serbëve, dhe këtu ishte qëndrimi zyrtar tradhëtar i Thacit. Rama me shumë finokëri ka mbajtur gjithmonë qëndrim të heshtur dhe pse ka qenë shumë aktiv me Aleks Sorosin djalin e George Soros me ndërmjetësime midis Shqipërisë Thacit dhe Serbisë. Loja ka qenë shumë e djallëzuar shumë e hollë dhe jo vetëm kaq por me ndryshimin e kufinjve këta do e shisnin si marrveshje historike midis shqiptarëve dhe serbve dhe me shumë gjasa Rama dhe Vucic do pretendonin dhe cmimin Nobel per Paqe dhe respektivisht të dy do qëndronin në pushtet për shumë kohë. Por Zoti është me ne. Dhe gjaku i shqiptarëve s’mund të jetë pazar i disa halabakëve që hiqen si Skenderbenj në kohë paqeje. Haradinaj po lufton fort dhe duhet thënë që lufta e tij jo vetëm ka përkrahjen e të gjithë shqiptarëve por ai me këmbëngulje dhe kurajo po cimenton pavarësië e Kosoves e cila ka qenë e dhimbshme dhe ka pasur një kosto të jashtëzakonshme njerëzore dhe materiale deri tani. Po ashtu duhet përshëndetur dhe nisma në Parlamentin e Kosovës për një tribunal për krimet e serbëve në Kosovë. Qeveria e Haradinajt meriton mbështetje maksimale nga të gjithë ne sepse jo vetëm po e con në vend dinjitetin e Kosovës dhe të vrarëve dhe dëshmorëve të rënë për të por sepse ky është një moment kyc për të gjithë shqiptarët, konsolidimin e shteti të Kosovës në cdo centimetër katror të saj territorial. E sigurtë është që Rama dhe Thaci pasi dështuan me  idenë e djallëzuar për korrigjimin e kufirit do dalin si patriotë të përligjur dhe se bëë gjithcka për ta shpëtuar Kosovën. Rama gjithashtu dje me një gjuhë nihilisti ofendoi rëndë Kryeministrin Haradinaj, në fakt Rama nuk di se cfarë është lufta se sikur dhe Thaci këta të dy nuk do luftonin kurrë për atdhe sepse janë kryekëput tradhëtar dhe frikacakë që flenë në xhep të të huajve si zarë. Dhe paramendoni pak Rama hiqet Skëndërbe në mes të paqes, këto janë këllirat më të medhenj kombëtarë.

Tagged
[paypal-donation]