KOLONIALIZËM AGJENTUROR

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Pozicioni gjeo-politik i Shqipërisë i vulosur padyshim në shekuj nga aktorë dhe shtete të fuqishme, ka qenë dhe mbetet “në kufinj të botëve”.

Që në gjenezën e saj Europa dhe Bota na kanë përdorur si burim dhe ushqim për trurin e saj duke na grabitur vlera, njerëz dhe gene të përkryera për lidership. Dhe ne kemi kolosë e lider të njohur botërisht, të cilët edhe pse u kultivuan nëpër botë u kthyen ti shërbejnë kësaj toke me përulje.

Por sot na kanë braktisur, truri-lideri-geni nuk kthehet më. Sepse sot injoranca është fuqizuar frikshëm dhe ulëret në karrige shtetërore me megafon për të na trembur.

Ka ndodhur një rrotacion rrënjësor, i rëndësishëm, dhe i rrezikshëm për kombin; tashmë nuk udhëhiqemi nga truri por nga zorrët.

Zorrët në krye të gjithckaje në këtë vend na kanë kthyer në instiktin e tyre bazë, luftë për mbijetesë, ushqim-gjumë-defekim. Pa tru.

Të gjithë politikanët shqiptarë në dekada i janë shitur dhe i kanë shërbyer agjenturave të huaja. Të gjitha interesat strategjike në vend i janë shitur “anonimëve” që financojnë partitë politike. Cdo fushatë financohet nga para ilegale që investojnë në parti e personazhe si Rama-Veliaj, Meta-Kryemadhi, Basha-Berisha. Këto investime sigurojnë para dhe pushtet të dyanshëm si për “investitorin” edhe për politikën. Dhe ne jemi një komb i marrë peng.

Nuk kemi sot as edhe një lider të vetëm në politikë, i cili ndodhet aty me kontributin e tij. Në 140 personazhe në parlament, askush nuk ka qenë asgjë para se ti jepnin atë karrige. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë kurrë asgjë individualisht, asnjëri prej tyre nuk ka fizionominë dhe energjinë e një lideri, asnjëri prej tyre nuk mund të meret si shembull frymëzimi që na përfaqson në vlerat më të mira si popull.

Paraja që financon politikën shqiptare nuk është kurrë transparente. Po kush i financon partitë politike shqiptare? Përdorimi i gjuhës helmuese, i urrejtjes, fyerjes, mashtrimit nga pushtetarët, është në fakt një mjet që teston psikologjinë dhe gadishmërinë e masave, për të ndërtuar më pas strategjitë politike të rradhës sipas ndjeshmërisë së shfaqur rast pas rasti.

Dezinformimi për qëllime testimi në popullatë apo për corjentimin e vëmendjes së publikut ndërkohë që “të mëdhenjt” bëjnë pazare, është po ashtu një tjetër mjet që përdoret për të testuar limitet e masave apo për të shmangur vëmendjen e publikut. Dhe duke patur parasysh pikat e dobta dhe të ndjeshme të koshiencës së masave në Shqipëri, agjenturat e huaja (dhe për pasojë politika e brëndshme e mbështetur prej tyre) kanë luajtur gjithmonë me “kartën e nacionalizmit” dhe cështjeve sensitive të lidhura me të. E në fakt populli ka rezultuar gjithnjë i interesuar të reagojë fort ndaj këtyre cështjeve, e për pasojë shpesh turmat janë përdorur për qëllime tërësisht anti-kombëtare.

Qeverisemi nga zorret pra, dhe një diarre e pështirë po e gërryen këtë vend. Kolonializmi modern që ka ndodhur në dekadat e fundit në Shqipëri, është kolonializëm agjenturor, që na shet zorrët për tru, dhe ne helmohemi cdo ditë duke parë, dëgjuar, adhururar, e jetuar me zorrët mbi krye. Edhe sa kohë do vazhdojmë të qeverisemi nga zorrët?

R.B.

[paypal-donation]