KUR KORRUPSIONI PERVESH MENGET

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

(Trashëgimtarët e rinj të politikës së korrupsionit)

Të punosh në post publik do të thotë të punosh për vete por sidomos për të tjerët; për të moshuarti por sidomos për fëmijët; për të pasurit por sidomos për të varfit; për mirnjohësit por sidomos për mosmirnjohësit. Të punosh në post publik është sakrificë dhe fisnikëri, sepse ti del mbi veten e punon për ata që të duan e sidomos për ata që s’të duan, të punosh aty duhet të jesh patriot si qëmoti, mëndjehapur, largpamës të kultivosh durimin pjekurinë dhe qytetarinë e vërtetë.

Por ne s’kemi të ngjarë të kemi kësi djem e vajzash në poste publike. Sepse ne kemi Edin, Lulin dhe Ilirin. Luli është trashëgimtari i parë i ri i politikës së korrupsionit, të tjerë po bëhen gati të “hidhen në treg”. Ashtu si Luli është sot vija fundore e mbrojtes së Saliut para drejtësisë, ashtu po pregatitet të hidhet në tregun e trashëgimtarëve të politikës së korrupsionit edhe Erjon Veliaj i cili do të jetë po ashtu vija fundore e mbrojtjes së Edit para drejtësisë.

Por ne as që mund dhe as që duam të shpikim fakte. Ja disa të dhëna të enteve publike të të dhënave online të thesarit të shtetit, dhe informacione të tjera publike që faktojne korrupsionin “me mëngët përveshur” të Erjon Velisë.

Drejtuesi i Ekovolis Ened Mato, administratori i Kampit të Jalës së Mjaftit të Erjonit, i Jalës së G99 të Erjonit dhe i Jalës së Rinisë Socialiste të Erjonit. Ky person ka qënë Anëtar i Bordit Drejtues të G99, Organizator i Fushatës Elektorale të G99 në vitin 2009, si dhe kandidat për deputet për Tiranën për G99. Përpara krijimit të G99 Z. Mato me anë të organizatave dhe shoqatave “sezonale” te krijuar enkas ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës, dhe cdokush mund të mendojë se në këtë mënyrë indirekte është bërë edhe financimi i Mjaft, G-99 dhe Erjon Velisë me paratë publike të Bashkisë Tiranë. A është Ened Mato kandidati i Erjonit “Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër” për Bashkinë e Tiranës? A është ky një zinxhir i pandalshëm i korrupsionit me paratë publike të taksapaguesve shqiptarë?

Po ashtu babai i Ened Matos, Z. Xhemal Mato drejtues i Ekolëvizjes është i vetmi “ambjetalist i shoqërisë civile” i cili mbrojti ligjin për importin e plehrave ndërkohë që gjithë shoqëria shqiptare ishte kundër.

Në fushatë për Erjonin. Majtas Ened Mato, në qëndër Erjon Veliaj, djathtas Xhemal Mato.

Me të ardhur në krye të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj kontraktoi kompaninë Fusha duke i dhënë miliarda lekë fonde të bashkisë (referuar portalit të thesarit të shtetit për transaksionet e kompanisë për periudhën 2015-2018) për projekte të ndryshme gjatë viteve (po kështu bëri edhe Mirela Kumbaro dhe besnikë të tjerë të Edit në pushtet) duke ja rritur fitimin firmës në miliarda leke.

Te dhena nga Thesari i Shtetit per Transaksionet per Periudhen 2015-2018

Por skema është zgjeruar tashmë dhe me futjen në lojë të Eco-Tirana e cila ka marrë nga krijimi i saj në 2016 e deri në Korrik 2018 miliarda lekë, skema është profilizuar në “partnerë të Edit” dhe “partnerë të Erjonit”; që do të thotë se tashmë me pastrimin e Tiranës meret eksluzivisht vetëm Eco-Tirana (ku “kumbar” është eksluzivisht Erjoni), ndërsa me ndërtimet meret eksluzivisht vetëm kompania Fusha (ku “kumbar” është eksluzivisht Edi).

Te dhenat nga Thesari i Shtetit per Transaksionet per Periudhen 2015-2018

Eshtë mjaft e thjeshtë, tashmë Ecovolis dhe Ened Mato ka projekte direkte me Eco Tiranën duke e qarkulluar lekun nga buxheti i Bashkisë-Erjoni, drejt Eco Tirana, më pas drejt Ecovolis, e në fund në xhepin e 99- shave si Erjoni dhe Mato.

Të gjitha këto para publike shkojnë jo vetëm për llogaritë e tyre por edhe për lobimet për Certifikata Dekorata dhe Cmime ndërkombëtare të paguara për ngritjen në karrjerë të këtyre palo “mëng-përveshurish” që duan ta përqëndrojnë pushtetin në dorën e tyre “me qark të mbyllur” me cdo kusht.

Vetingu di gjithcka dhe vetëm Kulla e Sahatit të Tiranës e ndan nga zyra e Z. Veliaj, por ajo që e shpëton Erjonin dhe Edin edhe në këto zgjedhje është fakti se falë Lulit ata nuk kanë rivalë. Duroni njerëz, dosja është gati.

R.B.

 

[paypal-donation]