Kopshti Zoopolitik Shqiptar

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

U bene kohe tashme qe opozita shfaqet e hutuar, e paorganizuar dhe teresisht e corjentuar. Sikur te mos mjaftonin te gjitha deshtimet e njepasnjeshme, tashme eksponente te larte te opozites kane “shpikur” edhe nje tjeter menyre shfajsimi per reagimet opozitare pa as me te voglin efekt.

 

Ne fakt dje e ftuar ne studjon e gazetares Ola Bruko, deputetja e PD Zj. Jorida Tabaku leshoi nje tjeter “gafë” qe dukej e menduar mjaft mire. Zj Tabaku deklaroi se opozita eshte hedhur ne aksion politik ne terren duke bere protesta ane e kend vendit, protesta te cilat me pas finalizohen me aksion parlamentar per te propozuar ndryshimet e duhura ne legjislacion apo vendimmarrje. Zj Tabaku ose nuk njeh hirarkine institucionale, ose eshte e ngarkuara “per te folur me norme” e PD. Ne nje vend normal opozita politike e ben opozitarizmin fillimisht ne rruge institucionale pra ne parlament ne rastin konkret; dhe ne mungese te reagimit qeveritar organizon protesta dhe mosbindje civile. Kjo eshte rradha e punes Zj. Tabaku, te ndash kekun nga byreku; qe ne situaten tuaj kuptohet qe eshte sfide dhe totalisht e pamundur.

 

Sigurisht ne Shqiperi kur opozita e tkurrur e atrofizuar dhe e lodhur nga skandalet pa fund brenda saj, dhe lidhjet me sistemin e korrupsionit shumvjecar qe ka bastisur kte vend dhe kte popull per 28 vite; tashme ka ardhur koha e “pashait te madh”. Dhe “si per dreq” po dje ne nje nga aktivitetet pompoze te PS, te mireorganizuara ne detaj per te nxjerr kryeministrin “hero te popullit” pati edhe nje “superbatute” te ketij te fundit. I lutur nga mikrofoni i “publikut” nga nje militant i PS qe te mos e leshonte me karrigen kryeministrore, Z. Rama deklaroi “mos kini frike, se, sa te kemi “maçokun me çizme” “lejlekun” dhe “dhelpren dinake” te zoopolitikes shqiptare, ne qeverisim edhe per 1000 vjet te tjera”

 

Dhe sigurisht qe krahasimi i Zj. Kryemadhi me maçokun me çizme, i Z. Basha me lejlekun, dhe i Z. Berisha me dhelpren dinake eshte gjetje mjaft atraktive per militantet e PS qe kenaqen me “perrallat kryeministrore” dhe nje vend pune ne shtetin hibrid te nje “kryeministri pasha”.

 

I shquar per karizmen e tij, kryeministri performon akrobaci elitare ne shfaqet e tij publike. Ai bash si nje Majmun Makaku, i le me goje hapur te gjithe militantet kur kercen nga dega ne dege, per te mbuluar padrejtesite shteterore qe i ben ktij populli, dhe per te treguar se sa mire po punon per kte vend.

 

E keshtu ne “kopshtin zoopolitik” shqiptar “Majmuni Makaku”, “Dhelpra dinake”, “Lejleku”, dhe “Maçoku me çizme” jane kthyer ne bashkepronar te paligjshem, te cileve u nderthuren interesat kryq e terthor me njeri-tjetrin. “Kopshti yne zoopolitik” qe na krijoi kte xhungel te eger, ku ne mbyllim syte, veshet dhe gojen cdo dite ne skarificat tona per ta, duhet futur ne karantine per nje spastrim thelbesore zhdukje te paraziteve qe ne gerryejn kockat e na hane jeten perdite. Epoka e qeverisjeve vampire kuturu duhet te mbaroje ketu.

R.B.

[paypal-donation]