KISHAT GREKE NE SHQIPERI TE NGRITURA MBI KRIMIN

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Sigurisht që shqiptari e do jetën. E pikërisht për këtë arsye ne respektojmë besimet e njëri-tjetrit, sepse besojmë që qëllimi i çdo feje është respekti për jetën, paqja dhe dashuria mes njerëzve. Por pak më larg fesë bëhet politika, që krejt në të kundërt të sajë shkel me të dyja këmbët paqen, ushqen urrejtje e përcarje, sepse politika lufton me fanatizëm për militantët dhe mercenarët e saj.

Por a ka lidhje politika me fenë? Përsa kohë besimtarët besojnë në Zot jo, përsa kohë që besimtarët besojnë se Zoti është partia që shpërndan fonde dhe favore për ta, patjetër që po.

Dhe ndodhi një shkëmbim zjarri para pak kohësh në Bularat, një ekstremist antishqiptar zuri të qëllonte ndaj shtetit. Dhe të tilla sulme ndaj shtetit ndodhin kudo në botë, e akte të tilla quhen akte terroriste.

Në vitin 2018 në Bashkimin Europjan kanë humbur jetën nga sulmet terroriste 12 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë. Të gjitha këto vrasje janë bërë në emër të Zotit, sepse njeriu kur nuk njeh zot vret në emër të tij për ti zënë vëndin vetë Zotit, e për të shpërndarë fenë e frikës dhe terrorit. Ka patur vrasje në emër të Zotit në të gjitha kohërat, sepse ata që s’kanë Zot përpiqen ta marketojnë edhe fenë e të përfitojnë prej saj në të gjitha mënyrat, ekonomike a politike qofshin.

Po kërkojnë tashmë një lapidar për terroristët që vrasin shtetin dhe jetën. Kërkojnë ti ngremë një kult fetar ekstremistit antishqiptar narkotrafikant, sepse ai na e paska dashur Zotin dhe jetën, vetëm se jo jetën dhe Zotin e shqiptarëve apo të njerëzve të lirë, sepse me sa duket “ky shenjt” kishte ca preferenca dhe kushte për njerëzit që donte të gjalle e akoma më të madhe kishte dëshirën për njerëzit që donte ti shihte të vdekur.

Në 29 Maj 2018 një person qëllon dhe vret në emër të Zotit në Belgjikë dy policë bij nënash në detyrë, me pas rrugës për arrati vret edhe një qytetar. Ky person u vra më pas nga policia vëndase. A do ngrihet vallë një xhami në vendin ku u vra ky ekstremist në Belgjikë?

Na duhet qartazi një reagim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Eshtë rasti të dimë mendimin e këtij institucioni për shtetin, jetën, dhe terrorizmin. Sigurisht që feja me priftërinj e hoxhallarë fal në emër të Zotit mëkatet e cilitdo, sepse kjo është detyra të falë e të qetsojë shpirtrat.

Por tani Kisha ka rradhën të thotë a është hero kushdo që mer armën dhe qëllon mbi policinë? A është i shenjtë kushdo që thotë do vras në emër të fesë apo kombësisë? Dhe meqë kisha nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment për vrasjen e besimtarit të saj deri më sot, tashmë lojrat politike do ishin të kota. Le të flasim për Zotin o Kishë.

Tani kisha ka radhën të thotë a ka mbajtur ndonjëherë meshë për Ilia Karelin? A duhet të ngremë një kishë të madhe në burgun e Athinës ku janë vrarë e kanë humbur jetën sa e sa shqiptarë të besimit ortodoks (dhe jo vetëm)?

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiptarëve na detyrohet një shpjegim të gjithëve si shtet Shqiptar dhe si popull Shqiptar; ku mbështet kjo kishë, në tytën e armës së një terroristi besimtar grek apo në zemrat e paqta të shqiptarëve besimtarë? Ne duam të dijmë nëse kjo kishe mbështet dëshirën e “besimtarëve të caktuar” për të ngritur kisha me armë e luftë kundër shtetit tonë, kundër paqes tonë, kundër jetës tonë.

Fjala për ju Anastas Janullatos. Dhe meqë nesër keni ditën e lindjes që me shumë gjasa do ta festoni në vendlindjen tuaj në Pire të Greqisë, mendoni ndonjë fjalë të mirë shqip, sepse besimtarët dhe Shteti Shqiptar po presin Zotin Shqiptar në gojën tuaj.

R.B.

Tagged
[paypal-donation]