KOSOVA DHE SHQIPËRIA

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Të dyja shtetet shqiptare morën një goditje të fortë ekonomike, sociale dhe politike nga Bashkimi Europian javën e fundit. Goditja e parë ju bë Kosovës para një jave kur BE u angazhua fuqimisht që takimi në Shtepinë e Bardhë midis Thacit dhe Vucic për një marrveshje të gjerë ekonomike të dështonte sepse zyrtarë të lartë të BE nuk ishin pjesë e kësaj tryeze, dhe me të drejtë sepse BE jo vetëm ka qënë faktor antishqiptar por vazhdon  dhe sot me politika të mirëfillta antishqiptare. Pastaj e kishte rradhën Shqipëria e cila duhet të qëndronte e izoluar pas 1 Korrikut ndërkohë që BE hapi kufinjt me shumë shtete të huaja përfshi Serbinë dhe Malin e Zi në Ballkan. Por ne u penalizuam ekonomikisht që mos hapim kufinjt me BE nga disa burokratë të vjetër europianë që akoma mendojnë me mentalitetin e një mesjetari, dhe që i dhanë një goditje të fortë ekonomisë sonë duke e asfiksuar totalisht turizmin e huaj për këtë vit.

Sot ne po vuajmë pasojat e një vendimi të padrejtë të rradhës nga ana e BE, duke ndenjur të izoluar ekonomikisht dhe politikisht brenda kufinjve tanë. Bashkimi Europian i detyrohet shumë popullit shqiptar ndër shekuj, me politikat e egra që ka ushtruar ndaj një populli të varfër  që dhe pse dikur ka mbrojtur Europen nga osmanët. Por politika apo diplomacia nuk funksjonojnë me drejtësi nqs nuk ke fuqi ushtarake apo ekonomike të marrësh të drejtën tënde.

Ne sot si shqiptarë jemi mbi të gjitha të braktisur nga klasa jonë politike dhe pastaj nga të huajt.  Problemin e kemi me klasën tonë politike sepse është një klasë e cila shet dhe përdhos interesat kombëtare për pak lekë apo pak pushtet. Serbia duke ditur të mbroje interesat e saj shtetërore dhe pse ka shumë borxhe ndaj nesh përsëri vazhdon të përparojë ekonomikisht dhe e sigurtë drejt BE. Kurse ne presim që t’i dhimbsemi të huajve e të na ndihmojnë,  a thua jetojmë në një bote utopike. Miq, dinjitetin tonë do e fitojmë pasi të kemi shporrur politikanët bastardë që kemi, dhe pas kësaj duhet ti tregojmë Bashkimit Europian të mbajë vendin që i takon. Por kjo nuk do të arrihet kurrë pa një lëvizje të fortë mbarëkombëtare që mbron fort interesin patriotik. Dhe kjo arrihet vetëm me mbështetjen e shqiptarëve të ndershëm.

Tagged
[paypal-donation]