Komuniteti LGBT ne shkollat publike ne Shqiperi

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nje paralajmerim per antikushtetueshmeri ne sistemin arsimor shqiptar

 

Modeli i edukimit qe shkel mbi ligjet shqiptare dhe parimet themelore te te miturve.

Ne muajin Mars te ketij viti Ministria e Arsimit te Shqiperise ndermori nje iniciative kunder bullizmit, duke bere me kete rast nderthurjen e kurikulave ne shkollat publike te vendit me leksione nga pjestare te komunitetit LGBT. Lidhur me kete ka patur reagime dhe debate te shumta nga eksponente politike dhe te shoqerise civile, si dhe nje shqetesim dhe proteste te dukshme te prinderve.

Ne ditet e para te Prillit Z. Leonard Dedej, Kryetar i Levizjes “Shprese Kombetare” dhe nje figure e njohur e shoqerise civile, sebashku me aktivistet e tij ngriten flamurin e LGBT ne Ministrine e Arsimit. Ky veprim ishte nje shenje proteste qe vinte ne dukje mosdakordesine e shqiptareve qofshin prinder, nxenes apo mesues per nderhyrjen e komuniteteve te caktuara ne leksionet dhe kurrikulat zyrtare te shkolles publike shqiptare.

  1. Dedej ne nje prononcim per EtnikAlb thote se “ligji shqiptar per arsimin shprehet qarte dhe ndalon perfshirjen dhe ndikimin e cdo lloj ideologjie, qofte ajo politike, religjoze, seksuale apo tjeter. Shkolla publike me ligj ka cdo mjet, mesues, kurrikula dhe program, per te formuar dhe edukuar nxenesit pa ndikuar apo imponuar preferenca te asnje lloji. Ajo eshte nje ambjent per te cilin shqiptaret paguajne qe te mbetet i paprekur nga ndikimet ideologjike, ajo duhet te mbetet nje ambient edukimi i pavarur me qellimin e vetem dhe te me te rendesishmin – edukimin dhe servirjen e informacionit baze dhe te paster.

Shqiptaret jane popull mjaft tolerant, duke patur parasysh bashkejetesen e hershme fetare, duke patur parasysh se jemi nder popujt e paket qe mbeshteten dhe strehuan hebrenjt gjate luftes se dyte boterore.

Ne kete kontekst edhe komuniteti LGBT ka kohe qe kryen aktivitetet e tij i lire dhe i respektuar per aq sa ofron per kete shoqeri. Ai ka vite qe bashkejeton i qete ne ritmin e tij te perditshmerise.

Por nese ky komunitet sebashku me Z. Rama, Zj. NIkolla dhe Z. Veliaj si nismetar dhe mbeshtetes te pranise se tyre ne oret e mesimit te shkollave publike shqiptare, synon te arrije norma te vendosura nga organizma nderkombetar me qellim vjeljen e fondeve nga keto organizma, ne i themi se duhet te gjeje nje tjeter menyre pasi ligji shqiptar e ndalon rreptesisht cdo kategori perfshirjeje te cdo lloj organizimi, ideologjie apo komuniteti ne territorin e shkollave publike.

Eshte shume indinjuese – vazhdon me tej Z. Dedej – qe qeveria dhe Ministria per te cilen ne paguajme me taksat tona, te behet pale me disa individe me axhende teresisht personale, per arsyen e vetme se orientojne drejt disa fondeve nga te cilat perfitojne drejtperdrejte vete ata. Ne nuk jemi kunder askujt, persa kohe nuk shkelen ligjet, persa kohe per gjera madhore dhe thelbesore te ketij niveli meret publikisht konsensusi i grupeve te interesit qe ne kete rast jane minorene dhe perfaqesohen nga prinderit te cilet jane shprehur qarte kunder ketij “projekti”.

  1. Rama duhet te beje kujdes me hapa te tille te rendesishem, sepse tashme per te disaten here ai del dhe kerkon falje per moskunsultim dhe mosinformim paraprak te opinionit publik, si ne rastin e mbetjeve kimike, si ne rastin e tarifes se autostrades se Kukesit, edhe ne kete rast ai ka harruar se shqiptaret nuk falin gabime te tilla.

E meqe jemi ne vigjilje te celjes se negociatave me BE, ne cdo shtet te BE ne nje rast te tille flagrant Ministria e Arsimit do jepte doreheqjen per shkelje te ligjit, parregullsi ne kryerjen e detyres dhe tejkalim te kompetencave. Per sa kohe kjo nuk ndodh ne asnje rast ne Shqiperi, jemi akoma shum shum larg BE, dhe per kete faji i mbetet qeverise jo popullit.” Mbyll reagimin e tij Z. Dedej

E ne te vertet pas ketij veprimi qe beri lajm ne mediat e shkruara dhe vizive, duket se Ministria e Arsimit eshte terhequr dhe keto nderhyrje tashme jane nderprere. Le te shpresojme ne kete rast reflektimi te jete i plote, dhe se Ministria nuk do te gjeje menyra alternative per tu bere pale me interesa te segmenteve te caktuara jashte strukturave publike, ne veprime qe ndalohen dhe ndeshkohen me ligj.

[paypal-donation]